Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si e pregatitni pilafin?

Pershendetje per gjitha nenat, si jeni si po kaloni ne keto dite te nxehta sidomos ju qe jeni ne pritje te bebeve, a po ju vjen nxehte une jam ne muajin e 8 dhe sot eshte e 3 dite qe po behet shume nxehte dhe nuk po mund te gjej askund nje vend te pershtatshem me vjen nxehte shume dhe me duket sikur filloj e ajem nga nxehti por dashta tju pyes diqka tjeter si e pregaditni pilafin, une e pregadis shume lehte me duket po kam ndegju qe disa e bejne dhe ndryshe dhe kam deshire te di ju si e pegatitni? Tung ju pershendes te gjithave jeni shume te mira.

Fadile Demi-vitia (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Për për 4-5 persona është kjo recet, sepse kam harruar të ta shkruajm më fal.
Fadile (12 vite më parë)
Pershendetje Nita dhe Djellza ju falemderit per pegjigjet dyjave, Nita per sa persona e pregadit pilafin me kete recept qe ma ki dergu me duken pak 2 filgjana te qajit apo eshte e mjaftueshme per 5 -6 persona?
(12 vite më parë)
pershendetje fadile une per vete deri tash e kam pergatitur njejte si a,th por qe 1 vit e boj ndrysheee e blej orizin e gatshem i cili eshte per pilaf ne nje qese me bira eshte edhe veq e qes zihet edhe hazer eshte as ynyr asgje pastaj kur perfundon i qes krip
(12 vite më parë)
Unë këtë recet e kam për pilafin, shpresoj që të kam ndihmuar sado pak.
(12 vite më parë)
Pilaf me gjalpë::: 2 filxhanë çaji oriz, 4 filxhanë lëng mishi ose ujë,2 lugë gjelle gjalpë,kripë, piper i zi. Përgatitja: Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t’i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër. Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi. Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?