Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumshti
Pershendetje Nena
Kam vajzen 5 javeshe e kam ne gji ,jam ne marak mos nuk po i del gjiri pasi qe rrin shume gjate ne gji dhe pushon shume gjate thithjes nuk pi menjehere dhe e ze gjumi menjehere , peshe nuk ka shtu shume per nje muaj ka shtu 400 gram
Doktori ka thene te i dha gji me shpesh dhe kapak qumeshte shtese
Kam fillu ne mengjes dhe ne mbremje me i dhane qumsht shtese ,njehere qumshtin e gjirit pastaj shtesen
Jam ne marak nena mos nuk po i del qumshti im edhe pse vazhdimisht kam rrjedhje te gjinjeve
Cka keni vepru ne keto raste pasiqe jam bere nene per here te pare dhe po stresohem shume
R.M (6 vite më parë)
Eda..eda ... (6 vite më parë)
Asgje, un njejt...I jap dhe gji edhe shtese, muajin e 1 kisha me shum e tashi gji skam krejt pak...me rendesi eshte te ngopet bebi..
R.M (6 vite më parë)
Nora Hyseni patjeter qe kane me shtu gram edhe e jotja edhe e imja tu ju dhane shtese hahaha po ku me mujt veq me gji me i ushqy , po tutna spo i del mjaftushem kom fillu cdo dy ore po e shti ne gji masnej me pump tu e zbraz gjirin ata qumsht po ja dha me luge , edhe kur po kam rrjedhje te gjirit po e vendosi nje shishe ne te qe me rrjedh qumshti ne te qe kur te zgjohet bebi me ja dhane me luge, in shaa Allah e kalojna kete kohe me te mire se shume stres ndoshta pse eshte fmija i pare
Nora Hyseni (6 vite më parë)
Edhe e imja vetem 400 i ka shtuar vetem per ni muaj prandaj ja vazhdova shtesen se njejtin rast edhe qika jem e ka pin pushon shum flen si tja nis me pi e preku ka kamt e krejt e ngreh 2 her gjini e len tani apet mas 3 minutav e qishtuu tw kqyrum tash qe ja vazhdova shtesen e kqyrum a ka shtu gram se tjetren jav e ka vaksinen e 2t e te shohum se njehere e kontrolloj tani e qoj me marr vaksinen
**mah-babies* * (6 vite më parë)
R.M Urime lindjen e vajzes e paq me jet te gjate e shendet.Shumica e bebeve muajt e pare kerkojn te pijne shpesh e ngapak,po te interesohesh me shume reth ksaj e sheh se shume nena kan pas shqetesimin e njejt.Gjiri nuk vje nese ti nuk e ofron sa me shpesh ne gji,ti sigurohu te ushqehesh te shendetshem dhe pi uje mjaftueshem,se edhe sasia gjirit shtohet.Pa stres,stresi eshte shkaktari kryesor qe ndalet gjiri.Ti vazhdo ushqeje siq e ke ushqy,kur e ze gjumi,deshja qorapet,prekja kembet,mjekren,kujdes pozicionin qe e mban se kjo e ben bebin te lodhet shpejt etj dmth mundohu me e zgju,normale qe lodhet e pushone eshte bebe e sapo lindun.Eshte veq fillimi edhe te jep siklet se per pak kohe sikur ja meson shprehit.Pastaj tek bebet me gji,parashihet qe te shtoj pesh 400/700 gr ne muaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?