Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Konkurs-kujdestare per femije
Pershendetje,
Konkurs pune
Pozita: kujdestare per femije(mosha 1 vjet)
Lokacioni: lagjia fshati ndërkombetar, hajvali
Një familje e mrekullueshme në prishtinë është në kërkim për një kujdestare për fëmijun e tyre 1 vjeçar, me orar te plotë 40 orë në javë.
Karakteristikat që familja i sheh si të rëndësishme janë:
• e ëmbël, entuziaste, pozitive
• e besueshme dhe me pervojë
• e qetë dhe e durueshme
• aftesi të shkëlqyeshme në gjuhën shqipe
• njohja e së paku dy gjuhëve të huaja
• ofrojmë page shumë të mirë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• përkrahja dhe mbështetja e nënës së femijut rreth përkujdesjes ditore
• të jetë komunikative dhe me shkathtësi gjuhësore të shkëlqyeshme, që ti ofrojë fëmiut një zhvillim sa më të mirë
• të inicojë aktivitete të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmiut
• të jetë e aftë të ofrojë mësim përmes lojës më fëmij
Njohuritë dhe kualifikimet:
• diplomë universitare(pedagogji, psikologji, shkenca sociale apo ndonje dege e ngjajshme) e preferueshme
• përvojë ne poziten e kerkuar
• njohja e dy gjuhëve te huaja(angleze, gjermane apo ndonjë gjuhë tjetër)
• shumë e përgjegjëshme dhe serioze
Afati i fundit për aplikim është me datën 20.03.2022
Aplikimi bëhet përmes adresës: dita.Shala111@gmail.Com
Dita Shala (3 vite më parë)
Fjorela Kembora (3 vite më parë)
Si shume kerkoka ,me gjithe keto kerkesa fillo pune ne ministri e jo me thartu trute me femij gjith diten,me gjith respektin por ja keni fut kot ,mami im mban dy binjak por keto kerkesa as neper endrra nuk ia kan kerku
Rumejsa Gashi (3 vite më parë)
Disi shum qudi a? Femija ne kete moshe qe e paske cek 1 vjet shqip e ka zor me fol se ka problem ne theksin e tyne e leje ma gjuhe te huja.
N K (3 vite më parë)
Vajza, se paku dy gjuhe te huaja dmth 3 e 4 e me shume eshte plus hahaha
Miamar Mia (3 vite më parë)
mbase aspirojne qe vitin tjeter ta cojne ne universitet hahs.Gjithesi kam hasur shume dado keto kohe dhe jane shume te pergjegjshme mbi femijen ne kujdestari te tyre,Shumica jane ne moshen e mamit tim dhe ti kerkosh asaj moshe 2 gjuhe te huaja haha eshte tamam cudira shqiptare ,si nuk ka shenuar "kerkohet dhe me njohje ne kompjuter per te hedhur ne te njohurite dhe zhvillimin e bebit "
Vali Shaqo (3 vite më parë)
Me fal po dy gjuhet e huaja per cfare duhen? Me kto kushte qe kerkon ti punon ministre , jo te rri pas nje femije. Pa ofenduar njeri
Vali Shaqo (3 vite më parë)
Me fal po dy gjuhet e huaja per cfare duhen? Me kto kushte qe kerkon ti punon ministre , jo te rri pas nje femije. Pa ofenduar njeri
Orkidea Shahini (3 vite më parë)
Ka mundesi qe eshte paga shume e mire sepse ne fshatin nderkombtar ne hajvali jetojn vetem vip te kosoves ose kengtaret ose biznismenet
Jeta Rina (3 vite më parë)
Miramar mia pajtona me mendimin tend! Me gjithe keto kerkesa qe i ka ba kjo kurr sun e gjen, se ajo qe ka diplom universitare edhe flet rrjedhshem gjuhen shqipe dhe njeh dy gjuhe te huaj nuk shkon me punu si kujdestare po punon dikun ne arsim ose me naj kopsht te femijeve! Ky postim edhe mu me gjithe keto kerkesa mu dok qesharak edhe ndoshta e ka shkru e ka postu veq peer hajgare.
Dorina Tina (3 vite më parë)
Edhe un mendoj qe eshte pak e ekzagjeruar sidomos per femijen 1 vjeq dy gjuh te huaja femijes ne at mosh i duhet te mesoj si per fillim gjuhen e nenes e te tjerat vijn me koh me von , ishalla e gjen qfar po e kerkon .
Miamar Mia (3 vite më parë)
me thene te drejten dikush me aftesi kaq te mira nuk do rrinte gjithe diten pas nje femije por do gjente nje pune ne ministri apo ndonje pune tjtr me kariere dhe pas pune rrinte me femijen e vet ne qetesi.Qesharake,prandaj shqiptaret ikin nga vendi i tyre se keta kerkojne te pa munduren.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?