Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shenje autizmi
Kam nje djale 14 muajsh. E kam femijen e pare ndaj doja te pyesja per keto sjellje:
- Ben gjithe diten levizjen para mbrapa kur qendron ulur, i pelqen edhe te perplaset kur eshte mbeshtetur diku. Ky veprim behet cdo minute te dites qe nuk e ka vemendjen diku tjeter
- Nuk arrin dot as te rrotullohet nga me kurriz te kthehet me bark ose nga qendrimi barkaz te kthehet ne kurriz
- Nuk zvarritet ose te beje levizjet si krimb, nese e le shtrire e rigjej po ne ate pozicion, maximumi mund te jete kthyer disi anash.
- Nuk rri dot as me duar dhe me kembe ne toke sic rrine kafshet
- Nuk thote asnje fjale, asnje belbezim
- Ka ca pasthirrma te frikshme, si tinguj vetem me korda, pa e hapur gojen.
- Nuk reagon kur e therret ne emer
- Nuk i terheq vemendjen asnje zhurme pervecse ndonje gjeje qe e tremb me raste dhe kur eshte shume e forte
- Nuk fle dot kur nderrojme vend, do vetem te karroca ose krevati vet.
- Nuk do te haje, qan kur e ushqejme, njeri e mban me force tjetri e ushqen, ose e ushqejme shtrire se ashtu nuk leviz dot fare
- Nuk qendron ne kembe as duke u mbajtur neper vende te tjera
- Kur vritet nuk qan pervecse kur trembet ndonjehere
- Qesh kur e hedh hopa hopa ne ajer. Edhe kur e mbaj ne preher por ne kembe ai fillon ulet edhe ngrihet se i duket sikur hidhet.
- Ka qejf kur e ul te preri edhe e mbaj nga duart edhe ai perkul kurrizin edhe koken mbrapsht. Sa here e ul ne preher perballe vetes edhe e mbaj nga duart ai fillon vet te perkulet.

Kam frike se keto jane shenja autizmi e po vdes nga ankthi moj nena. A keni pasur raste te ngjashme. Me thoni te verteten pa dashur te me ngushelloni ose te mos me lendoni se kjo zemra ime sdo ta pranoje

Lorela Hoxha (5 vite më parë)
LilaD (5 vite më parë)
Nuk mendoj qe eshte autizem sepse femijet me autizem nuk verehen deri ne moshen 2 vjec, ata rriten normal si femijet tjere por kur vjen koha te komunikimi dmth pas moshes 2 vjec kane ngecje, perndryshe cdo levizje e kane njejte me cfo femije tjeter, keshtu qe te keshilloj te shkosh te ndonje logoped dhe psikolog per konsultim, uroj te jete kaluese dhe e harrueshme
Erenisa Erenisa (5 vite më parë)
Lorela keshilla ime si nen eshte shko te nje psikolog dhe logoped edhe pse e di qe eshte shum e dhimbshme tw pranohet pp me mir te kalosh nje fortun e ben diqka me koh do zoti nuk eshtw ajo qe mendon sa i perket autizmit un jetoj ne suedi shtet i cili eshte i njohur per ndihmen qe jep per fwmijet me autizem dhe gjithashtu un punoj ne qerdhe ku ka femij me autizem e verteta eshte qe nuk duhet bazur ne femijet e tjer sepse autizmi eshte aq i ndryshem nga individi ne kndivid sa nuk mund tw thush eshte si ky sa i perket analiza autizmi eshte semundje e lindur nuk eshte semundje qe kekron analiza ppr kerkon pun dhe prova si degjimi shikimi koncentrimi, sa eshte social kpntakti me sy ,prandaj me e mira qemund te besh eshte te kontaktosh nje psikolog dhe logoped menjeher eshte nje ne shkup qe kam par shum intervista te tij Migjen Amzai bese nuk gaboj mund ta kwrkon nw google dhw te kobtaktosh mw te uroj qe askush mos te perballet me dhimbjen w femis po fakt qe sicili nje koh perballet me nje veshtiresi ne jet uroj mw te miren per ty dhe engjullin tend
Albania Albania (5 vite më parë)
Lorela pershendetje un per vete individualisht kam vajzen e xhaxhit qe vuan nga autizmi nuk kishte anje nga keto shenja kur lindi filloi te ecte normal te fliste cdo gje sic duhet (mafje kemi dhe video duke kenduar kengen te ka lali shpirt te ka lali xhan por pasi kaloi dy vite e gjysem filloi te shfaqte shenjat e para dhe sot ajo nuk flet ecen eshte e rritur gjith ajo vajz se ka 13 vjet por ka kriza nganjeher dhe nuk flet asnje fjal vec kur qan mam thot nga gjendja fizike kshtu ta shohesh asnje shenje anormalie nuk ka por ka ato problemer e veta qe kur e kapin ato nervozat e saj ajo acarohet teper e ben mjekrren e saj gjak duke e ferkuar nuk pergjigjet kur e thrret vec kur i teket asaj nganjeher kur e therret ose ja permend emrin kthen koken po nganjeher sikur nuk degjon sillet nuk e di zot na ndihmo e mos na provo me teper se cpo hjekin ata si familje me te por kam nje rast ktu ne komshillek qe ka djalin 3vjec e gjysem ai ka kto shenja qe ke shkruar ti nuk ecen nuk flet nuk sillet nga njeri krah ne tjetrin nuk kapet neper divane por shtu kembet i ka te forta kur e cendos ne kemb qendron eshte i forte prinderit e tij kan shpenzuar shum pas tij deri sot nga frika mos eshte autik si ne New York si ne Gjermani Austri Turqi edhe Ne Beograd ne Podgoric cdo ku e kan qu at femij i kan ba fizioterapi e analiza e cdo lloj investigimi magnetin e gjithcka po ai femii ne cdo analiz rezulton i shendosh pamvarsisht gjendjes se tij mjekt rezultojn qe ai nuk ka asnje lloj sindrome apo parregullsie ne trupin e ti dhe nuk mer asnje lloj terapie e kam vendosur ne skaner per trurin truri i tij ka tkurrje mer sinjale pra cdo gje eshte normale si dhe niveli i forcimit te sistemit te nervit te kockave cdo gje sic duhet por ai nuk ecen as nuk flet kshtu duket shum femij i zgjuar zot cpo hecin me te e ka pas te hoxha e i ka msu dhe sipas tij dikush i paska dhen nenes se atij femije te pij ujin e te vdekurit te pij e ke parasysh qe pasi vdes njeriu lahet xhenazja ate uj prandaj e ka ket problem femija i saj dhe leshon ato zerat e frikshem ..zot mos me shti ne gjynah e mfal se po te them cme kan then ... po nese don te me degjosh mua shko te mjeku sa ma par e mos humb koh nqs nuk ke qen deri tani pasi nuk i dihet ndoshta je ne kohen e duhur kurr nuk asht von me i ra mrapa fmis tan
Lora ° (5 vite më parë)
Mt qe don me shkruaj tek mesazhet une jetoj ne gjermani ndoshta mund te te informoj.
M T (5 vite më parë)
me fal lorela qe komentoj ne pyetjen tende. Miamar Mia,jo djali ishte si gjith femijet,mandej filloj ndryshim por qe mjeket sun e percaktun,djali prej 3 vjec filloj te haj me veshtirsi dhe ende esht e till situata,djali nuk pertyp e kam shum te veshtir ta ushej vetem ushime me lug dhe ate gojen e hap bashk me gjuh,dhe esht proces i veshtir per te dyt,han me gjuh me lepirje sdi si ta shpegoj,ma i vogel tpakten ja shtija lugen dhe e percjellte posht ushqimin e tash e ca vite esht ma rend,kam kerku zgjidhje por asgje skam gjet, me shpres ne turqi dhe aty sgjeta zgjedhje jemi ne proces te njejt,plus dhe nuk flet nuk di ku te kerkoj ndihm per ket problem,deri tash ne shum vende e kam dergu rezultat spat, tash analizat i ka ne regull a keto probleme vazhdon ti ket,mjeket me thon autizmi del ne eeg dhe mri a djali ato i ka mir, nga se esht ky problem asnje sun e zgjedh,tpakten them ta ndihmoj disi te han ushqim vet te pertyp por as kete sun gje zgjidhje,jam as ne tok as ne qiell se u ben vite me por zdi,kam 1 shoqe ne gjermani do i them te pyes se vertet zdi ku tja mbaj,djali ne tetor ben 7 vjec a ende as si beb sun arrin te ushqehet,mua mjekt mpaten then qe dot perfundoj ne tub ne fyt,por un kam insistu aq shum me leje te zotit se kam pru ne at gjendje,por zdi a ka zgjidhje dojher per ket rast,se ok esht me autizem ka mjekime ka raste te ndryshme,por kte qe e them per djalin esht shum proces i rend se ta shohesh femin aq te ritur e te mos din te haj asgje esht katastrofale
Miamar Mia (5 vite më parë)
MT po flisja per nje familje shqiptare e cila mori rruget e gjermanise dhe kerkoi azil ,mirepo gjermania ka politika sociale por edhe pse ia refuzuan lejeqendrimin shteti perseri i mbajti disa vjet per kurimin e djalit te tyre,i caktoi djalit nje mesues privat ,gjithashtu merrte mesim ne qendrat e specializuara per kujdesin dhe formimin e femijeve ne te tilla situata.Djali perpara se te ikte ne gjermani ishte shume nervoz ,nuk fliste por nxirrte vetem tinguj ,kur erdhi prej andej ishte i stabilizuar,i qete nga nervat dhe kishte mesuar te kerkonte gjerat qe donte :une i thoja çdo marresh,ku i ke leket?ai fuste doren tek xhepi nxirrte leket dhe thoshte cfare do merrte.Djali kishte mbaruar filloren kur u largua.Nese ke dike ne gjermani le te filloje te kerkoje per te tilla institucione.Ti e ke kuptuar 5 vjeç regresin?Dhe deri 5 vjeç ai nuk kishte asnje shenje qe e dallonte nga femijet e tjere?Uroj me zemer qe femija yt drita jote e syve te sherohet sa me shpejt .
Fjorela Kembora (5 vite më parë)
Lorela keto gjera vihen re dhe me perpara ,une gjithmone kam lexu shume zhvillimin e femijes muaj per muaj me cunin e pare ,vertet femija mund te ec me vone ose flas me vone ,por ti thua as nuk kthehet ,as nuk luan kemba dores ,se di por pediatri duhet ta ket pa zhvillimin e femijes ,une e kam te dytin 4 muajsh e cdo gje e shoh me imtesi ,jane ca faza qe bebi i ka ne kohen e vet shko vizitoje por eshte per tu shqetesuar
M T (5 vite më parë)
po ta tregoj peevojen time,do jet pak shkrim i gjat..djali im esht 6 vjet e gjys,si beb ka qen super dmth asni verejrje se kam pas,fliste fjal per moshen qe kishte,por prej 1 vjet nisi ndryshim,e kam dergu ne 100 mjek sa ne mk sa ne shqipri dyshonin ne autizem, djali nuk flet ende,esht shum i dashur,kupton gjitha i din gjitha por nuk flet,e kam dergu ne turqi ne spitalin ma te fort ja ben dhe atje analizat komplet se ne mk su besojsha por flm zotit cdogje doli ne regull kur them komplet dmth cdo pjes te organizmit ja kam kontrollu,fiagnoz ende ska se thuajn qe autizmi del ne skaner dhe MRI,a djalit tim i dol ne regull,te sygjeroj beja komplet kontrollat,e cka esht e shenumun prej zotit asaj sun i hikesh,dhe un me vite jam vujt dhe ende jam ne gjendje jo te mir por zoti e din me mire. Miamar a mund tme shenosh pal per ne gjermani qe ke cek se dhe un kam shum nevoj per djalin
M N (5 vite më parë)
Lorela siq te kan keshilluar edhe nanat tjera, konsultohu me psikolog,logoped etj . Kam nje rast nje shoqe tani qe 6 muaj e kan diagnozstifku djalin e saj me autizem . Djali i ka 2 vjeq , dhe meniren kan fillu me terapija per te folur per koncentrim. Mirpo duhet bere shumee teste e hulmtim tek djali, se vetem me nje takim smunden me vrejt . Zoti dhasht e dasht mos t jet ashtu . Allahu ju rujt e boft mat miren.
Miamar Mia (5 vite më parë)
Qe nga forma si e ke shtruar çeshtjen me dukesh nje nene e arsimuar saqe nuk besoj te kesh pritur 14 muaj per te vene re qe diçka nuk shkon.Une kam idene se ketu po kerkon nje fjale ngrohte,nje shenje per te kundershtuar ate çte kane thene mjeket.Nuk je vone,je ne kohe.Sherimi nis me pranimin e gjendjes,nese e çon tek terapisti ke per te vene re ndryshimin si nata me ditenUne do te sygjeroja ta çoje ne gjermani sepse di nje rast qe femija i saj pati shume zhvillim dhe pse ajo e dergoi sh vone ,por ti je ende ne kohe .Te ndihmofte zoti ne kete rrugetim.
Sea Sea (5 vite më parë)
Lorela spo di a e ke pas te ndoj specialist qka te kan than spo du me paragjyku ama gjat e paske lan un per vete e kisha qu vendin pesh e fmin e kisha dergu te disa specialist un fmija pak mem hup ne pesh qmendem e le diqka tjeter neser meniher qoje ne kontroll na ktu te japim mendime mirpo mjeku ta konfirmon se qka esht me loqk te zemres po shoresoj se ka zhvillim me te vonshem e jo diqka tjetrt na mbaj te informuar se bash me erdh shum keq shendet djalit e ty Allahu te dhashte force
Ardiana Ukaj (5 vite më parë)
Paska aq shum gjana qe kur po bohen bashk Po shkojkan ment per keq. Qoe me mir kontrolloe edhe pse spo di aja ki bo pytje naj te aferme qe kur duhet me bo bebja kshtu ashtu? Djali mi ka 4muj egjys po un kom nis mi pyt njerzt se kur nisin mi dal dhembet, kur nis te shkoj zhag , kur nis te thot fjalen e par edhe pse sjan kret nisoj po brenda ni kohe te njejt munen mi bo do sene. Epaq me jet djalin e te shendosh
Vlora . (5 vite më parë)
Me vjen keq por ti si nene qe kur i ke vrejt keto shenja u dasht te besh konsulta jo 1 her po shum her te mjeku ,ndoshta vetem esht me i von dhe i ben gjerat me von por hjeke merakun dhe meniher dergoje ne mjek ..
Jeta Hoti (5 vite më parë)
Lorela sa më heret të dërgohet to diagnostifikohet prej personit adekuat në këtë rast mjekut është më mirë. Po mendoj qe paske vrejt shumë gjëra për me humbë kohë duke na pytë neve ktu (jo pse sdojmë me kthy përgjigje), se na secila mundemi me shprehë mendimin e ndoshta edhe me gjetë diçka të përbashkët nga ato qe i ceke me fëmijët tjerë. Por kur bëhet gjithë ato bashkë më mirë mos humbë kohë, ndoshta edhe sështë serioze por me i nejt mbas me kohë më mirë. Uroj më të mirën për ty dhe djalin
(5 vite më parë)
Lorela kur ka qen djali ma i vogel shembulle 7 8 muj a ka reagu kur e ke thirr ne emer.. ti thee qe djali nuk rrin as ne duar as kembe dmth nuk zhagitet.. nese kto veprime djali si ka bo ma heret u dashte me dergu djali te mjeku... shenjaf e nje femije autik dmth me autizem Jan ka deshire me nejte vetun nuk lun me fmij te tjere ka qef me lujt veq me ni loder te caktuar eshte ma i vetmuar ne aspektin ska qef mu shoqeru me fmit e tjere.. e dashur dergojje te naj psikolog nese je nga Kosova ta kisha propozu mimoza shahinin eshte ekaperte ne kete drejtim.... inshallah eshte gjithqka mir
Alea Morina (5 vite më parë)
Lorela une kam dishu te vajza ime emrin nuk me eshte pergjigjur dhe zhurmat teper i paten pengu mirepo ne moshen 1 vjet filloj te ec dhe te kete permisime ... une u pata konsultu me nje pediater me tha pa bere dy vjet nuk mujn mi vrejt aq femijet ... nga frika kurr se kom lan me telefon iu kom kushtu maximum kom lujt me to e krejt por deshti zoti nuk eshte me autizem ka nje zhvillim teper te mire amo une jom marr maximum ke te.Andaj ajo qe du me than mundesh me u konsultu me naj mjek pdofesionist dhe qka do qe eshte vullneti i zotit smujm me ndrushu a ankth une kom pas aq sa burri me ka largu nga dhoma tu anku une deri sa e kom bind veten dhe ne qoftse eshte une do beje maximumin per femijun tim pa marr parasysh situaten e tij.
Lora ° (5 vite më parë)
Lorela me krejt keto qe i ke tregu te kisha thene urgjenitisht nje kontrolle tek nje neuropsikiater-psikiater i femijve, uroj te mos jete ajo çka po e mendon. Por per ti heq dyshimet kontrolle me patjeter. Gjithe te mirat shendet djalit.
Exona (5 vite më parë)
E dashur nuk dua te te shqetesoj por keto qe thua nuk Jane normale per nje femije 14 muajsh, keshtu qe te sugjeroj ta cosh sa me shpejt tek nje mjek specialist sepse edhe nese ka ndonje gje femija sa me shpejt ta diagnostifikosh aq me shume shance ka qe te sherohet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?