Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Barra molare
Pershendetje nena. Kisha nje pyetje sa prej jush kane pasur nje barre molare dhe sa i kan pas vlerat e b hcg?? Sepse une pas ivf e kam perseritur 3 here b hcg cdo 2 dite . Heren e pare e kisha 40. Heren e dyte 100 dhe heren e trete 300. Dhe mjeku fillimisht tha qe nga analiza dukej ne rregull. Dhe sipas asaj qe lexova ne internet duhet qe vlera e b hcg te 2-3 fishoj cdo 48 ore. Me pas u detyrova te abortoja javen e 8 sepse skishte rrahje fetusi. Nga analizat doli pergjigja qe shkaku ishte molare jo e plote. Por lexoj ne internet simptomat e shtatzanise molare dhe skam pasur asnje nga keto simptoma. Plus lexoj qe ato qe kan pas barre molare kan pas vlera te b hcg shume te larta. Si ka mundesi qe skam pas asnje nga keto dhe me dalin keto perfundime. Jam shume e merzitur dhe ju kerkoj ndjese se u zgjata shume.
Jori Lori (5 vite më parë)
A M (5 vite më parë)
Po edhe un ne spital e kam kry abortin po pasi isha heret shpresojshin mos me me mundu me pastrim , nese pas biopsis ka dal shtatzani molare ate e ki me te sigurt
Jori Lori (5 vite më parë)
A M kam bere abort klinik sepse ne momentin qe me 3 eko nuk jan degjuar rrahjet e zemres doktorri ka kerkuar qe aborti te behet ne klinike ne menyre qe te merret materiali e te behet bipsia nga mbrapa per te kuptuar shkakun dhe mos ta beja abortin me tableta.
A M (5 vite më parë)
Si e kan konstatu ata qe ka qene shtatzani molare ? A ke abortu vet apo te kan pastru? Sepse un me shume veshtiresi e kom pas abortin 15 tableta cytotek i kom marr 10 nga goja dhe 5 ne qafe te mitres mi kan fut edhe prap eshte desht me u pastru se nuk dilte materiali qe ishte brenda
Jori Lori (5 vite më parë)
Dhe mua te njeten gje me ka rekomanduar qe mos te tentoj shtatzani per 1 vit. Po se di pse sjam e bindur per asgje se asnje sinptome skam pas dhe vlerat e b hcg i kam pas ne rregull. Dhe embrioni qe kam transferu ka qene i kategoris A dhe endometri me parametra perfekt. Si ka mundesi me qene keshtu. Pas gjithe luftes qe kam bere per te ngel shtatzene tani as duhet ta mendoj fare. Si mund te pres aq gjate kur shanset e mia pothuajse jan zero?
A M (5 vite më parë)
E dashur un shtatzanine e pare e kom pas shtatzani molare normal qe eshte desht me e nderpre sepse eshte e demshme per nenen edhe fetusi nuk zhvillohet , un kam pas edhe fetus brenda edhe mish ne forme te rrushit . Simptoma nuk kam pas as un as te vjellura as asgje as dhimbje po nuk dmth qe prej kesaj e konstaton qe ke kete lloj shtatzanie. Tek un e kan verejt ne ultraze , beta hcg me dilte mire dmth rritej e un mendoja qe shtatzania shkonte mbare por jo . 3-4 muaj me eshte desht me e percjell beta hcg derisa eshte zbrit ne negative dhe nuk kam tentu per shtatzani pos pas 1 viti se keshtu me kan keshillu secili mjek qe kam kontaktu. Tash jam shtatzene prap mos u shqeteso dhe mos lexo shume se un kshtu si ti ate fillim tan kohen kam lexu per kete lloj shtatzanie mandej me jo . Harrova me cek perveq qe e kan verejt ne ultraze qe eshte shtatzani molare e kan marr mbetjen masi qe mkan pastru gjate abortit dhe ps analizave qe ia kan be edhe aty mka dal mola hydatidosa jo e plote

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?