Përshëndetje!
Kam nevoje patjeter per ndonje emer mjeku, qe mund te me ndihmoje ne rastin tim pasi s'po gjej zgjidhje.
Une jam 35 jave shtatzane. Kam bere 2 here analizen e d-dimer_it muajin e fundit dhe me ka dale shume i larte (heren e pare, nga 0-500 normalja me doli 6500 dhe ne analize shkruhej qe duhet riperseritur pasi mund te jete gabim, heren e dyte nga 0-500 qe eshte normalja, me ka dale 2757).
Varice nuk kam (ne dukje te pakten), as covid nuk kam dhe as nuk kam kaluar. Dhe peshe nuk kam shtuar shume deei tani (rreth 12 kg) dhe jam aktive. Mjeku im me thote mos te shqetesohem, por mua nuk me duket normale kjo gje dhe s'po di ku te drejtohem. Jam shume e shqetesuar per vete dhe bebin.
Ju lutem, ndonjera nga ju ka pasur rast te ngjashem? Dhe ne c'mjek eshte drejtuar? Jam dhume e shqetedusr dhe spo di ku te drejtohem me.
Jetoj ne Tirane.
Faleminderit!
Ju flm serish per pergjigjet.
E takova mjekun, e kam fol edhe me mjeke ne Amerike. Te cilet me qetesuan pasi d dimeri leviz e rritet gjate shtatzanise, aq me teper qe mua ka ardhur duke u ulur ne 2 vlerat e fundit.
L.s(4 vite më parë)
Ina mos u shqeteso normal se ne shtatzani dikujt i trashet gjaku, kam pasur te njejtin problem mirpo une prej mujit te 5 kam pranuar gjilpara cleksan per dit nga 1 ne dyt edhe cdo 2 jave i kam perseritur analizat dhe ne fund fare mbasi linda i kam pasur d dimeret 10.000 edhe neper mjet cleksanet u ulen dmth mbas 2 jave qe linda, une jam nga maqedonia nuk te ndihmoj dot per drr vetem se nuk i ke shume larte sepse ne keto jave qe je tani drr nuk mund te te jap as aspirin as cleksan sepse mund te kesh gjakderdhje gjat lindje, te uroj gjithe te mirat
Pse merzitesh,me miree merre ne telefon mjekun ndjekes gjinekolog dhe tregoi sa ne stres je ,gjithashtu pyete dhe kerkoi te te shpjegoje me hollesi ,pasi gjinekolog tjeter veshtire te te marrin persiper kaq jave sa je,megjithate do te sygjeroja te shkoje njehere tek hygea,ka mjeke shume te mire dhe nuk te pergjigjen kaq ftohte,uroj ta kalosh sa me lehete kete periudhe shtatezanie qe te ka mbet
Te kisha bo kët analiz a thu çfar vlere mkish dal, une vajzen e kom lind me pesh 4.200 se besoj që ka naj problem. Ti fol me dr që ti ka qit mi bo kto analiza, që tpaska shqetsu pa nevoj.
Ina une e kam kalu covidin në gusht kam qen shtatzan në mujin e 7 , kur kom shku kontroll te mjekja e kom pyt a duhet me bo d-dimerin mka thon jo aka nevoj se në shtatzani gjaku vet mpikset tek shtatzanat. Veç mka pershlru aspirin me perdor 10 dit edhe kurgjo ma shum. Kshtu që une pot pyes kush ti ka qit analizat e d dimerit mi bo edhe pse?
Ju falenderoj per prgj, problemi eshte se kam folur dhe me nje mjek tjeter, po ketu eshte bere si biznes nuk di ku te drejtohesh jur ke problem. Mjeku tjeter tha mjeku qe te ndjek e di me mire. Tashme po pres te flas me nje mjeke ne Amerike. Deri muajin e kaluar ne kontrrollin e fundit bebi ka qene shume mire, edhe me peshe. Jam shume e tensionuar.
Ina pasi qe je shtatzane konsultohu me nje mjek tjeter keshtu dhe un nga mosdija e mjekut dhe d dimeri shume i larte bebi tim nuk i shkonte ushqimi dhe lindi shume i dobet ngase mu formua tromboz ne placent dhe bebi ndaloi se rrituri nuk dua te te friksoj po nga pervoja ime e hidhur te them shko ne mjek tjeter konsultohu mos e len ne asgje ne shtatzani eshte normale ti kesh pak me larte por gjithsesi mos e lere vetem me fjalet e nje mjeku
Ina meqë gjakun e ke kaq të trashë, konsultohu me ndonjë mjek tjetër e merr tpaktën aspirin.
Unë kam përdorë gjatë shtatzanisë, kurse tash përfori ineksione clexane për t hollim gjaku
njejt dhe un te keshilloj,sic ka cek mikja n k
ni shoqe e imja ne 2 shtatzanit ket prob e kishte por duhet men kujdesin e mjekve te jesh, aspirina esht per ket prob por ne shtatzani nuk edi a lejohet
A ke bere test per covid sepse virusi e trash gjakun ama edhe kish raste ndonje shtatzani qe po u trashke gjaku, te kisha sugjeru me shku me shpejt ne spital sepse eshte rrezik per femiun pa dashte me te frigu, po flas pasi qe kam pas rast ne familje muajin e kaluar keshtu si ti...