Pershendetje nena, sapo u regjistrova ne kete portal kaq te bukur, doja te beja nje prezantim. Jam Eliza 28 vjece jam nga Laci po jam e martuar me Italian dhe kam nje vajze 7 muajshe qe quhet Anabela, kam studiuar psikologji dhe punoj nje nje qender kunder dhunimit te grave e Bologna Italy, kam nje moter te martuar qe jeton ne Greqi dhe nje vella qe eshte ne Shqiperi se bashku me prinderit... Pergezoj stafin per kete portal kaq human dhe njekohesisht kaq te mrekullueshem qe i vjen ne ndihme te gjitha nenava, dhe ju nena dhe motera te dashura jeni shume te mira qe te gjitha, te jeni mire se bashku me femijet tuaj... pershendetje nga une Eliza.
Ah me falni se kam harruar tju them une emrin e kam Elisabeta ne shqiperi po ngaqe gjer ne shkolle me therrisnin Eliza me ka ngelur keshtu tani, dhe ketu ku rri Eliza me therrasin. Dhe dicka nese ndonje nene apo femer ka nevoje per keshilla psikologjike ne lidhje me martesen, femijen, e per shume faktore apo probleme qe ju mundojne do ju ndihmoja me shume kenaqesi... ju pershendes
Faleminderit lejla dhe imelda, jeni shume te mira qe te dyja. Imelda jo e dashur nuk i kam prinderit ne tirane, rrine ne lac me vellain dhe me nusen e tij, babai ka punua shume kohe ne komisariatin e policise se lacit e tani eshte ne pension e ndersa nena punon mesuese kimi-biologjie po ne lac,
Pershendetje eliza. Une jam lejla nga shkupi, por e martuar ne qytet tjeter te maqedonise - gostivar. Punoj si perkthyese ne komune, por jam edhe bej disa pune tjera me kerkese te kryetarit te komunes. Nje nga ato pune eshte edhe koordinatore e komisionit per te drejtat e burrave dhe grave, ku shume here kemi punuar edhe projekte kunder dhunes. Kam nje vajze 5muaj e gjysem dhe quhet elza. Besoj se do te gjejm shume tema te perbashketa ketu. Ju uroj gjith te mirat ty dhe familjes, nje kiss per princeshen e vogel.
Pershendetje eliza,une jam imelda dhe jam 30 vjece.Jam nga tirana dhe jam martuar me nje djale shkodran.Kemi dy djem frenki 10 vjec dhe martini 8 muajsh.Kam studiuar ekonomik dhe me pas juridik si dhe master ne te drejte penale.Punoj ne policine e shtetit si juriste por tani jam me leje lindje.Te uroj mireseardhjen ne kete portal.Nese me lejon desha te tpyes mos kan gje prinderit e tu nje lokal ne tirane?Se me duket se jemi takuar njehere bashk aty,nese je e njejta kuptohet.
Pershendetje rina une kam universin e kam kryer ne tirane ne universitetin ufo ne degen psikologji sociale ku edhe jam diplomuar, pastaj kam bere 2 vjet praktik dhe mesime ne universitetin padova ne formimin pas universitar ne sektorin psikologji e pergjithshme dhe psikologji klinike dhe dinamike dhe kam bere,dhe bej akoma seminare me dr lorenzo infelice ne via di coetiella bologno.. Per momentin punoj ne profilin si psigologe sociale ne nje qender sociale ne ndihme te grave te dhunuara.. Qofsh mire e dashur
Pershendetje Eliza. Mire se erdhe, edhe une jetoj ne Itali dhe studioj, po ti ne cfare universiteti ke diplomuar, edhe une zoteroj gjuhen italiane, ciaoo buona serata.
pershendetje te gjithave, jeni shume te mira, pershendetje stela dhe une kam nje moter ne Grecce rrin ne Mykono me familjen e saje, kam qene ne vere ne plazh, ishte mjaft vend i bukur, ju,uroj shume lumturi gjithave jeni shume mikpritese...
pershendetje eliza.mireseerdhe.une quhem stela,25 vjece. nga vlora.kam nje djale 7 muajsh.kam mbaruar studimet e larta ne vlore per gjuhe te huaj anglisht.jam martuar me nje djale nga fieri dhe jetojm ne greqi.
faleminderit shume.une anglishten e zoteroj me mire se italishten,ne shqiperi e kam mbrojtur anglishten ne shtet,ndoshta duhet ta mbroj dhe ketu.flm dhe nje here.
Po Ilva kam mbaruar kurs dhe jam diplomur ne zotrimin e gjuhes italiane, patjeter qe duhet te zoterosh mire gjuhen sepse kudo qe te kerkosh pune do te kerkojn te dish Italisht dhe Anglisht dhe diplomen ose masterin qe te ka dhen universiteti ku ke kryet shkollen ne degen e Psikologji Sociale, uroj te te kem orientuar sadopak e dashur..
sa mire,me motivon kjo qe thua.Edhe une do mundohem ti ndjek ato qe duhen,kur te me rritet pak bebi.Edhe dicka tjeter te lutem,une gjuhen e flas,edhe pse nji vit komunikoj pa problem por mendoj se duhet nivel me i mire per te punuar diku ne profilin tim,ti ke bere ndonje kurs per gjuhen italiane?
pershendetje Ilva dhe une ne shqiperi kam studiuar ne Tirane, kam bere dhe ketu disa here seminare dhe praktike, dhe tani kam 2vjet qe punoj ne nje qender kunder dhunimit te grave, te uroj qe dhe ti se shpejti te gjesh pune...
pershendetje,edhe un ne itali jam.Kam studiuar pune sociale ne shqiperi ,ktu me thone qe njihet shkolla,shpresoj te gjej ndonje pune ne profilin tim edhe pse veshtire.Ti ku ke studiuar?
Përshëndetje eliza, mirë se erdhe në këtë portal,vajzen e paske shumë të bukur, inshallah është me jetë të gjatë dhe të lumtur përgjithmonë.Gjithë të mirat.
pershendetje eliza dhe njekohsisht mir se erdhe....paskeni nje bebushe shum shum te lezetshmeee me jet te gjat ishallah..edhe un jam ne italy po qenkemi shum larg heheh..
Pershendetje nena, sapo u regjistrova ne kete portal kaq te bukur, doja te beja nje prezantim. Jam Eliza 28 vjece jam nga Laci po jam e martuar me Italian dhe kam nje vajze 7 muajshe qe quhet Anabela, kam studiuar psikologji dhe punoj nje nje qender kunder dhunimit te grave e Bologna Italy, kam nje moter te martuar qe jeton ne Greqi dhe nje vella qe eshte ne Shqiperi se bashku me prinderit... Pergezoj stafin per kete portal kaq human dhe njekohesisht kaq te mrekullueshem qe i vjen ne ndihme te gjitha nenava, dhe ju nena dhe motera te dashura jeni shume te mira qe te gjitha, te jeni mire se bashku me femijet tuaj... pershendetje nga une Eliza.