Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Për Kosovare 1

Prsh. Vajza ime ka lindur ne kohe por ka lindur vetem 1370 gr se eshte binjake me vajzen tjeter e cila ka lindur 2700 gr. Desha te pyes se sa e ke pasur vajzen kur ke nisur ti japesh ushqime dhe cfare i ke dhene? Tani une vajzen e kam 4 muajshe e gjysem dhe peshon 5 kg, e kam provuar me i dhane ushqime me luge si miellin e orizit per bebe por nuk i don, vetem me ia ba shume te holle e me ia dhane me biberon i pin. Edhe nje gje tjeter ka disa kohe qe fut duart ne goje dhe i shtrengon me force, me thojne se nuk e ka nga mishrat e dhembeve se eshte hala e vogel dhe plus qe ka lind shume e vogel per me i dale dhembet heret. Nuk po e kuptoj se pse e ben kete veprim, e kam provu me ia largu dhe qan.

Enida Bajraktari (14 vite më parë)
Enida Bajraktari (14 vite më parë)
flm shume per ndihmen te gjithave
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Edlira e dashur.te pergezoj per bineqt dhe te sygjeroj qe te mos merakosesh shuum sikurse un se femiu rritet nesa ka jete nga Zoti.Vajzes simia kam filluar ushqimin solid ne moshen 5 muaj e gjysme,me keshill te pediatrit duke i dhene nje here ne dite (rreth ores 12 )oriz te bluar nga hipp-i dhe ne ora 16:00 duke i dhene pjeshk te bluar.Fillimisht kam filluar ne sasi te pakta dhe ne mase me te holle ndersa me vone duke ia shtuar sasine dhe rritur trashesin.I tere procesi shkon gradualisht.Sa i perket pemeve un nje dite i kam dhene pjeshke dhe nje dite molle te zier e te bluar,ndersa orizin e ka pasur qdo dite pasi qe eshte ushqim i lehte dhe i tretshem per beben.Nga muaji i 6-te kam filluar me karrote,patate dhe supe te thjeshte me trosha buke dhe 1/4 e vese. Mos u ben merak se do te rriten ,vajza ime tani ka gati 15 muaj eshte zhvilluar mire,po ecen.Shpresoj se te kem ndihmuar.Urdhero pyet nese ke nevoje prap por te njoftoj se nuk jam e kyqur shum ne net vetem kohe pas kohe...
Meri H. (14 vite më parë)
Po gjith fmija i fusin gishtat ngoj, nuk asht kurgja me kohe e harron, fillon mi njoft durt e veta, edhe kret boten e njeh permes gojes nihere fmija, edhe Diari e zike gjumi te thith gishtin e vet po e ka harru ma nji kohe.
Nora Ina (14 vite më parë)
Edlira vajza ime ka le 1 muaj para terminit 1830 g dhe me 5 muaj ikan dal 2 dhemb ashtu edhe djalit se ka le 2140g nuk don methan qe i dalin mavon dhembt! Une si ikan ba 4 muaj e gjys kam fillu me perime te pergatitne vet( patate karrota) dhe me pem (moll dardh banane) dhe griz te pergaditur me qumsht formule , vajza edhe pse ish e vogel kapas mashum deshir te han me lug si mepi qumsht me 8 muj ela krejt qumshtin:-) dhe prej se ika mbush 6 muaj esht gjith 300 g ma e rend se djali edhe me gjatsi eka kalu 1 cm! Marshalla mir te paska shtu vajza shum! Gjdo te mir per engjullushat tua!
Ida Arvensi (14 vite më parë)
pershendetje e dashur...gishtata ne goje nuk jane domosdoshmerisht nga kruarja e mishit te dhembeve...por kur femija fut doren apo gishtat ne goje dhe fillon te luaj me to duke i lepire do te thote qe eshte femije i bute...vetem kaq...gjithe te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?