Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjuha e bardhë tek bebi

Pershendetje nena. Doja tju pyesja nese ju ka ndodhur qe bebet tuaja ta kene pasur gjuhen e bardhe dhe cfare keni perdorur? Une vajzen e kam 2 muajshe dhe mendoj se ka siklet se e nxjerr gjuhen jashte gjate gjithe kohes :)

Riola ... (14 vite më parë)
Deni Deni (14 vite më parë)
Dhe vajza ime qe kur ne ditet e para kur lindi e kishte gjuhen e bardhe, ne ate kohe nuk i vura rendesi shume sepse mendova se e kishte nga qumeshti dhe do ti pastrohej, por vazhdoi gjate ashtu dhe kjo me shqetesoi, keshtu qe i bera nje urokulture te feces dhe me doli me myk, mjekja me dha si mjekim fugostatine per 10 dite, por ka dhe gel oral per ta lyer gjuhen por mbas pastrimit me uje dhe sode, do te rekomandoja ti beje nje analize pasi ajo ta percakton sakte per te mos ecur me supozime, mbas mjekimit vajza ime se ka me gjuhen te bardhe, te uroj gjithe te mirat.
Loreta Lori (14 vite më parë)
pershedetje riola djali im e ka pas kete problem nonstop kur ishte bebe dhe mjekja gjithmon me kshillonte qe sa me shum me ja pastru qe mos me ju ba pasi qe i jep veshtersi edhe me pi qumshtin, nganjeher edhe nuk pin mjaftushem kur te ka gjuhen e bardh mu me ka pershkru mejkja nje mast thirret Daktonal me ja ly gjuhen mirpo as ky nuk i ndihmojke prap ju perseritke e nejta gje, pastaj vet mjekja tha po te kesh mundi me gjet uj te dudave spo e di a po e kuton dudi eshte frut dhe langu i dudit ish shum i mire per kete problem dhe une e vizitova ni barnatore bujqesore popullore tek ne ne prishtine ka tek ti sdi aty gjeta uj te dudit ishte 3 euro nje kuti dhe ata ja jepsha nga nje lug masi pijke qumsht dhe beso qe ka qen i vetmi ilaq qe e ka sheru gjuhen dhe nuk ju ka perserit ma. Kete pervoj e kom nda edhe me shkum nena te reja qe ekan pas kete problem dmth disave edhe ju kam ble vet uj te dudit dhe te gjitha kan pas sukses. Shpresoj se te kam ndihmu edhe ty
Rona.k. (14 vite më parë)
Pershendetje Riola! I uroj shume shendet vajzes suaj fillimisht, e sa i perket shqetesimit tend po te tregoj pervojen time. E kam vajzen tani ka mbush 5 muaj dhe kur ishte 2 muajshe i eshte bere gjuha e bardhe ashtu edhe une kam provuar me garze dhe nuk ka funksionuar, pastaj me rekomandim pediatres kam perdor pikat Nystatin dhe ato nuk kane funksionuar pastja kam perdor Daktanol gel me te cilin kam lyer thithat pasi e ushqej me gji dhe ka pas sukses per 5 dite i eshte hjekur e tera. Por ju konsultohuni me pediatri/en tuaj fillimisht pastaj vendos si te veprosh. Sidoqofte te uroj gjithe te mirat.
Vina (14 vite më parë)
Kur bebeve tju behet gjuha e bardhe dmth ka myk te gojes, une per djalin tim kam perdor nystatin, ti patjeter duhet te kontaktosh me pediatrin, gjitha te mirat.
Riola ... (14 vite më parë)
faleminderit gona dhe edlira,,,dje kam ja kam bere me garze (sipas mendjes time dhe fshehurazi se thash po te me shohe njeri do thote paska rreshkit nga binaret), e mbeshtolla garzen tek gishti tregues dhe ja vura tek gjuha, ajo e levizte gjuhen sikur ta dinte si ta levizte ;) dmth nuk e bezdiste perkundrazi mendoj se i pelqente,,por garza nuk kishte copeza te bardha sepse perdora nje garze te kuqe dhe mendova se nuk kishte rezultat. por do ja provoj prap meqe funksionon..ju pershendes
Enida Bajraktari (14 vite më parë)
prsh Riola. Gjuha e bardhi i jep veshtiresi bebit edhe kur ushqehet. Merr nje garze te paster, lage me kamomil dhe pastroja gjuhen vajzes me te . kujdes mos ta vrasesh, por edhe nqs e vret ndokun mos ki merak se i kalon pa problem. Keshtu kam vepru vet me vajzat e mija, edhe sot qe gati po bejne 5 muaj ju pastroj ne kete menyre se ju behet shpesh prej biberonit.te uroj gjithe te mirat ty dhe vajzes
Gona Isa (14 vite më parë)
po djalit tem j ka pas ba e kur e pyta mjeken me tha qe cucllen ndrerroja edhe kur tja japesh tjetren e ban me uj te tharpt ose me limon edhe ja vnon ne goj, po un ja kam ba me limon, provoje me limon edhe ti leng limoni pak ja ben nese nuk i ndimon ateher pyte mjekun te tregon se qfaar mi perdor..
(14 vite më parë)
Atehere pra me mire kontaktoje mjekun, ose ndoshta nenat e tjera kane pervoje dhe din me te ndihmu me mire.
Riola ... (14 vite më parë)
louise vajza nuk me vjell shume, pas cdo vakti e lej te beje gromesine dhe nuk ma nxjerr qumeshtin vec ne raste te rralla. une e ushqej me aptamil 1. une kam takim te mjeku me dt 16 po mendova mos me prit deri ateher se po shof qe ka pak siklet.. te falenderoj per pergjigjen );
(14 vite më parë)
Po e ka pas, kur villke, nuk i kam perdore asgje sepse e ka pasur se villke shpesh. Mirepo nese te duket se nuk e ka nga qumeshti ose vjella, shiko mos e ka kepurdhe e gojes (soor)... Une ne kohen kur e ka pas gjuhen e bardhe kam pas kontrolla te rregullta per shkak te vaksinave, edhe mjekja nuk ka thene asgje, bile nese nuk gabohem, kur ka dasht me u vertetu a po e vjelle qumeshtin e perpunuar apo jo, ja ka shiqu gjuhen a e ka bardh, edhe ka thene mos u bej merak, se e perpunon dhe e kthen tepricen.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?