Ndotja e mjedisit, është një e keqe e madhe për riprodhimin e njeriut. E njohur tashmë si dukuri, një studim e ka kompletuar duke zbuluar për herë të parë lidhjen që ekziston mes saj dhe infertilitetit femëror të grave nën 40 vjeç. Bëhet fjalë për një studim të kryer nga Instituti “Marques” i Barcelonës në Spanjë, i cili arriti në përfundimin konkret se 80% e grave me një cikël të rregullt menstrual, nuk arrinin dot të bëheshin nëna për shkak të zvogëlimit të rezervave të tyre ovariale nga toksinat dhe ndotësit e ajrit. Deri tani, ndotja ishte e lidhur me cilësinë e spermës së mashkullit, por shënimet e fundit studimore treguan se ajo mund të dëmtojë edhe aftësinë riprodhuese të grave.. "Në përgjithësi, ekziston një shkallë e lartë e menopauzës së hershme nga ndotja”, tha studiuesi Teijon Lopez, lidhur me një fakt të tillë. Sipas tij, problemi i të mos bërit dot fëmijë, i atribuohet në 20% të masës së tij, faktorëve të tillë klasikë si trashëgimia gjenetike, kromozomale, ose sëmundjet autoimune, endometrioza, kimioterapia dhe radioterapia. Ndërsa 80% e problemit, i atribuohet dioksinave, pesticideve, tymit, plumbit dhe esencave të hidrokarbureve që përmbahën në ajrin e qyteteve të ndotura.
Sincerisht, ndoshta studimet munden te jene te verteta, por une besoj me se shumti besoj ne zot dhe ne fuqine e tij. Sincerisht, shansat e mija per te mbet shtatzene kane qene shuuum minimale, por pas nje viti martese dashti zoti, pa kontrolla mjeksore pa ndonje trajtim te posacem, pa cikel te regullt, ja ku e kam vajzen shendosh e mir, edhepse kam jetuar ne nje nder qytetet me te papasterta Shkupi.
Vina(14 vite më parë)
Une jetoj ne Madrid edhe e pash ne tv kete studim, po bejne shume studime koheve te fundit, kjo mund te jete e vertete. Te pershendes.