Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frikë nga operacioni

Pershendetje nena, desha ta ndaj me ju nje hall, tash me 18 e kam terminin per operacion per beben kam qene te mjeku e me thane qe ate injeksionin qe duhet me ma dhane ne shpine eshte pak i rrezikshem mund me ndodh qe mbes tan jeten e palevizshme nuk e di pse po tash dita e dites mka hi frika me shume qka mendoni ju sa keni degjuar per kesi raste une vetem barkun e kam te mpire keshtu menihere e shoh beben e krejt kjo po me duket e mire, sa keni ju pervoje, ju lutem me tregoni me ndihmoni se jam shume ne hall?

Serina (14 vite më parë)
Serina (14 vite më parë)
Flm te gjithave per keto shpjegime e kete perkrahje, mos na lasht zoti kurre pa shoqeri se valla me keni ndihmu shume, ju pershendes shume shume ;))
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Serina edhe une vajzen e kam lind me operacion spinal. Beso se vertet te lehteson shume gjera ne ato momente. Per dallim nga anestdzioni i pergjithshem ky eshte shuuum me pak i mundimshem, nuk te shtyn te kollitesh etj. Dhe me e rendesishmja eshte se e sheh bebushin menjehere dhe ndjenja eshte e mrekullueshme. Sincerisht edhe tash pas 5muaj e gjysem ka dhimbje te shpines, sidomos kur zgjohem nga gjumi dhe deri sa te nxehet trupi, por nuk jan edhe dhimbje aq te padurueshme, por thjesht ndjen nje te shtangur te shpines qe mua pas 15 - 20 minuta pasi zgjohem dhe levizi dhimbjet zhduken. Thjesht, deshta tet sygjeroj qe mos te frigohesh, une per vete shum leht kam kalu, keshtu qe edhe femiun tjeter keshtu do ta kisha bo. Te uroj lindje te lehte dhe bebe te shendosh
Moza M. (14 vite më parë)
Serina, te uroj te kesh nje lindje sa me te lehte dhe te rehatshme..po ta spjegoj pak operacionin tim kur kam lind. ne fillim me kan thene te ulem dhe te krusem sa me shume ku me kane vu gjilperen dhe pastaj me kan ndihmu te shtrihem qe te filloj operacioni i cili ka zgjat vetem 45 minuta. gjate operacionit aq kam qen mire saqe dhe kemi be hajgare me mjekun. pas operacionit kam pas dhimbje te medha dhe me kan dhene gjilpere ku pastaj kam fjet dhe kur jam zgju nuk kam pas me dhimbje te medha dhe pas dy dite kam fillu me hec pa problem. Dhimbje shpine kam ende por jam konsultuar me mjekun dhe nuk e kam nga anestezioni por nga pesha e bebes....po te ishte ndonje procedure shume e veshtire as nje nene nuk do te e bente femiun e dyte. te kesh kujdes kur fillon me hec pas operacionit me nje shall lidhe barkun qe te e kesh me te lehte levizjen dhe po se harova mere me vete nje limon, pas operacionit mundet me te ardh me vjell e meri ere dhe lyj buzet me limon..Suksese!
Serina (14 vite më parë)
Po Louise edhe une i kam nenshkru tash krejt, une jetoj ne Gjermani qashtu edhe ketu krejt mi kane lexu e mi kane tregu po qashtu edhe une po mendoj qe kur ta shkruan zoti edhe ne pike te rrafshit me u kane te gjen dicka po inshalla ne dore te zotit Anda dhe Rinesa edhe ketu me ka thane nje shoqe qe i dhemb shpina hala po tash inshalla me te mira kalojne krejt e juve ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen qe ma keni dhane, te gjitha te mirat juve e bebushave.
Rinesa (14 vite më parë)
Serina pershendetje edhe une e kam bo qiken me operacion parakohe me kane dhane injeksion ne shpine menihere jam qu per 2 dite vetem tash shpesh shpina me dhemb edhe me mundu pak si shume nejse ishalla edhe ti kalon mire.
Anda (14 vite më parë)
Serina une kam lind para tre muaje me operacion, ne Kosove pra ne Prishtine. Une nuk kam pranu me lind me anestezion spinal por kam kerku me anestezion total ose te pergjithshem sepse kusherines sime i dhemb ende koka edhe kembet prej spinalit. Nuk ta kisha preferu lindjen me spinal bisedo me anesteziologun edhe kembengul per llojin e anestezionit. Perndryshe kam kalu shume mire te nesermen, kam ec, kam shtu ne banjo. Lindje te lehte.
(14 vite më parë)
Serina ajo ju ndodh shume shume pak personave ne te gjithe boten, mirepo meqe ndodh, mjeket jane te detyruar me te tregu. Nese nuk gabohem jeton edhe ti ne zvicer, mu me kan pas shti 1 muj para lindjes me nenshkru a du a nuk du pda, e jo kur te shkoj me dhimbje me lype, si dhe nese eshte nevoja, edhe pse nuk du, per me pranu qe me ma qite, edhe me i lexu te gjitha rreziqet. Edhe e kam nenshkru qe nuk du, por nese mjeket e shohin te arsyeshme atehere me ma qite. Te uroj lindje te lehte e te sukseseshme,e mos u tut hiq, se me shkru zoti me te ndodh dicka, te ndodh qysh je tu nejt me se miri.
Serina (14 vite më parë)
Nora flm shume po une edhe ne qiken e madhe jam qu menihere te nesermen ne mengjes vetem ma paten hek ate zorren edhe menihere jam qu kadale kam fillu me hec inshalla edhe tash qohna shpejt ani tash ketu vetem me burrin edhe qiken e madhe duhet me u ba e forte haha flm shum te gjithave.
Serina (14 vite më parë)
Haha po valla Dona qashtu eshte e per me hanger une ne qiken e pare kur jam ba operacion nuk kam guxu me hanger deri sa e kam kry nevojen e madhe, vetem plazma edhe caj te ftohte e ju kur ja keni fillu me hanger edhe cka?
Nora Ina (14 vite më parë)
Edhe une lind me operation bineqt, veq mu 2 jav mka qit gjak plaga edhe 4 dit mas lindjes vetem me kolic jom en ne spital se mbike mu en shum, se ekisha niher qiken ather djalin ne katin e posht te spitalit (per verdhez) se smujsha 3-4 hapa me hec . Serina spo du met tut veq deshta met tregu e dashur:-) se kto nenat tjera te gjitha shuum mir paskan kalu !
Anoda , (14 vite më parë)
Serina edhe mua me ka zgjate me pak se 30 minuta,bile burri nuk ka besu kur ka dal bebi pas 8 minutash ka mendu qe eshte i dikujt tjeter,une ne Kosove kam lind,une per vete jam ndjere shuume me mire se para shtatezanise dhe ne shtatezani,tani ndjehem ende ashtu,nuk e di pse vetem se ndryshimi i vetem eshte se eshte shume me mire...Mos hezito te besh pyetje ketu te gjitha jemi femra dhe se paku 10 prej tyre i kane pervojat gati te njejta :))
Serina (14 vite më parë)
Flm Megi paskna shume shoqe une ketu hehe paska shume qe paskan lind me operacion, ju flm te gjithave per pergjigje ;)))
(14 vite më parë)
Un te deshiroj sukse te medha edhe te kisha than qe mos te kish frik fare behu burrnesh ndoshta ke pak dhimte por femin do ta kesh ne dor mbrenda mintauve...un nuk jam provu por ne spital keshtu kam ndegjy..klm.
Serina (14 vite më parë)
Wow Dona 1 dhe Eduarda ju falenderoj shume shume, njehere nuk dijsha a me e ba kete pyetje a jo, po shyqyr qe e paskam ba, me keni ndihmu shume, ketu mjeket ma shpjeguan krejt edhe burri po vjen me mu kismet, ketu me thane 30 min krejt kryhet e juve flm shume, Dona e kur e pate marredhanjen naten e pare a pate naj ndryshim a e nive veten ndryshe?
Megi , (14 vite më parë)
un kam lindur vajzen me operacion dhe cdo gje ka shkuar me se miri. gjilpera ne shpine nuk ka asgje te keqe. te mpin ne sekond dhe mund ta shikosh te gjithe procesin. plus edhe qe e mer veten shume shpejt. une per 2 dite u ngrita ne kembe dhe beja punet e shtepise , plaga u mbyll shpejt dhe mund te kesh marredhenie me bashkeshortin per 1 jave. uroj qe cdo gje te te shkoje sa me mire dhe te lindesh nje bebe te bukur dhe te shendetshem
Eduarda (14 vite më parë)
E dashur, besom qe spo du me ta bo qefin, as me te mashtru. Se e di qe sado me te thone une mos u shqeteso, ti prape ke me u shqetesu, se edhe une vet jam ndi ashtu. Por besom qe eshte procedure e mire, ta bejne gjilperen ne kurriz, ne ate moment sduhet te besh ndonje levizje, pastaj mpihesh prej belit e teposhte. Edhe fillon procesi i operimit, bebi del per 5 min, menjerehe, mandej qepja vazhdon per nja 30-45 minuta. E bukura e kesaj eshte se ti e perjeton momentin, e sheh beben menjehere, ta vendosin afer... edhe te nesermen je krejt OK. Keshtu qe besom seshte kurgje AUUU qysh po e bojne... ne Evrope e Amerike me se shumti lindje po behen ne kete menyre, e sa per mjek qe po thu, besom qe jane shume te mire mjeket ne Ks, po sado kudo skamja i ka shti me u bo keshtu si jane... se cfare rastesh kam pa qe i kane nxjerr me sukses, une doren jua jap :))) Suksese ty e dashur :)
Anoda , (14 vite më parë)
Serina qetesohu,a di sa mire kam kaluar me operacion spinal,i kam bere te gjitha punet e shtepise,jam pastru jam fenirat,kam bere make up dhe kam ikur gjiiiithe qef,kam shkuar i kam bere analizat,pas 20 minutash kam hyre ne salle,nuk kane kaluar 8 minuta dhe bebi ka dale,e kam shikuar,kam shkuar larte ne dhome,i kam jap menjehere te pije,te gjithe i kam pasur rreth vetes,pas 24 oreve jam ngrite ne kembe dhe kam filluar procesin normal,dhimbje kur ke kerko qetesues nuk e ndalon gjirin,3 dite kam bere make up pa problem,kam shkuar ne shtepi e veshur dhe e ndrequr,pas 3 ditesh kam filluar punet e shtepise,kur jane be 9 dite nga lindja kam pas mardhenien e pare,jo edhe 1 femije por edhe 10 i bej me operacion aq mire kam kaluar,ndoshta e zgjata por desha te tregoj qe kam kaluar jashtezakonisht shuuume mire,per cka do me pyet
Serina (14 vite më parë)
Flm te dyjave. Ilda un po duhet patjeter me lind me operacion, qiken e madhe e kam lind ne Ks me operacion e ne Ks te marrin ne qafe per tane jeten cfare mjek jane, tash po duhet krejt femijet ketu ne Gjermani me i lind qashtu. Eduarda ti qe paske lind ashtu a munesh me me tregu te gjitha qysh kalove qysh ish te lutem me trego :)
Eduarda (14 vite më parë)
Serina, ti duhet te jesh e lumtur qe do lindesh me epidural, une ashtu kam lind, dhe ka qene shume procedure e mire. Shpresoj qe edhe lindjen e ardhshme ashtu do ta bej, ske pse shqetesohesh e dashur, e gjithe bota tani po e perdore, ende ska ndonje rast te mossuksesit :) Cdo te mire, mendo gjera te bukura qe se shpejti do te te ndodhin :))
Noel Hado (14 vite më parë)
Ai injeksioni nuk sugjerohet shume,edhe kur kryhet merret parasysh nji perqindje mossuksesi,sepse shtylla kurrizore eshte e ndjeshme aty perfundojne te gjithe nervat e trupit.Une nuk kam degjuar rast deshtimi prej saj,por frika egziston.Une mendoj ta provosh lindjen natyrale eshte bukur,nese ti nuk i perballon dhimbjet beje injeksionin.Nese ka arye te forta per operim mos rreziko operohu.Te uroj sukses.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?