Pershendetje rabije kesh tu i lexu komentet e tua per ivf percjellee ne turqi nje doktor shum shum i sukseshmen munesh me kontaktu ne viber me to osht dr.payasal .
Be lina, po e merrshin ne qkuk nje embriologe prej turqise per fillim, e aty i pata shpresat qe ju ndihmon me kriju pervoje, se ashtu sic po thu ti eshte. Pandemia po e vonon e po duhet me provu ne privat se koha po shkon. Edhe une e kam dilemen e njejte si rabija qe edhe keto spitalet private spo ju japin shume rendesi cilesise se laboratoreve. Garant kerkush si mbikeqyr, qata si jepin zor. Shnosh. Inshallah qysh eshte hajr bohet per krejt.
Po edhe unë kam ndëgju që kanë me fillu edhe spital të shtetit mirpo shkaku edhe i pandemise nuk kanë mundur me fillu,por unë per veti s'po ju besoj se këta nuk kanë përvojë në kësi procedura plus që nuk kanë kumedit çfarë aparaturë,edhe as që ja fillojnë bile njëherë me këtë gjendje që është rëndu,po ishalla ma vonë fillojnë bile kush ka nevojë e Bon aty,po edhe sa i përket terapisë vet duhet me ble edhe ata kanë me kry veq procedurën po bile pak më lirë bëhet e jo si në këto klinikat që janë bë secila ma e shtrejtë se tjetra,çka me bë fati nganjëherë të hedh here në atë anë e herë këtë anë,unë për veti jam shumë e dëshpëruar rreth mjeksisë gjithkund edhe Kosovë edhe Maqedoni sa që veq me i përmend më kap një panik,po inshalla një ditë kjo do të na mbetë vetëm në kujtime,e gëzohemi e i harrojmë,se askush nuk të kupton më mirë përveç atijë që ka ra prej dardhës,që thojnë një fjalë
Zana ne Sistine shume shtrenjte 800€ plus diqka me pat than duhesh me pagu prap sdi per qka nuk e pata kuptu por ja ndrrpreva se nuk e pata mundesine per ngritje dhe e lash. Ndersa per qkuk edhe une kam ndegju qysh nga viti 2020 ne janar ose shkurt e paten lajmeru por qe 1 vjet e sa edhe ende nuk ka asgje. E sa per shtrenjte marum besa. Mezi po i bon do pare e be fund deshtim. Nese eshte prej Zotit skem cka thojm mirepo nese eshte nga jo profesionalizmi e veq po intereson me naj "mjel" qato te holla kurr hajrin mos ja patshin. Se veq Zoti e fi cka po heqim deri po i mbledhim per te provu e nfund deshtim
Une e kam njet mu interesu edhe ne qkuk, e kane bo laboratorin per ivf, po hala se kane shti ne funksion. Nese nis puna gjate ketij viti me kqyr qysh jon procedurat se nprivat boll shtrejt.
@rabije, ku e pate bo ti ivf edhe sa kushtojke ngrirja? Ketu ku po e bej une ish 250 euro viti, vec po te obligojshin mi pagu 2 vjet perniher. Dmth 500 euro.
Po lila d skom ngri embrione se nuk isha e pergatitur financiarisht. Po belina per bahçeci ne turqi kam pyet.
M az per ku po tregon kete cmim te lutem?
@m az, dmth qaq po te bohet ne spital amerikan? Une qitash jom tu e bo ivfte jeta e re. Deri qitash mkane shku 900 euro analiza, barna dhe ineksione, edhe 3000 besoj kane me mshku deri nfund, ne mos ma shume. Laparaskopi skom me bo.
@Zana P Faleminderit e dashur per qmim qe ma kan dhan u kan 2560 dikun ivf edhe u dashke me bo laparaskopin 1000 e diqka plus qka po u bojke terapia me injeksione e analiza kto krejt vet pos viziten fal kshtu qe teper dilke dikun pa 6000 ski qka lyp kam menu qe bohet dikun 3000 e mdul dyfish
Po vAllah Be Lina gjithkah shtrejt, krejt po ta bojne rrafsh ne fund paret huq, rezultati negativ, po s'po ki cka me bo. Une per veti s'kam zgjidhje tjeter, me duhet me be ivf. A ju ka rregullu burrit morfologjia? Edhe burri im se ka morfologjine mire, por prape pe provoj me ivf se nuk i rregullohet e po shpresoj qe ne ivf i zgjedhin ata spermatozoide qe jane me morfologji te mire.
Zana29(5 vite më parë)
Pershendetje rabije, une kom pas procedure te ivf ne bahceci te dr.Trina nushi edhe sjom nda e knaqne me to hiq masi me deshtoj edhe nuk pata embrione te ngrira kom pauzu ni kohe. Gjat ksaj kohe kom hulumtu shum , kom kontaktu me ni klinik ne greqi selanik shum te mire jon tregu po shkaku vizave e ktyne procedurave e lash , kom shku ne konsulta ne acibadem ne turqi po shkaku i cmimit dikund 8000 euro u bojke e lash. Ne sistine tmerr kom kalu ne konsulte e per kto klinikat ne kosove sem kan pelqy stafi medicinal psh embriologu qe osht teper me rendsi per ivf . Tash po menfoj prap ne bahceci pasi kish ardh mjeku i ri murat bilgi , teper mire mu ka dokt e hajr ishalla. Cmimi ne bahceci hera e pare 3500 euro po mu per here te dyte mkan bo zbritje 3075.
LilaD(5 vite më parë)
Rabije sa e di une ke bo tash vone ivf a si ke ngri embrionet a, se valla me te ngrine mandej hera dyte shume leht e ma lire, mos u lodh knej anej se kjo pune do durim
Zana valla edhe aty në Aloka nuk po e mirshin punën me seriozitet,vetëm me të qëllume,nuk janë pak 3000 euro për këtë kohë se sa mija euro i kemi harxhu dhe kot,unë për vete një herë kom bo aty IVF dhe niher shum mirë,shumë mirë në fund rezultati negativ,kur i thash niher mirë e tash çka u bo tha burri morfologjinë jo të mirë,ai u deshtë me kohë mos me bo hiq transferin se e ka pa analizën e burrit,po ka thon hajt u bo çka u bo,nuk po t'a llogarisin ty xhepin hiq,e stresin që kalon gjatë kësaj periudhë,po thuj kur po je në nevojë po duhesh me shku ku po ndigjon dikun ndonjë mjek,e Rabija mirë e ka bo këtë postim së paku ndoshta dikush mundet me na ndihmu