Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

dashuria nuk pranohet për shkak të prindërve të mi
Mirdita. Nje them pak ma ndryshe. Kërkoj falje për çdo gabim gramatikor, se jetoj jasht.
Jom ne lidhje me ni djal dhe aj usht shqiptar, dhe prindërit e mi e moren vesh, por jo nga une.
Pa e njoft at djalin familja jeme ka paragjyku, um kan ba teper stress dhe ma kan ndalu kontaktin me at djal.
Familja um ka vet mas sdi sa ditesh a e kum nal kontaktin, dhe une pi frikes i thash po.
Por unë kam ende kontakte të fshehta me të.
Babai a ti djalit e din qe jemi ne lidhje, po babai ati djalit nuk dëshiron të flasë me babin tim për paragjykimeve.
Aj djal do të doja të kontaktoja baben tim me telefon dhe mi tregu që ne jemi ende në kontakt.
Por kam shume frike, frike nga dhuna, nga fjalve.
Kam frikë se prindërit e mi do të më nxjerrin në zgjedhje.
Unë jam 22 vjeç dhe nuk mund të zgjedh mes familjes apo burrit. Dua bekimet e detit të prindëve të mi. Që ta njihni dhe ta pranojn at djal.
Unë nuk e di se si të veproj për këtë. Kam shumë frikë mi tregu familjes tim se kemi kontakt.

Nuk e di çfarë të bëj.

Nese keni ndonje keshill me tregoni
Agnesa Gashi (4 vite më parë)
Natyra1999 ???? (4 vite më parë)
vallah ndegjoje familjen se nuk te bjen keq,prit se asgje nuk shkon me nxitim me pas njet djali i qon msit e diskotojn por pritini deri qetesohet familja juaj dhe pastaj me qetesi bisedoni.
Rumejsa Gashi (4 vite më parë)
Ti qenke mosha ime more, un kur i kam pasur 18vjet jam njoftu me burrin tim vetem babi nuk pranojke njeher se ju doke larg se burri ne kamenic, dhe thojke shum larg mos u ngut, por un nuk jam dorzu se e kam dasht dhe i kam thene babit se tjeter nuk du un jam e martuar gati 4 vite i bej, dhe me e pa babin sa shum e don burrin tim. Provo fol me familjen tende dhe pyeti se per qfar arsye e paragjykojn dhe nuk dojn nese e kan nje arsye te fort me mire largoju por nese nuk kan nje arsye merri me te mir thuju se po te pelqen. Me mire tregoju familjes qe ke kontakt me ate djale se me te zen duke fol me ta ke me humb besimin tek familja.
N K (4 vite më parë)
E dashur une se di arsyen pse prinderit tuaj jane kunder lidhjes tende me ate djalin, mirepo mund te them nje gje mesiguri se instikti i prindit nuk gabon dhe asnjehere prindi nuk ja do te keqen femijes se tij. Nese prinderit e tu te kundershtojne ata kane arsye te forte per kete dhe me beso ate martese qe nuk e bekon prindi asnjehere nuk ka lumturi ne te. Ti mundesh te ikesh me ate djale te ndertosh jete te re dhe ti humbesh kontaktet me familjen mirepo beso qe do te ndjesh zbrazeti ne shpirt e pastaj jeta eshte e gjate ndoshta ndonjehere dallget e jetes do te dergojne ne ate gjendje sa te kesh nevoj per familjen tende e ata mos ti kesh, je e re vetem 22 vjeqe dashuria eshte e perkohshme mendon se vetem ate ke ne zemer dhe nuk dashurohesh me, jo gabohesh. Jeta te godet me lloj lloj sfide e familjen eshte mire ta kesh afer, nese nuk eshte dhe aq arsye e fort pse nuk ju lejn ne lidhje athere mundohu te flasesh me prinder gjithmone me fjale te buta dhe marreveshje. U beft me e mira per ty
Albania Albania (4 vite më parë)
Hmm tem e nderlikuar . Si dikush i afert me moshen tende, ne impakt te pare do te thoja " ti sje e vogel ma ba qa tdush ", por si nan e tri vajzave tkisha than me e studiju pak me mir gjendjen. Jam prind vet si dihet deri neser vi dhe un ne situaten e prinderve tu . E pikerisht pse ke 22 vjet me shqeteson fakti pse ata jan kunder . Asnje prind nuk bahet katil i fmis vet pa pas arsye , asnje prind nuk ja prish lumturin fmis pa pas 1 arsy tmadhe . Nje frig te madhe per te ardhmen e ati fmije . Nuk je e vogel mendohu mir per hapa qe hedh ne jet . Uroj qe te jen prinderit tu ata qe gabohen e jo ti . Dashnija asht ma e bukra ndjenj e kem provu krejt . Kemi pasur dhe ne si cift ato fshehtesit tona por kur kaloj pak kohe pavarsisht moshes shum te re qe kisha ne at kohe partneri im nuk hezitoj me msy deren e babs tem . Ka ardh shum her derisa jemi feju po nuk asht dorzu . Nese vertet je e bindur se eshte ai i duhuri bindi familjen mos ju fshih familjes e nese pak dyshon se nuk eshte mos i nderliko jeten vetes . Situate shum e veshtir per ty . Uroj tmos vlej shprehja te ti " dashurija eshte qorre " . Dhasht zoti te jeni te lumtur si cift me bekimin e miratimin e prinderve tu e te tij.
(4 vite më parë)
Agnesa ti a e njeh ca djali esht?ca familje ka ?ca pune ben?me cfar merret?nuk munet familja me ta ndalu pa rsye lidhjen me at djal,i ti motra jeme nuk munesh me u lidh fshehurazi me at djal ,a e ke ngu historin islame dashuria ne haram,e aty flet per ciftet qe duhen aq shum sa harrojn veten,familjen e te tera,ulu fol me familjaret e tu,kerkoju arsye se pse nuk po tlejojn me u bashku me ket djal,edhe baba atij djalit e ka detyre me mar djalin e me ardh nshpi tuj me tkerkue doren,nese familja jote kan fol pa dije per at fsmilje ata per dashurin qe ka djali i tyre karshi teje duhet me ardh e fol me prind e tuj,e ti meri vendimet me llogjik e jo me zemer
Alea Morina (4 vite më parë)
Aryse pse eshte i paragjykum mund te kete nje shkas... familja gjithmon po thujse gjithmon kan te drejt rrall ndonjeher e kan gabim, ti duhet me fol me familje me than qe te pelqen me te vertet ai djal dhe ata duhet me hulumtu per jeten e tij ne Kosove sepse patjeter do kete ndonje informacion per ate djale te mire apo te keq.... amo prinderit duhet te perkrahin ne vendimet e tua dhe ti nuk bene te mbajshe te fshehur asgje nga ata.
(4 vite më parë)
Me sa e kuptovA ata kan nxerre paragjykime per djalin ende pa e njofte... ti duhesh mu ul me bisedu me prind edhe me ju tregu krejt per ate djalin plus duhet ni bind prind per me dal ne takmi me djalin ju si familje.. ma e mir o me bisedu ti se perndryshe dikura ka mu marre vesh qe je tu fol keshtu qe kesaj here le te jete prej teje.. ulu ne mbramje edhe fol qete tregoju krejt... me fjal te mira edhe te ambla e Zbut zemren e gjithkujt.. paqe fat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?