Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ngërqe në bark

Persh.. nena! Desha te ju pyes se a i ka mundu femijet tuaj shume ngerqi ne bark, edhe a ka ndonje ilac per ta... respekt.

Nur L (14 vite më parë)
Aera (14 vite më parë)
Nura ngerqet e bejne te veten nuk ka ngushellim per foshnjen vetem se per me i ndihmu sado pak duhesh me i dhane qaj te hippit, fennel tea si dhe pika colisen dy here ne dite nga 10 pika. Ngerqet edhe timin e kane mundu prej javes se dyte deri ne javen e gjashte ka qajte tan diten e tan naten e kam luhat me qarqaf, pastaj prej javes se 6 deri ne te 12 me pak e mundojne.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Nura, edhe vajza ime kishte ngerce shume te forta pasi qe edhe e kam ushqyer me qumesht formule hipp. Nese ti e ushqen me qumesht gjiri ateher kujdes pak me ushqimin tend, lexo disa keshilla se cfar guxon te hash gjate periudhes se gjidhenjes. Gjithashtu ka edhe nje caj per nenat i cili ndihmon qe ngercet te jene me te lehta te bebi. Gjithashtu egziston nje lloj i cajit te hipp- it me disa lule te verdha dhe quhet caj komoraca i cili ja qeteson zoret bebit dhe ja jep 100ml brenda 24 oreve. Egzistojne edhe pikat te cilat edhe te tjeret i permenden Espumisan ose disa nga kroacija sab simplex, por une dot kisha keshilluar edhe diqka tjeter. 45minuta para se ta ushqejsh bebin ngrohja barkun me ndonje peshqir disa minuta, pastaj me ndonje vaj beji masazhe te lehte te barku dhe ate levize doren rotull nga ana sikurse akrepat e ores. Pasi te mbarojsh me masazhen disa minutshe beji ushtrime me kembet duke ja mbledhur kah barku dhe duke ja drejtuar. Gjate ketyre ushtrimeve nese veren se bebi leshon gazra ateher dije se trajtimin e ke bere me sukses. Pas ketyre ushtrimeve kthej bebin ne bark per disa minuta qe ti leshon edhe gazrat dhe ajrin qe i kan mbet ne zore. Kete trajtim mundesh tja bejsh 3 apo 4 here ne dit, por nese nuk ke shume kohe, beja bile dy here dhe ate pasdite dhe ne mbremje kur edhe ngercet jane me te forta. Ky trajtim shuuum i ka ndihmuar vajzes time dhe prandaj po ta sygjeroj. Te uroj gjitha te mirat
(14 vite më parë)
Nura vajzen time te madhe shumeeee a kan mundu, qajke e deneske pa pushim, tere naten une me burrin tu e luhat me qarqafe ne dore, cdo jave e kam qu te mjeku, te gjithe me thonin se shendosh si molla eshte, po ngerqat po e mundojne...kam perdore lloj lloj pikash, cka ndegjojsha prej dikujt, nuk i kan ndihmu...ti mundesh me perdor espumisan, ose colisen, uroj ti kalojn sa me shpejt!!!
Rinesa (14 vite më parë)
Pershendetje edhe qika ime ka pas ngerce ne bark edhe e kane mundu shume edhe dite e nate qe ka kajte tash eshte 7 muajsh edhe i kane kalu shume rralle naj here ju perserite... i kam dhane edhe pika Espumisan edhe tjera kurgjo si kane ndihmu deri kur i kane kalu vet... ishalla i kalojne sa me shpejte se shume e mundojne, kalofsh mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?