Pershendetje nena, shpresoj te jeni mire, deshta me ju pyet a mos ndonjera prej juve ka perdorur vitagyn C vaginale dhe pse e keni perdor? Gjitha te mirat.
Vitagyn eshte preparat qe krijon nje ambient acidik ne vagine dhe rrjedhimisht lufton mikrobet ne vagine. Për ndonjë infeksion në vagin gjinekologu ti rekomandon me përdor vitagyn c vaginal, edhe unë jam duke përdor për infeksion por barna që jam duke i përdor janë Meclon...
falemnderit nita po keto qe i kam un jan me i fut ne vagin jo krem me u ly.falemnderit edhe nje her.dit te mir
.
(14 vite më parë)
Përparësitë: mbajtja e një ph vaginal 3.8- 4.4 pengon rritjen e mikroorganizmave përgjegjëse për vaginozën bakteriale.Bën të mundur krijimin e nje mjedisi jo të përshtashëm për kolonizimin bakterial nga ana e e.Coli dhe si rrjedhojë ndikon në mospërsëritjen e infeksioneve urinare. Njëph vaginal acid neutralizon faktorët e shpeshtësisë së trichomonias vaginalis dhe invazionin e candidës në epitelin vaginal.
Vitamina c
Ka një veprim acidifikues të menjëhershëm.Maltodestrina:
Ndihmon në zhvillimin sa më të mire të florës bakteriale vaginale
Argjendi: ka veprim antibakterial dhe antifungal
Indikacionet: ndihmës në trajtimin dhe parandalimin e vaginozës bakteriale dhe të infeksioneve urinare të përsëritura.Përdorimi i tij është i nevojshëm sidomos në infeksionet urinare të përsëritura dhe pas terapisë me antibiotikë. Rivendos dhe mban ph vaginal rritjen e florës normale vaginale dhe në këtë mënyrë nuk krijohet ambient i përshtashëm për zhvillimin e vaginozës bakteriale edhe gjatë shtatëzanisë.
Përdorimi: krem vaginal aplikohet një here në ditë dhe preferohet zakonisht në darkë për gjashtë ditë rresht.Si mjekim mbajtës 1-2 herë në javë për 12 javë rresht. Krem është pa erë dhe nuk ngjyros rrobat e brëndëshme.
Pershendetje nena, shpresoj te jeni mire, deshta me ju pyet a mos ndonjera prej juve ka perdorur vitagyn C vaginale dhe pse e keni perdor? Gjitha te mirat.