Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nje teme teme (nje mendim qe deshiroj ta ndaj me ju )
Persh nena!Kam dashur ta shtroj si problem apo si teme kete ceshtjen e shpenzimeve marramendese per femrat qe deshirojne per tu bere nena por edhe atyre qe jane ne pritje.Me ka bere pershtypje faturat e kripura dhe te shtrenjta mjekesore.Me ka bere pershtypje nena te cilat nuk kane mundesi te paguajne apo shtrengohen(rezervohen) ne nje shpenzim per te bere nje shpenzim tjtr vitaminash,vizitash,karroca bebit,rrobat etj .Nuk po them qe ta paguaje shteti si procedure apo gjithe ndjekjen e shtatezanise por te pakten ,1 procedure te jete falas .Kam degjuar qe jashte shtetit "kosoves/shqiperise" japin shume suport ekonomik ne kete aspekt.E ndersa ketu ankohen qe nenat lindin nga nje femije dhe harrojne qe femijet duan kujdes ,duhen rritur.Kam pare qe ketu tek portali eshte nje gjinekologe goxha e zonja ,e shoh shpesh ne intervista dhe i degjohet zeri por ama kurre nuk e ka shtruar si ceshtje kete teme.Kam degjuar ne lajme qe tek koco gliozheni materniteti shteteror ka aparate per ivf por kurre nuk jane vene ne funksion.Ne kete dite te bekuar uroj qe zoti ti ndihmoje te gjitha femrat qe duan te behen nena,tja u plotesoje si deshire ndjesine e memesise,e atyre nenave i uroj shendet bebushave te tyre.Gezuar
Miamar Mia (5 vite më parë)
Miamar Mia (5 vite më parë)
Ju falenderoj qe ndate mendimet bashke,se dhe une si ju shoh qe jemi te braktisur nga shteti dhe nuk marrim sherbimin e duhur si qytetare te vendit tone.Me syte nga qielli themi ishalla behet me mire!
Ive Ive (5 vite më parë)
Kam lindur ne spital shteteror dhe e vetmja gje qe mkan dhan ishte nje broshur pelenash Pampers. Ndersa mua infermierja nuk me bente qetsusit e shkrum ne kartel por qa i merrte mendja vet . Dmth ndoshta shtetet tona nuk jan shum te afta per te ofru shum por pak e ofrojn dhe ate e marrin mjekt e infermiert jam shum e sigurt. Megjithese shteti shqiptar e ka ba nje ligj 400mij lek per fmin e pare e 800 per te dytin e 1mil e 200 per fmijen e tret, mendoj se eshte bejagi ndihme per disa gjera mesatare po thuj ktu duhet me.ja dhan doktorit ne shtet e keshtu.shkon puna
Jeta Hoti (5 vite më parë)
Miamar ke shumë të drejtë, une që kam kalu nëpër ivf e që ka dasht Zoti kam pasë sukses me të parën kam hargju rreth 4000 euro të mos flasim mandej ku janë hargjimet masi qe tlindë beba e që është fëmija i parë edhe duhet ti kesh të gjitha nga zero. Dr ku jam kontrollu ka pasë kontrollën 40 euro (e që duhet tshkoje çdo 2-3 ditë), tash dëgjova qe e kish bo 50 euro. Është e tmerrshme për ata që skanë. Edhe në Ks ka vite qe kanë fillu me e pregaditë repartin për ivf në të shtetit por ende skanë fillu. Nuk ekziston as mbështetja më e vogël financiare në këtë aspekt, madje as sigurimi shëndetësorë nuk e mbulon ivf. Në Mal të Zi sipas informatave nga një nënë këtu deri në tri here ta paguan shteti, e te na tmerr. Ishalla hajr e Ishalla po na ndihmon Zoti Urime edhe juve festa se e pasna zgjatë shumë ahahah
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Shume tem e qelluar,por fatkeqisht jemi popull shume naiv,apo me sakt "injorant".Thone cdo popull e meriton udheheqjen qe ka,dhe neve keto na vijne nga udheheqja jo e mir e shtetit.Ta mendosh qe ne vendin tone(Kosove) rrihen neper kafene per lider te partive,dy te pa pune,eshte kulmi injorances.Ndoshta me largimin e gjeneratave qe ishin deri tani,dhe kyqjen e kuadrove te reja me te arsimuara,ndryshon edhe rrjedha e jetes ne kete vend,ose keshtu duam te shpresojm ne.Tmerr shteterori,tmerr privati,por qe njera tmerr nga qmimi,tjetra tmerr e ka komplet sistemin e te funksionuarit.Zoti e beft hajr, e ky vend ndonjeher shkoft ka e mira,po qe duhet kogja e kogja kohe me u shkeput me rrenje ky mentalitet i kesaj shoqerie.All-ahu i gezoft te gjitha femrat me femij te shendetshem,e neve qe i kemi na i ruajt.
Era Ba (5 vite më parë)
Pershendetje Miamar, te drejte ke ti per shume gjera qe ke shkru me lart ama ne ketu jetojme e secila nene do pershtatet. Eshte e vertete qe jashte kane me shume ndihme se ketu ne lidhje me femijen.. Sa per femrat qe mezi presin te behen nena, shpenzojne per te arritur kete qellim.. ama ede mjekesia private perfiton nga kjo gje.. me zemer uroj qe t u realizohet deshira cdo femre per te pasur femije dhe kush i ka, t'i kete me jete e shendet o Zot.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?