Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pas nje viti tentim shtatezanie,ju lutem
Pershendetje nena,pyetja ime eshte per motren e cila ka tentuar 1 vit per shtatezani ne menyre natyrale sipas rekomandimit te mjekut ,ekoja i doli shume mire,analizat urine gjak srtisho shume mire.Vetem se gjate ketij viti ka dale me mungese jo shume te theksuar jodi
e cila i eshte normalizuar permes kures te cilen akoma po e vazhdon gjithashtu ka rezultuar dhe me mungese vitamine D.Ka nje muaj qe po merr kure ilac me pika.Ajo qe doja te dija per jush nena eshte:a ndikon mungesa e vitamines D per tentim shtatezanie ?Pas nje viti tentim çfare analizash te tjera shtese keni bere,çfare veprime te tjera keni ndjekur per te arritur nje shtatezani?Ju falenderoj shume per kohen.
Miamar Mia (5 vite më parë)
Miamar Mia (5 vite më parë)
Faleminderit jeta ,me kollaj lindja dhe me nje bebush te shendetshem ishalla mqs je prag lindjes .Sea sea te lumte goja ,te uroj shendet ty dhe bebushit tend
Sea Sea (5 vite më parë)
Miamar shpresoj me gjith zemer ta gezoj Zoti motren sa me shpejt me nje femij te hajrit nenat te paskan keshillu veq me randsi shum edhe spermogrami burrit se ka mundsi ai ka ndonje telashe shoresojm kaluse
Jeta Hoti (5 vite më parë)
Po miamar për rreth dy javë në është normalizu, unë skam përdorë hapa, kam përdorë si ampulla kanë qenë (sikur të inekcioneve), u thejke shishja edhe u dashke me e pi; i kam pasë 3 copë çdo javë me i pi, ka qenë 300.000 njësi; ama masi qe i kom pi dy mështë normalizu
Miamar Mia (5 vite më parë)
Faleminderit nena lela mia amin ishalla te lumte goja,dorina tina faleminderit ishalla degjojme dhe nga ti lajme te mira sa me shpejt,ana vlore me mjekun e ka viziten kete jave qe vjen por pyeta ketu sepse kam pare qe shume nena jane ne dijeni te ketyre pyetjeve edhe per nga eksperienca faleminderit per pergjigjen,jeta a te eshte normalizuar shpejt vlera e vitamines d?Te falenderoj
Jeta Hoti (5 vite më parë)
Miamar ndikon mungesa e vitaminës D. Une para se me mbetë kam pasë mungesë dr mka thon me e normalizu njëherë mandej me tentu, se mka thon qe ka rol të rëndësishëm
(5 vite më parë)
Pershndetje une nuk kam pasur probleme per te mbetur shtatzane por di gje jane disa anakiza specifike qe pervec se i kan theksuar disa nena mund te kerkosh me detaje dhe ne internet dhe te konsultohesh me gjinekologen , di qe dhe stresi ndikon shume ne mosmbetjen shtatzene
Dorina Tina (5 vite më parë)
PerShendetje miamar , un kam pas munges te vitamines D por me ne fund mu stabilizua besoj qe edhe kjo ndikon pak tentimin per shtatzani , por si te ka then edhe lela mia duhet emte behen te gjitha kontrollat ( spermogrami , analizat hormonale , kontrollimi i tubave/kanaleve, percjellja e ovulimit ne keto raste mundet me perdor edhe stimulues /tableta me i ndihmu per me mbet shtatzan ) ishalla sa me shpejt gezohet me shtatzani motra
Lela Mia (5 vite më parë)
Duhet te beje tera analizat hormonale, nese i ka ne rregull. Te vazhdoj kuren e tiroideve, dhe te vitamines d. Te bej burri spermogramen. Nese tera i dalin ne rregull te bej hsg e tubave mos i ka te bllokuar. Por mbi te gjitha mos te stresohet. Ishalla sa me shpejt te bjeri.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?