Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Realitet i hidhur
Burri: gruaja ime më tradhton!
Shoqëria: shkurorëzoje dhe martohu me një tjetër, ky është gabim që nuk falet, mos u bë dejuz!

Gruaja: burri im më tradhton!
Shoqëria: duro, zbukurohu për të sa më shumë do t´ia fitosh zemrën përsëri, mos kërko shkurorëzim, duro për hir të familjes, mundohu t´ia bësh gjellërat e preferuara do ta rikthesh dashurinë e tij!

Burri: gruaja ime është sterile, nuk lind fëmijë
Shoqëria: martoje tjetrën, lehtë është kjo punë!

Gruaja: burri im është steril!
Shoqëria: duro se allahu është me durimtarët!

Burri: gruaja ime është e sëmurë nuk po mund më t´i kryej obligimet shtëpiake!
Shoqëria: shkurorëzoje, martoje tjetrën, çka po pret!

Gruaja: burri im është i sëmurë, nuk mund më të vazhdoj në punë!
Shoqëria: duro e dashur, gjej ndonjë punë kështu i ndihmon familjes tënde, por mos harro të kujdesesh për burrin dhe ta pastrosh shtëpinë kur të kthehesh nga puna!

Burri: gruaja ime është inatçore nuk i dëgjon fjalët e mia!
Shoqëria: shkurorëzoje e gjen një grua njëqind herë më të mirë se ajo!

Gruaja: burri im më keqtrajtom dhe sillet vrazhdtë me mua!
Shoqëria: duro për hir të fëmijëve e familjes!

Burri: gruaja ime nuk është e bukur dhe më nuk po më pëlqen si në fillim!
Shoqëria: shkurorëzoje dhe merre një më të bukur!

Gruaja: burri im nuk është fare i bukur, era e tij ta zë frymën çdo ditë, nuk më pëlqen më!
Shoqëria: duro, edhe nëse burri yt është i shëmtuar, pas një kohe do të dashurohesh në të!

Pse shoqëria çdoherë e këshillon burrin që ta ndrroj gruan e tij si të ishte ndonjë plaçkë apo orendi shtëpiake, kurse njëkohësisht e këshillon gruan të duroj e të vetsakrifikohet?

Ps: krimi dhe padrejtësia nuk justifikohet qoftë nga burri apo nga gruaja, secili duhet ta bartë peshën e krimit të tij dhe secili duhet ta vetflijoj veten e tij për të jetuar të lumtur nën një çati.
Rina . (4 vite më parë)
Melosa Aliuu (4 vite më parë)
Edhe ma e keqja qe shumica e ketyne vin prej vete femres per femren.
Lora ° (4 vite më parë)
Per grate e shkreta gjithmone standarde te dyfishta. Mjerim
(4 vite më parë)
Injoranca dhe egoizmi
Adnila Ada (4 vite më parë)
ehhh jetaa

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?