Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vrima ne zemer
Nana si jeni ?
Kam lind nje krijes te mrekullueshme pas 9 muj pritje e ankthi po tash filloj ankthi jem i vertet. Ju lutem te gjithave a keni ni ksi rasti me lind femija me vrime ne zemer? Femija im e kish 1 vrim edhe thjesht po qmendem. Mjeku mtha ju mbyllet po kish raste mos mu mbyll.ju lutna ma qetsoni zemren kushdo qe dini ndonje rast se ndoshta edhe depresioni pas lindjes ama pe ndjej veten qe po vdes perbrenda. A ju ka mbyll fmive tjuaj? Qysh keni vepru a i ka pengu nzhvillim? 4 mm e kish ky
Gona1991 (4 vite më parë)
Ervaaa (4 vite më parë)
Pershendetje vajza ime ka lind me vrim ne zemer 4mm kur ika bere 1vjec juka mbyll vetvetiu. Me beso se dhe un kam qen duke u cmendur por seshte azgje te sugjeroj qe njher te qetsoheshe ti se seshe azgje doi kaloj vetem dergoje per vizit tek mjeku kte mos eharro.
Gona1991 (4 vite më parë)
Nana qysh muj me kontaktu privat me juve qe i keni pas femijet me vrima nzemer
Sea Sea (4 vite më parë)
Oj gona qika motres me 3 vrima ka pas lind tash asht 14 vjeqe qika si drita deri lur i ban 9 vjet ju mbyllen krejt edhe pse mjeku i ka than me 3 vrima pak me veshtire e ti me nje vrime hic mos u ban marak se i mbylletvet se pot kuptoj met than sado na zemra jote sbahet rahat Allahu ta rujt beben nga qdo e keqe
Hira Hira (4 vite më parë)
Qeresohu e dashur e di qe femija esht shpirti .. un kam lindur me vrime ne zemer te pakten keshtu me kan then dhe un e ekam marr vesh 36 vjece se dija dhe un u bera keq po duke lexuar shum raste qe kan jetu nje jete te shendetshme jam qetesuar,,,,plus qe dy doktorr me kan then e ke e 2 te tjere me kan then se ke ...cfare te besoj ,,,mos u bej merak se ka me ju mbyll InshaAllah femijeve te vegjel u mbyllet ne vitin e pare dhe ka shuum femije qe lindin me vrime ne zemer.Zoti te rujt e dashur familjerisht
Ema Ema2 (4 vite më parë)
Une e dashur e kam lindur vajzen me vrim ne Zemer! Mirpo une vajzen tash e kam 7 vjeqe ju ka mbyll pa i ba 1 vjet mos u ban merak se edhe une si dojsha mu tranu Po ishte qen shqetesime i kot se mjeku me thonte ju mbyll gjith tu u shqetesu teper. Edhe e imja e kishte dikun 3.7mm keshtu mos u bej merak hiq zhvillohen permarak jepi me pi sa me shum e sa ma shpejt i mbyllet. Vrimat mbi 6mm ka gjasa Qe duhet nderhyrje mirpo keto ner 5mm mbyllen vet me EMer te zotit. Po te flas nga provoja mos u bej merak e dashur hiq knaqu me bebin se une skom dit mu knaq gjith tu e kqyr me ni sy tu than sosht mir sosht mir Por e kot keshtu Qe shijojeee se rritet sa hora besom
MEEJ (4 vite më parë)
Edhe bebi ime ka lind me vrimë në zemër edhe njësoj sikur ty më kanë thënë që i mbyllet. Tash bebi ime i ka 5 muaj edhe është shumë mirë asnjë problem. Mos u bën merak mjekët e dinë më mirë pasi që të kanë thënë mbyllet do i mbyllet.
Inara 98 (4 vite më parë)
Ka shume femije qe lindin me vrime ne zemer, nje familjar i imi e ka pase problem te tille, po tash eshte shume mire dhe si ka pengu asgje. Permbaju keshillave te mjekut, mos u bej shume merak.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?