Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Plasja e ujerave para kohe
Nena dje siqe shenova qe mjekja me tha nuk kam mjaftushem uje , un deri tani kom mendu qe jan normale rrjedhjet vaginale ne shtatzani po shumicen e kohes po kam rrjedhje goxha si uje posht Athu mundet me qene rrjedhja e ujit ?
A & T (5 vite më parë)
A & T (5 vite më parë)
Prsh Orkidea ka gati 1 muj e gjys nuk pe di sakt . Un tani jam lajmruar tek mjeku per kete gje , kam qene ne kontroll diku me larg sepse atje esht nje klinik shum e mir ( dmth ktu ne gjermani ) dhe e shohin krejt nese beba ka diqka prb naj semundje ose diqka tjeter , kete e kam ber me deshiren time dhe beba esht shum mir por vetem e verejten qe nuk kam uj mjaftushem . A un ka qe njo kohe qe kam rrjedhje vaginale por kam menduar qe jan normale dje e bera nje test dhe rezultoj qe esht vetem urin jo uji bebes . Me vjen keq per ty e insha-Allah sa ma shpejt me nje bebe tjeter e nje shtatzani tmbare paq
Orkidea Shahini (5 vite më parë)
Pershendetje A&T qe sa kohe ka fillu kjo si rrjedhje uji ? Dhe a te thane ndonje pergjigne pse ka ndodh. Ti je tash gati 8 muajshe nuk te ben problem po besoj gjithqka shkon mire , vetem me interesom pse ndodh kjo plasje e ujrave pasi un kam humbur beben 14 javsh nga plasja e ujrave parakohe
A & T (5 vite më parë)
Premten e kam kontrollen njeher per njeher pesha mir esht te shohim ne ditet ne vazhdim .
Lora ° (5 vite më parë)
Kur e ke kontrollen e rradhes? Duhet te percillet edhe pesha e bebit nese shton mire, perndryshe shko ne spital , thuaju kam dhimbje nuk po ndihem mire besoj se aty te behet kontrolle me gjate ose te ndalin 1-2 dite edhe i heq dilemat. Te shkofte mbare e mire.
A & T (5 vite më parë)
Umaraa insha-allah edhe un e qoj deri fund ket shtatzan se te paren kom hek . Vali shaqo as un e dashur nuk te thash kurgjo te keqe . Noar baby po mu me ka dal edhe ne ultrazan qe nuk kam uje mjaftushem , po insha-allah deri fund mshkon mir
Noar Babyyy (5 vite më parë)
A&T njejt isha dhe un ne shtatsanin e pare, qdo dite kisha rrjedhje te ujit, sa qe qdo gjys ore mi deshka mu ndru, kur i thojsha mjekes thojke uj ki sa dush asht prej urines, ka vazhdu prej javes 35 deri 40+2 qe kom lind qdo dit qeshtu jam kan, edhe kisha pas teepr shum uj un, inshallah do zoti deri ne fund e qon me bebe te shnedosh
Vali Shaqo (5 vite më parë)
A&T nuk e kisha me te keq se te gjitha duam mendimin e nenave thjesht doja te dija ca te tha mjeku qe te ndjek. Ishalla behet me e mira se dhe me javet sje dhe aq keq
(5 vite më parë)
A&T rasti njëjt mka ndodh edhe un jam kan javën e 30 shtatzanin e par qeshtu nga meraku shkova në kontrroll e më qoj mjekja në spital në spital ma banën qat testin a ësht urin a uji po rezultova krejt nrregull veq kishte qen urina, e kam qu dej nfund shtatzani javën e 40 kam lind, po du me than që njëjt edhe un qeshtu si ti rrjedhje kam pas..uroj të mos jetë serioze as te ti.
A & T (5 vite më parë)
Habibe kom hy javen e 31 sot . Vali shaqo siqe e paska cek edhe Trina mir esht me i mar edhe pervojat e nenave qe jan provu . Mije e bona qat testin ne shpi ma dha mjekja jem shyqyr nuk me dul qajo qe ngjyra ma e rond po duna me percjell gjendjen ta shohim se qa po bahet , gjithesisi flm juve per pergjigjet
Trina Trina (5 vite më parë)
Vali nganjehere edhe pse mjeku na spjegon disa gjera prap se prap kerkojm mendime edhe nga te tjeret se secila nga ne behet merak edhe duam qe t'i dime edhe eksperiencat e nenave te tjera.
Vali Shaqo (5 vite më parë)
Une nuk kuptoj dicka , nese i ke thene mjekut qe ke pasur si rrjedhe uji dhe ne eko nuk kishte uj mjaftushem a nuk mund ta mendonte mjeku kte gje?
Mijaa . (5 vite më parë)
Te kisha than shko spital ta bajn testin e kshyrin a o uji bebes a urin qe nuk e vrenl se un ne shtatzanin e fundit pata ket problem 2 her kam shku spital urgjenc tu mendu qe uji bebes a diqns ma kan ba testin ekan pa qe soo uji bebes un jetoj ne gjermnni ktu po ta bojshin ni qasi testi per 20 min menojer pot kallxojshin qe su kan uji bebes edhe pot qojshin shpi
Habibe Krasnik (5 vite më parë)
Thuhet para kohe se mu sme ka ardh koha me lind normal.. lindjen ma banen me provokim beba ka qen ner pesh.. 1 jav ma kan mbajt ne okupator... e normal kur e ke beben ne pesh te mir edhe te vin dhimtat prej natyre edhe pse lind ne javen 37 sko prb.. po te un ishte e kunderta po edhe si kam pas edhe ato jav bile.. se kjo pun esht para 8 vitev
Vali Shaqo (5 vite më parë)
Habibe java 37 ose 38 nuk quhet para kohe se mire ke qene.A & t cfare te sygjeroi mjeku?
Habibe Krasnik (5 vite më parë)
Po e dashur lindjen e kam pas normal por me provokim, me kan dhan hapa qdo ore me pi qe mu qel.. edhe mua ashtu me ndodhke kur kisha koll kisha uj me shum qe dilte.. ne cilen jave je ti... shpresoj me te miren per ty..bej pushim me shum mos qendro ne kembe sa tmujsh ri shtrir..
Habibe Krasnik (5 vite më parë)
Un shkova per kontrollen e radhes qe kisha, ndersa mjekja e kuptoj qe beba ishte pa uj, dhe me tha qe sot do te lindim beben.. lindjen me kan ber me provokim.. te uroj shendet ty dhe bebit;*
A & T (5 vite më parë)
Po ashtu edhe un i pata tregu thojke normale jan so uji , po tani ka fillu ma shum , biles nje dit kom teshtit dhe me ka dal goxha uje prej vagines kom menu qe esht urin po tani pe kuptoj qe krejt tjeter sen koka . Insha-Allah e mrri deri ne javen e 37 ose 38 , a ke lind normal ti Habibe ?
Habibe Krasnik (5 vite më parë)
Po A&T ka mundesi me qen uji i bebes.. mua me ka ndodh, ne muaijn e 7 kisha nga pak i pata trg mjekes ajo me thoshte qe jo, esht urin po ti se kupton.. kur hyra ne muajin e 8 kisha uj me shum qe dilte.. tani e kuptoj vet mjekja edhe mu dasht me lind para kohe.. afer javes 37 38 se di sakt
A & T (5 vite më parë)
Kam qene ne kontroll diku me larg atje jan aparatet met mir dhe esht desht me shiku beben a esht zhvillu mir , atje e vrejten qe nuk kam uje mjaftushem . Po ka kohe qe kam rrjedhje si uje , infeksion skam pasur as nuk kam .
Vali Shaqo (5 vite më parë)
Po cfare te tha mjeku te besh? Ke kohe qe e ndien qe te rrjedh uje? A ke pasur ndonje infeksion apo cfar?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?