Ne lidhje me femijet autist
Pershendetje te dashura, e kam djalin edhe dy muaj i ben 3 vjet. Nuk flet ende veq mama baba ama ma. Eshte shume i zgjut si femije, mirepo i ka disa teke qe une i quaj. Kur e dergoj per kontroll te pediatri qan shume dhe nje dite pediatrija e tij me tha dergoje te psikologu se me duket me shenja autike. Djali dmth si shenja i ka kto, nuk flet ende nuk pershendet me dore, kur e therrasim her pergjigjet her jo, shiqon anash ama kur i them shiqoje mamin ne sy me shiqon. Eshte shume i shoqerushem teper diqka, edhe ne rruge kur sheh femije inkuadrohet me ta te luaj. Ne kopsht e dergoj rrin mire han buke mire luan me fmije mire, une e fajsoj pak telefonin qe ka shiqu shume. Lodrat didaktike i zhvillon shume mire, deri para vaksines se 1 vjetorit ka dite shume sende pas vaksines pati temperatur tri dite 39 grade e mundoj shume edhe filluan ndryshimet. Sgjohet naten qan shume e marr afer ndalet. Me gisht nuk ka kerku deri vone e tash po, vet han buke dmth eshte i shkathet shume . Qka mundesh te me thush ne lidhje me kete rast
N K
(4 vite më parë)

