Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shtimi në peshë

Pershendetje nena, sot isha ne konsultore dhe djali im 8 muajsh kishte shtuar vetem 400 gr per nje muaj. Te them te drejten u merzita sepse ai ka ngrene shume mire gjate gjithe muajit. Para 3 ditesh i kane dale dhe dy dhembe te tjere dhe ndoshta mund te kete ndikuar dhe dalja e dhembeve ne shtimin ne peshe. A eshte normale per nje femije 8 muajsh pesha 9 kg e 400 gr me gjatesi 73 cm e perimeter koke 45? Pesha e lindjes se djalit eshte 2 kg e 650 gr dhe 46 cm i gjate. E ushqej me formula si dhe pure frutash e perimesh. Ju lutem nese mundeni tme pergjigjeni pasi une nuk e shof dot grafikun e zhvillimt se jam me telefon e jo kompjuter.

(14 vite më parë)
Jeta E Re (14 vite më parë)
Imelda djali im lindi 2580 dhe tani eshte 9 muja dhe ka diku 9 kg e gjysme ...shume mire e ke djlin edhe timit i kan dal dhembet psohte e lart nga dy .nuk ke cka brengosesh.
Stela Vlore (14 vite më parë)
imelda,e ke shume mire femijjen me pesh.mos u shqeteso aspak.kur femijes i dalin dhembet,bie ne pesh sepse ka siklete.mos u shqeteso.
(14 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjet.Tea une kam lindur ne javen 39+5 dite dhe eshte femija i dyte pas 9 vjetesh te djalit te madh.Me thonin gjate vizitave se kam beb te madh mirepo nuk ishte ashtu,lindi teper i vogel por shume femije i shkathet.Tani qe eshte 8 muajsh i kane dale 4 dhembe dy lart e dy poshte.
(14 vite më parë)
imelda pesha e djalit qenga shum shum e mir bile edhe ma teper siq duhet sepse te paska lindur me pesh te vogel ake lind para kohe ti imelda apo me koh djalit rritje te shpejt i uroj
Meri H. (14 vite më parë)
Imelda une qunin e kam 1 vjeq edhe i ka 11 kg,sa me shume qe rritet ne moshe femija me pak shton ne peshe, dikun ne muaijn e 5 kshtu e merakosa une se kishte shtu bebi vetem 350 gr, po mjeku mtha qe ne rregull asht, ti sipas peshes se lindjes dhe cm e paske shume mire qunin,plus 400 gr jan mjaft per fmin 8 muajsh. Edhe dalja e dhembit e munon, une me sa kam lexu dikun derisa fmis i del dhmebi shton me pak ne peshe, se ka munsi te ket batrkqitje, temperature dhe nervoz. Rritje te mbare qunit.
Liza Z (14 vite më parë)
Imelda djali yt qenka shume mire me peshe duke pasur parasysh peshen e lindjes.femijet kur mbushin 6 muaj dyfishojne peshen e lindjes ndersa kur mbushin 1 vit e trefishojne ate gjithashtu te kesh parasysh se pas muajit te 6-te femijet shtojne me pak peshe.te pershendes shume

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?