Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi shtesë për vajzën time

Pershendetje per ju nena, kam vajzen 6 muajshe e kam ne gji mirpo po e shoh qe nuk kam gji te mjaftueshem dhe kam filluar me ushqime shtese, oriz i bluar, supe, banane te shtypura nganjehre edhe ushqime te gatshme nga HIPP-i,ju lutem me ndihmoni nese ka nevoje akoma diqka me shume ta ushqej bebe time sepse kam femiun e pare dhe kam frike mos nuk po ushqehet mjafte. gjitha te mirat nga une.

Majlinda.m (12 vite më parë)
Lejla Emrullai (12 vite më parë)
Edhe une pajtohem me Kosovaren se ushqimet e pergaditura vet jane me te shendetshme. Vajza ime ende nuk i ka mbushur 6 muaj, por une i pergadis ushqime. Shembull i ziej molle dhe ja bluaj ne blender, gjithashtu patate me karrote ja ngrij ne copeza i ziej dhe me pak nga uji qe ja ziej ja kaloj ne blender dhe ja jap. Mendoj se ushqimi i fresket i pergaditur vet eshte shume me i shendetshem se sa ato ushqime te gatshme te cilat qendrojne me muaj neper magazina. I uroj shendet te plote vajzes tende. Gjith te mirat
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Mund ti japesh karrota,patate,oriz te bluar,molle,banane,mish te bardhe te pules,supe me trosha buke,1/4 e te verdhes se vese(ia qet ne supe)etj,mendoj se me mire tja pregadisesh vet ushqimet e fresketa e jo te gatshme.
(12 vite më parë)
Unë motrën e kam, djali i ka 6 muaj, ajo ka gji por edhe e ushqen me grizolina, frutolina, pire të gatshme për bebe.mollat i grin ne rent ama pakëz i jep moll dhe ujin e saj, dhe uj i jep shumë her në ditë.Të tjerat i ke thën edhe ti, Gjithë të mirat.Të uroj që ta kesh me jetë të gjatë vajzën.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?