Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lajm per shtesat e femijeve nenat ne ks
Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

—-

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës.
Lora ° (4 vite më parë)
Anda... L (4 vite më parë)
A . Must kom dasht me than komplet prej vitit 2020 nuk naj qesin po veq prej shtatorit qeti viti naj qesin po vlen per fmi qe jan t lindur prej vitit 2015 dej tash sdo a mkuptove tash se komentin e kalum pasna gabu pak nshkrim
Natyra1999 ???? (4 vite më parë)
Per vajzen time i kan qit vetem 20 euro,jo ma shum.
A A (4 vite më parë)
Ti kane qite a nuk ti kaan qit prej 2020,aje tu thon prej 2021 tash qe po ti qesin
Anda... L (4 vite më parë)
Per qeta mi qit prej 2020 nuk osht se ku kan kishin kallxu , po mu minkan qit qikes ekam 2020 te lindur
A A (4 vite më parë)
Prsh nena ,shtesat e femijeve 2020 qe kan lind a dalin apo jo se une ende skom apliku,po du me thon a dalin prej tash apo prej 2020 i qesin parate ,se dikush me tha nga 2020 qe si keni marr qe 1 vit ju qesin truq ?! Tash spo di sigurte sa eshte e vertete?
djellzahasani (4 vite më parë)
a qeto shtesa qe kena apliku niher a edhe tjera shtesa qe duhet me apliku prap
djellzahasani (4 vite më parë)
Qeto shtesa qe kem apliku a ka edhe naj shtes tjeter tash qe me apliku
Natyra1999 ???? (4 vite më parë)
Apikoni tani,sepse eshte e mundur edhe tash.
Anda... L (4 vite më parë)
Po e lexova edhe une ne facebook prej nesrit po mujshmi me apliku
Lora ° (4 vite më parë)
Po shpresoj qe dikujt do hy ne pune kjo informate. Zoti iu ndihmofte e uroj qe te rriten keto shtesa sado simbolike qe jane. Gjithe te mirat shendet juve e voglushave.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?