Autizmi
Pershendetje nana shpresoj te jeni mir ju dhe familjet tuaja.Une kam shkru edhe me heret disa pytje rreth autizmit ndoshta dikush nga ju me mban mend. Une e kam djalin pothuajse 2 vjeq e dergoj ne qerdhe qe 3 muaj. Edukatorja e tij me tha dje qe nuk po afrohet/luan me femijet e tjer. Mu duk qe hyra ne tok. Tha nuk eshte se dyshoj diqka por me mir ta percjellim. Nana nuk po di ku me e dergu djalin me kqyr a eshte gjithqka ne rregull se jam shum e stresuar. Djali e di qe eshte pak i ngatht ka ana fizike edhe i ndrojtun po ne fakt edhe un ashtu jam. Djali i flet disa fjal tr thjeshta mam, ama, ma, bab, bebi , rreh shuplaka , na puth neve prindve edhe familjart,e njeh rrugen e qerdhes edhe msusen e vet, nuk ben veprime te perseritura ose te quditshme, ushqehet vet, shpreh emocionet qan/qesh kur duhet, 80% te kohes i mer komandat , me ndihmon kur jam tu e vesh e mundohet edhe vet. Ne emer nganjeher pergjigjet nganjeher jo, nuk ka shum fjal sa duhet per moshen e tij, dikur ka bo papa por qe nje koh nuk ben,eshte diqysh pasiv a dembel a spo di si ta spjegoj, nuk luan shum , kontaktin me sy e ka ne rregull. Para 2 muje e kam pas te logopedja ka then qe nuk sheh sheja te autizmit(megjithese nuk eshte kompetente per vleresim) thjesht vones e lehte ne te folur si pasoj e ekspozimit ndaj ekranit. Me shqetsuan shume fjalet e edukatores e nuk po di si te veproj ju lus per keshilla
Elda Sadri
(4 vite më parë)

