Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

4 vjecaret
Pershendetje Nena si po klon ju me femijet 4 vjecar, une e kam vajzen 4 vjece mirepo shume po eshte vajse per gjithqka qan don krejt deshirat me ia plotesu edhe shume eshte kokeforte ia sqaroj por prap njejt, me dal qytet me shku dikun prap nuk rahatohet me kurgjo si keni vepru ju ose kur perfundon kjo krize se une mashum hjeku me vajzen 4 vjec se vajzen tjeter 11 muaj ?
Fitore U (4 vite më parë)
Lea Sadiku (4 vite më parë)
Nje shkrim e dergova per kete teme te pediatres Lira. Un mendoj qe secili femije i shendetshem bertet,qan etj por mendoj se tek ne eshte problemi qe nuk mundemi mi duru.Duhet me kon shume e qete edhe pse kanihere shume veshtire me rujte qetesine. Por shume shpejt po rriten,pastaj kur rriten do te na mungojne keto kohe qe secila i kemi tash me femijet. Un foli shume me vajzen edhe kaniher kur e ngriti zonin bash qat her e vrej qe nuk m'kupton hiiq a kur jom tu fole qete edhe tu ja spjegu secilin sen qka duhet e qka jo e vrej qe at here fillon me kuptu. Se me te bertitura e dhune e denime kot, vetem traumatizim per femijen.
Lea Sadiku (4 vite më parë)
Tantrumet jane sjellje normale e femijeve 2-5 vjec pasi ata, kur fillojne nje sjellje, nuk kane mekanizma, qe te mund ta nderpresin, prandaj duhet qetesia e te rriturit qe te mund tia dale. Keto sjellje qe jane faze kalimtare e femijes, jane te lidhura me sferen emocionale,e cila po rritet e zhvillohet, por ende femija nuk di ta njohe e menaxhoje. Jo me kot ne vendet e zhvilluara, fillojne shume shpejt ti emertojne situatat e mocionale, qe te pakten femija te mesoje emrat e asaj qe ndjen dhe me rritjen, duke I njohur situatat emocionale do te dije ti menaxhoje. Ne traditen tone femijet qe bertasin apo shtrihen ne toke, pra qe bejne tantrum, ne i trajtoj me shume keq. Nervozohemi vete, i bertasim ose e godasim femijen. Nje problem tjeter, jane dhe njerzit e tjere duke filluar nga gjyshet, qe nderhyjne vend e pa vend. Me mendjen e tyre duan te qetesojne, por ne fakt, "hedh benxine" dhe situata behet e rende per te dy palet, si per femijen dhe per prinderit. Nuk duhet nderhyre ndermjet prindit dhe femijes. Nderhyet vetem kur prindi dhunon, vetem atehere nuk meret leje. Kur femija ben tantrum, ne fakt po kerkon ndihme, pasi nuk di te dale nga gjendja. Duhet ruajtur qetesia deri sa femija te pushoje vete. Me pas mos e etiketoni. Ne nje moment te dyte, sidomos, kur e coni femijen per te fjetur dhe do te lexoni librin, beni nje loje te vogel duke e imituar dhe duke qeshur. Mund ti thuhet me qetesi dhe me humor:- mos u bezdis se ti keshtu ben, po te duash mund ta besh edhe tani qe jemi ne shtepi dhe nuk jemi ne rruge. Femija pak nga pak meson te menaxhoje situaten si dhe, te mos kete nevoje ta beje me. Me kujdes te rritur, nese nuk i ndihmoni dot prinderit, te pakten mos I pengoni. Lira Gjika
Fitore U (4 vite më parë)
Po shpresojm qe eshte situate kaluese se valla kaniher po mdel zani boll munohna mu duru po i bon do sjellje si per inati veq mem acaru edhe i flas po kot apet ne ata te veten po inshallah ndryshojne e na ngojn pak bile hahahah
Anda... L (4 vite më parë)
E B shum mir qe te paska funksionu , edhe un i la me kajt e tybe bahne dy or edhe apet nuk ju ban efekt , shum t shtria jan ekom provu krejt menyrat tash ekom lan sdi qa ju baj ma , mdoket kaniher vetja si nan e deshtune ahah , ama pernime kur pe kishe fmin e shtir pot shkojke muni posht nashta ta kisha pa ni fmi si temin najkujna e kisha kesh kisha than spo dika me kqyr ama tash jam bind qe ska nan t keqe po fmia pot qitka nkit pozit
(4 vite më parë)
Vallah nana mbase ju dukem e rrept un kshu i kam fmit shum te shtire po si e kam pa qe kan kja perskoti i jam nejt indiferente qanin sa qanin o shtriheshin pertok 1 here 2 a 3 tkaterten here vec i kam thene nuk bahet e kish mar fund ai mhb,elhamdurilah te 3 i kam shum te kpt tani nji here i shoh ne sy e din prgj,mu paten ven vjehrria un thoja jo ato po,i durova i durova ne fund i thash i keni rrit fmit e juj si keni pas qef tash po du un me i rrit te mite si me duket mire mua se neser po un shahem po nga ju si te kthej shpinen,keni drejt me i dash ama per edukim wsht e drejta ime dhe e askujt tjeter ,edhe burrit ja kam bo me dije nese un i lej me kja edhe ju te njejten gje do beni se ndryshe me shkon mundimi kot
(4 vite më parë)
Un kam mendu që vetëm vajza ime ësht kshtu , për çdo gjë qan edhe kji pak mi blrtit qan mi than mo diçka qan edhe un ma shum hjeku me tmadhen 2vj e gjys se me bebin 5 muajsh që e kam sdi kur do përfundon kjo kshtu shum keq vërtet edhe musafir veq për diçka palidhje qan tanii spo mun as shlir me nejt se edhe ky i vogli kërkon hyzmetin e vet shum vshtur sdi qysh mun me pas zgjudhje kjo gjë.
Sumeja ^-^ (4 vite më parë)
Fitore faz kaluse eshte se tu rrit edhe ata e shohin qe sbon ashtu me bo edhe te mit kanihere veproin ashtu vajza e dyte zokonisht qan kur teket me nje rrobe se shum zgjedh ja don mi vesh ato qe e pelqen ja qan shum po e lo i foli me te mir e dikur e harron . Djali mu ka bo gati 8 vjeq ky tash ma rrin urt ma kupton i vjen turp me qajt e mu tek per dishka . Po edhe vet prej fmis dikush eshte ma vajs dikush me i gezushem, rriten zemer e i lypim edhe te qajtmet e tyne hiq merre ne durim tekefunit edhe ja dy trri vjet ma shum nuk ju zgjat veq shendosh ti kemi se hjekat harrohen , qu bone edhe nje se sa ma shum fmi po tu zgjeroshin nervat un kater hahahah
Anda... L (4 vite më parë)
Oo fmia me kan vajs pot hanke , un qiken dy vjet mi ban edhe dy jav kakav sit qohet prej t lumit sabah dej ta zen gjumi naten ose gjat dites qe flen veq kan , edhe jo kshtu me za t vogel me kajt si nerveti po bertet pale ku nihet , sdin as me marr qytet tu shkarravitet per toke as nuk tutet mi bertit as nuk merr vesh mi fol me marr met mir hiq dej ta ban at veten , mka lodh psiqikisht se sun po del kerkun njeri me ta tan diten nshpi tja ngu vajin , edhe qiken tri vjet e 4 muj qe ekam din nuk vajton kshtu nuk kan merr vesh krejt po dhum e halitshme tana dyat bashk kur po bahen tan diten zani pale ku um nihet tju bertit sdi kur ja nis fmia me marr vesh mos mu halit mos me kajt mos mi qu senet e shum tjera sene na kalxojn tash nanat me pervojat e tyne qe ikan fmit mat mdhaj
Eda0123 (4 vite më parë)
Pershendetje edhe un kam vajzen 4 vjeqe ashtu si e jotja esht,nuk kupton kur i thom jo,qka don me marr qan mendon qe duhet patjeter me ja plotsu,por un nuk ja degjoj rrebet e saj,edhe pse qan per qkado e lo me qajt nese nuk mashtrohet me fjal tmira e perqafime,mendoj qe eshte nje faze qe ende nuk e kuptojn qka bon e qka jo,shpresoj qe me ju hjek sa ma shpejt por ne nanat duhet me kan t forta jo mja plotsu gjdo deshir pastaj ashtu msohet e rritet e do ta kemi ende ma tveshtir ma von pastaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?