Pershendetje e dashur si je,
E kam nje pyetje per nje te afermen time sa e di ti jeton ne zvicer dhe aty e ke ba edhe ivf.
Ajo ka fillu kontrollat tek nje gjinekolog ne zvicerr gjithqka i ka dal mir vetem se eshte kogja ne moshe 45 vjeqare.
Dhe fekondimi mbetet e vetmja zgjidhje per tu provu ajo qka me qudit mu eshte se ky mjek i ka thane qe ne zvicerr eshte e ndalune me e ba shko ne spanj bane e mandej kontrollat i vazhdon tek une.
Sa e di une nuk paguhet prej shtetit ne kete moshe duhet ta besh pagesen vet po nese e din a ndoshta edhe ne zvicerr eshte e ndalune te behet fekondimi ne kete moshe se nuk po i di ligjet andej nese din diqka a mund te me pergjigjesh te lutem.
Po dyshoj edhe tek burri i saj sepse kjo nuk e di gjuhen e ai i ka dy femij prej marteses se pare nuk eshte fort i interesun e mos ky vet ka thane ashtu e jo mjeku.
Faleminderit nese gjen kohe me u pergjigj
Po termine ka shum normal duhet me e kuptu mjekun krejt qysh te thot puna e terapis puna e gjuhes pa ndihem e dikujt e paska veshtir boll por ishalla Zoti ja hapt dyert e ja mundeson me u bo nan edhe asaj , pun e mundimshme per burrin sesht hiq se mjafton me jep spermen nje dit dhe ata munden edhe me e ngri por kjo ka kontrolla e terapi me shum por duhet me pas perkrahjen e burrit se lun rol me ja largu stresin gjat procedures . Faleminderit shum ishalla e gzon Zoti qdo femer me femij e kush i ka Zoti ja u rujt
Dorina faleminderit shume ti edhe vet e din procedurat si shkojn e ka kogjo pune termine pa ndihmen e burrit saj ajo nuk mundet me ja dal masi qe edhe gjuhen nuk e din shume ma veshtir po ja vlen me provu edhe pse ne moshe Zoti eshte i madh nuk i dihet.
Mjeku i ka thane se qdo gje mire vetem puna e moshes normal i ka tregu qe edhe deshtimi i ivf eshte ma i madh prej moshes ama shpresa nuk humb.
Faleminderit shume prej teje inshallah ty te shkon mbare e mire deri ne fund.
Melosa deri tash qka lexova nuk pash askund qe eshte e ndalume me ligj mos me bo ivf ne moshen 40/45 vjeqare por shanset jan te vogla normal por shkrujke qe varet krejt prej gjendjes se gruas( vezeve, analizave, mitres ) . Normal i kushton shum em lir p.sh ne shkup por me llogarit edhe rrugen me shpenzime pak a shum njejt po behet por le ta provon njeher pse jo fatit si dihet perderisa po thush qe anlizat e krejt i ka mir . Ivf nuk e pagun sigurimi ne zvicer pa mar parasysh qfar moshe ki se eshte shum e madhe por vetem 3 inseminime i pagun . Mos te humb koh le ta provon pa mar parasysh shtetin se e kuptoj deshiren e qdo femres per femij e ishalla i gzon Zoti kush eshte ne pritje sa me shpejt em femij te shendosh
Sara faleminderit shum e mendova edhe kete mundsi shkaku i moshes ama reagimet e tij mbanen me dyshu hiq nuk interesohet e po me dhimet kjo se si krejt femrat qe kane qef me u ba nan.
Me ni shtet te huj e pa gjuhe nuk eshte e leht per kta deshta me u interesu pak faleminderit shume
Melosa kam degju qe ne Zvicer ne mosha ma te shtyne sju rekomandojne ivf. Nje familjares sime i kane thon pse me rreziku ti ne kete mosh edhe pse perfitime kane. Edhe ajo ka shku ne cipro r ka bo edhe ma lire i ka kushtu edhe e ka djalin super mire ajo i ka pas qeshtu 45-47 vjet.
Puna e stimulimeve e gjerave frigesohen se edhe e lehte sosht gjith ato hormone. Na te reja jemi e me probleme kur po stimulohet njeri.
Ndoshta edhe burri i saj sic thua ti ska pas qef ama qajo e njofshmja e jemja qeshtu i ka ndidh
Mire faleminderit shume,une kur isha te ajo me nejt e pyta per letrat se jetoj ne france qdo kontroll qe e ban mjeku ti jep letrat une i thash letrat ku i ki ti shoh po tha se mjeku nuk me k dhan as ni leter,shum jam tu dyshu per kta edhe e bana pytjen.
Kur i thash burrit te saj qe letrat kerkoja mjekut se nese don me i vazhdu kontrollat dikun tjeter te pakten mos me fillu me i ba te njejtat apet me ja tregu ato kogjo i erdh merzi.
Mjeku i ka thane se krejt je ne rregull i vetmi problem eshte mosha ka ba analiza i ka shiku kanalet mos i ka te mbyllura te gjitha mire i kan dal.
Per kta thash mundet me than duhet me pagu vet ama e ndalune edhe as ni leter nuk e ka ne shpi prej tij qudi po me vjen shum
PerShendetje melosa mir Faleminderit e ti ? Po un e kam bere ivf ne zvicer por krejt vet i kam pagu se sigurimi nuk i pagun por per shkak te moshes smuj met thon kurgjo se ajo qenka pak ne mosh por se besoj qe mundet me i then mjeku jo e ndalume eshte nese ajo ka cikel e ka vez dhe ovulim ndoshta ska problem e mbet edhe me ivf ,ai ka mujt me i thon nese ja ka percjell gjendjen e sjan zhvillu vezet apo diqka tjeter mundet mi thon qe nuk mbet e ske shansa ose diqka te ngjajshme por eshte e ndalume smundet me thon shum qudi po me vjen se un e kam bere ivf ketu ne ch , ta pyt edhe ndonje mjek tjeter se po me qudit qe i ka then ashtu shko ne spanje normal keta menxi spresin me bo ktu se kushton shum e kan fitime boll , ishalla don Zoti e gzon shpejt me femij . A ka qen ne qender infertiliteti per ivf a po ? Nese i ka jep leter apo dokumente diqka mundet me i perkthy ne google translate ose posto ti e un ja perkthej . Mundet me qen qe per shkak te moshes eshte e ndalume po me vjen keq por skam kesi informate ne ket mosh qe bejn ivf e eshte e ndalume por besoj qe shanset jan me te vogla por me ndalu smunden me provu me qen nan edhe ajo se ktu ne ch shum von po bojshin femij e jo si ne shqiptaret qe kemi qejf ne mosh te re me qen nena e me i rrit me koh femijet . Un po kqyri po lexoj pak ne google mos po gjej informat qe a lejohet apo ndalohet ne ket mosh e te lajmeroj
E kam nje pyetje per nje te afermen time sa e di ti jeton ne zvicer dhe aty e ke ba edhe ivf.
Ajo ka fillu kontrollat tek nje gjinekolog ne zvicerr gjithqka i ka dal mir vetem se eshte kogja ne moshe 45 vjeqare.
Dhe fekondimi mbetet e vetmja zgjidhje per tu provu ajo qka me qudit mu eshte se ky mjek i ka thane qe ne zvicerr eshte e ndalune me e ba shko ne spanj bane e mandej kontrollat i vazhdon tek une.
Sa e di une nuk paguhet prej shtetit ne kete moshe duhet ta besh pagesen vet po nese e din a ndoshta edhe ne zvicerr eshte e ndalune te behet fekondimi ne kete moshe se nuk po i di ligjet andej nese din diqka a mund te me pergjigjesh te lutem.
Po dyshoj edhe tek burri i saj sepse kjo nuk e di gjuhen e ai i ka dy femij prej marteses se pare nuk eshte fort i interesun e mos ky vet ka thane ashtu e jo mjeku.
Faleminderit nese gjen kohe me u pergjigj