Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ndjenjat pas abortit te dyte
Pershendetje nena une e bera abortin e dyte mirepo ndihem aq keq sa nuk mund ta pershkruaj me fjal,
cdohere perpiqem qe mos ta kujtoj por po merzitem veq me shume.
Suela Halili (6 vite më parë)
Be Lina (6 vite më parë)
E qka me bë,jeta është kështu me sprova por vetëm duhet të kemi besim dhe shpresë se një ditë do të bëhet mirë edhe për neve,është shumë e vështirë të të prehet një gëzim që e pret me padurim,e kamë përjetuar 5 herë,por më së shumti jamë mërzitur kur herën e parë mbeta shtatzënë pas 6 viteve dhe linda vajzën dhe më vdiç pas një jave po për mu ka qenë shumë e rëndë,por prap ju kam kthy jetës dhe kam vazhduar me shpresë dhe besim në zot,prap abortet e tjera njërën bile binjakë muajin e 4 e të tjerat,po s'kem çka bëjmë jeta është e tillë,mirpo jo e njëjtë për të gjithë,me sprova të ndryshme
Rabije. M (6 vite më parë)
Une kam pasu 3 aborte. Ne te parin sjam merzit sepse kisha gezimin qe ngela shtatzane pas 8 vite e gjysme per here te pare. Nderkaq pas 1 viti ngela per here te dyte dhe shume kisha besim se do shkoje mire por abortova dhe shume shume jam merzit sa 1e shpesh e kujtoj merzitem. Ne te tretin isha jashte mitre dhe shyqyr shoetova por i dyti ka qene me i veshtiri . Zoti e befte hajër. Uroj ta kalosh e te gzohesh
Xhane Bislimi (6 vite më parë)
Oh sa keq .. shpresoj ta kalosh mir pa merzija por osht e kot mos me u merzit ... un 5 vjet skam pas fmi mbeta shtatzan me invitro per binjak i kisha por i abertova se nuk u zhvillun ma shum se 7 jav dhe shum keq e kam perjetu shum jam merzit edhe ala po merzitnaa
Suela Halili (6 vite më parë)
Riana h me prano ti mua sepse un spo mundem me hap sms pa me pranuar si shok
Elina Gashi (6 vite më parë)
Infeksion me ka dal ne strisho vaginale , tani te dyte kemi pi antibiotik .pas 3 muajve pata tentu per shtatzani
Vali Shaqo (6 vite më parë)
Elina nga cfare i ke pas abortet? Dhe sa ke pauzuar qe te ngelesh prap?
Elina Gashi (6 vite më parë)
Vetem.mbeshtetu tek zoti. Une i kam pas dy aborte pas tyre e linda vajzen tash prap jam shtatzan ne javen e 30.
(6 vite më parë)
Orkidea amin amin te gjithve Suela te kam cu ftese e nje mesazh
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Suela e kom pas edhe un edhe disa nena tjera ketu ne portal te nejjten rast blighted ..zakonisht nuk perseritet ishalla mbet sa ma shpejt e gezohesh ..amin
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Ju qe jeni shtatzane zoti ju rujt tonave
(6 vite më parë)
Vali vallah jo inkam bo krejt analizat qe ka then mjekja edhe ket per mpiksje gjaku me kan dal mire nejse dmth tani jam mire se ne analize me doli qe e kam pasur po njk e kam me . 6 jave ish nderprere shtatzania Tani jam shtatzane e strisho vag me ka dal me bakterie po mjekja tha nuk esht rrezik
Suela Halili (6 vite më parë)
faleminderit nga te gjitha une isha 9 javesh mirepo ishte zhvillu vetem dhoma e bebes dhe beba jo .ishalla Allahu na lehteson kush eshte provu.
Boa Shq (6 vite më parë)
Edhe un i kam pas dy aborte..vetem aj qe e ka kalu e kupton sa e veshtir asht por zoti asht i madh..edhe un jam shtatzan prap e ishalla nuk sprovohemj me
Vali Shaqo (6 vite më parë)
Riana nga cfare i kishe abortet? Sa javshe ishe, e gjete shkakun?
Orkidea Shahini (6 vite më parë)
Suela nuk je e vetme, un kam pas 3 aborte dhe 1 lindje me sukses.. jeta sprovon te gjithe..sa javshe i ke pas abortet ?
(6 vite më parë)
Une abortin e pare e kam perjetu teper rende kalonin diten mendoja do isha kaq jave do isha aq. Por abortin e dyte nuk e kam perhetu shume se me ndodhi njejt sikur e para Tani jam prap shtatzane po i mbeshtetem atij qe na krijoj Allahut . Ti mos u merzit, sa javeshe ishe ? Pas veshtiresise vjen lehtesimi , perderisa Zoti kshu e ka vendos ka qene Hajr per ju .
Ari H (6 vite më parë)
Zoti hajer suela esht shum e veshtir edhe un shum e kam pas te veshtir sidomos kur dola nga spitali erdh burri me mori thash sa vshtir pekom kur kom mendu se dal me beb e dola duarthat Mos u merzit me u stresu se pa than zoti asgje sbohet Inshalla na gezon zoti sa ma shpejt e nuk na sprovon ma .
Vali Shaqo (6 vite më parë)
Suela a e ke gjetur arsyen pse ka ndodh? Mos u merzit se kshu jemi te gjitha, eshte fillimi dhe normale qe ndihesh ashtu, mundohu qe te flasesh me.njerez. vetem me burrin jeton?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?