Pershendetje nena. Jam shume e shqetesuar per nje problem qe ka vajza dhe do te doja te dija nese keni patur rast te tille. Vajza ime kur ishte dy muajshe beri nje eko koksofemorale per eshtrat e legenit. Ekon e rekomandoi pediatri si eko rutine qe u behej bebeve vajza. Ne kete eko dr rekomandoi perseritje pas nje muaji. Sot i bera serish eko dr tha ka nje problem beme grafi dhe pediatri tha qe vajza ka disfasi te hipseve dmth kocka e djathte mund te levizi dhe kjo rezulton ne ecjene femijes duke caluar kur rritet. Ne fakt vajza ka dhe nje shenje tjeter te byca ne fundin lart te byces nuk e ka te drejte po te kthyer hark djathtas. Ortopedi rekomandoi perdorimin e pelvic bandage si tip fashosh qe vishen bebet qe tu rrine kembet hapur. Kjo deri sa vajza te behet 6 muajshe. Nese nuk xgjidhet me kete do behet operacion. Jam shume shume e merzitur pasi eshte bebi i pare ne fis keshtu. Ju lutem nese keni degjuar per raste te tilla me jepni nje keshille.
Rea as une nuk kam ndonje rast te tille ne familje,kur e dergova tek ortopedi e pyeta se mos gjate lindjes e kan kaur keq ai me tha jo,por tha ne barkun e nenes nuk e ka zene poziten si duhet.shume mire qe qenka vajza e vogel i kalon me shpejt, mos u merakos se do ti kaloj.une kur me tha tia vendos ato breket fillova te qaja e ndjeva veten fajtore,mirepo vajza meqe ishte e vogel as qe i verente bile, te pershendes
Eliza dhe nje pyetje se jam habit vajzes qe i ka ndodh se ne nuk kemi asnje rast ne fis dhe ortopedi nuk i jipte arsye thoshte vetem qe e ka nga lindja. Po vajza jote nga lindja e ka patur?
Flm te gjithave per pergjigjet. Jam me e qete tani qe degjova qe ka patur sherime. @Eliza. Ne pamje te jashtme nga kembet nuk ka ndryshim,ndersa per bycen qe e ka te anuar une ia thashe pediatrit qe kur ishte tre javeshe vajza po ai me tha seshte gje. Po shyqyr qe e kapi tani mjeku i ekos sa eshte goca tre muajshe se po te ishte mbi 6muaj do behej operacion.
Rea une kur mbushi vajza vetem 3 jave me dukej se njera kembe nuk ishte ne rregull dhe menjdhere kontaktova ortopedin,kur e vizitoi ai konstatoi se vajza nuk e kishte zene poziten mire ne barkun e nenes dhe si pasjoje kerdhokula e djathte nuk ishte zhvilluar si duhet,ai me preferoj qe 6 jave tia mbaj breket(rripat) dhe kur e dergova pas 6 jave tha qe eshte permiresuar dukshem dhe tani ia mbaj vetem naten dhe gjate ketyre diteve do ta dergoj ne kontroll prape.ortopedi me tha se ke pas fatin qe e ke vrejt heret dhe vajza sdo te kete asnje problem keshtuqe une te kisha rekomanduar qe te percjellesh keshillat e mjekut ortoped dhe vajzes do ti kaloj shume shpejt,te pershendes shume
Pervecse ti falenderohesh teknologjise dhe kohes qe jetojm, nuk ke azgje per tu merzitur, bile je me fat qe jeton ne kete kohe.Ne familje kam 2 raste.Tezen e cila eshte 50 vjecare dhe sot nuk mundet ti bej as 2 hapa sepse prindrit nuk e kan trajtuar problemin fizik te saj, dhe rast tjeter e kam vajzen e kusherires e cila nuk e ka mbajt deri ne muajin e 6 por e ka mbajt mbi 1 vjet apratin ne kuka.Raste ka plot, e dhimbeshme per beben nuk eshte, perkushtoju vajzes deri maximum ta kalooj me sukses trajnimin.
(14 vite më parë)
Rea, raste te tilla si e femiuttende ka me mijera. ka te beje dhe me trashegimi po dhe mundet femija vetvetiu ne bark te nenes gjate jevizjeve te i nxjerre nga vendi(kukat). ne kosove eshte obligative si tek bebet meshkuj po dhe ato femer te behet eko e kerdhokullave. une kam pare raste te tilla dhe me breket qe jane te posaqme per kete eleminohet ky problem kur eshte i vogel. dhe secila nene mund ta dalloje femijun qe kerrdokullat nuk i ka mire, kur shtine kembet e femijes ai ndjen dhimbje kur ja leviz ndjen dhimbje e keshtu dhe shpesh disa nena i ngaterrojne keto dhimbje te qajturat e femijes me ato te ngerqeve. mos u beje merak do i kaloje vajzes kjo posa te kete mbushur 6 muaj. ndersa kur rritet veshtire eshte te permiresohen dhe do qaloje
Mehreme meqenese kete problem e ka patur burri jot doja te dija po femija jot e ka kete? Sepse dua te di a kalohet nga prindi te femija? po mendoj per femijte e vajzes kur ti kete:)
Rea ti gezohu qe asht problem qe e ka edhe zgjedhjen edhe qe ska kurfar pasoje kur sherohet,,,,po ato nana qe kan fmije me naj smundje qe ska sherim, vajza jote ka veq ni problem tvogel qe i kalon mas nji kohe edhe ska me tu kujtu ma kur rritet. Shendet vajzes e ty.
Rea une sot e lexova shkrimin tand, edhe te them mos me u shqetsu shume. Burri im kur ka qene i vogel e ka pas ket problem, i ka mbajt nji kohe rripat (ne gjuhen mjeksore se di si ju thon, popullorshe rripa ju themi nKosove), edhe kur i ka ardh koha me hec qe tregon vjerra ka pas raste me rripa asht qu ne kam ka ec. Tash asht shume mire, dmth as qe ka me u vrejt vajza jote qe e ka pas najhere at problem. Fakt qe asht te vajzatma e shpesht kjo, se e kemi pas ni rast te ni vajzes se fqinjes tone, edhe Rea hiq ma larg se dje e pash me syt e mij vajzen , ish dal me nanen e vet me hec. Kshtu qe filloja ti terain menihere edhe mos u merakos se permiresohet totalisht vajza. Suksese.
Per femijen qe une kam degjuar eshte vajze dhe ajo pas moshes 2 vjeqare eshte operuar ne dy kokerdhokullat dhe akoma eshte ne terapi fizikale ,po mjeket kane thene qe do te kete sukses.Po vajza jote eshte akoma e vogel dhe une besoj qe suksesi do te jete shume i madh me ndihmen e zotit.Filloji sa me pare trajtimet e rekomanduara te ortopedit
Flm hana per infon. Doja te te pyesja ai djali qe ke degjuar calonte? Po pas operacionit pati me probleme? Se di po jam shume shume e merzitur pasi nuk e kuptoj si ka ndodhur pasi nuk raste ne fis.
Displazia kokso-femorale
Është sëmundja më e shpeshtë kongjenitale e skeletit, e karakterizuar nga paqëndrueshmëria e artikulacionit për shkak të laksitetit të kapsulës artikulare dhe legamenteve që rrethojnë artikulacionin apo për shkak të displazisë së lindur të folesë acetabulare. Vërehet një keqformim i kërcit acetabular dhe kontrakturë muskulotendinoze rreth artikulacionit. Ndryshimet në kocka dhe indet e buta tentojnë të rëndohen me kalimin e moshës dhe kthehen në permanente nëse sëmundja lihet pa trajtim. Vetëm në 2% të rasteve ka një dalje të mirëfilltë të kokës femorale nga foleja acetabulare. Sëmundja është mjaft e shpeshtë në vendet që lagen nga deti Mesdhe, (rreth 10 në çdo 1000 fëmijë) dhe seksi femër preket rreth tre-katër herë më shpesh se meshkujt.
patologjite pediatrike displazia kokso femorale
Simptomat: Për fat të keq displazia zhvillimore koksofemorale nuk ka shenja të dukshme klinike në të porsalindurit e për këtë arsye të gjithë neonatët duhen vizituar klinikisht për praninë e laksitetit të artikulacionit koksofemoral.
Pas moshës së ecjes ajo manifestohet me çalim, që është edhe shenja më dramatike e që tregon se diagnoza është shumë e vonuar.
Disa shenja alarmi si asimetria e palave të lëkurës apo një kufizim i hapjes së kofshëve në bebet e muajve të parë të jetës duhet të na bëjnë që fëmija të vizitohet sa më parë nga specialisti ortoped.
Diagnoza: Në ditët tona i një rëndësie të vëçantë është egzaminimi ekografik i artikulacionit koksofemoral, i cili përveçse është krejt i padëmshëm lejon studimin perfekt të indeve të buta duke u bërë mjeti kryesor i parandalimit të kësaj sëmudjeje në të gjithë botën. Pas muajit të tretë të jetës radiografia e legenit na jep të dhëna më të sakta. Të dy testet duhet të interpretohen nga specialistë me përvojë të madhe.
Terapia: Konsison në vendosjen dhe mbajtjen e kokës femorale në brendësi të acetabulit dhe varet jashtëzakonisht nga mosha në të cilën fillohet. Në mosha të vogla dhe raste të lehta do të mjaftonte përdorimi i \"pelenave\" apo jastëkëve të posaçëm për disa muaj. Në rastet e luksacioneve apo kur sëmundja diagnostikohet në moshë të madhe, mjekimi bëhet më i vështirë dhe kalon përmes imobilizimeve në gips dhe/ose ndërhyrjeve të vështira dhe mjaft impenjative në indet e buta apo kockat e legenit.
Pershendetje une kam degjuar raste me displazi te kokerdhokullave ,po per fat te keq ai femije eshte zbuluar ne moshen mbi 1 vjeqar dhe ka qene e nevojshme qe te operohet .Ti mos u merzite se trajtimi me kohe i ketij problemi mund te tregoj rezultate te sukseshsme .Fillo me trajtimin e pare qe te ka rekomanduar mjeku me bandage pelvic dhe shpresoj qe do te kete sukses
Pershendetje nena. Jam shume e shqetesuar per nje problem qe ka vajza dhe do te doja te dija nese keni patur rast te tille. Vajza ime kur ishte dy muajshe beri nje eko koksofemorale per eshtrat e legenit. Ekon e rekomandoi pediatri si eko rutine qe u behej bebeve vajza. Ne kete eko dr rekomandoi perseritje pas nje muaji. Sot i bera serish eko dr tha ka nje problem beme grafi dhe pediatri tha qe vajza ka disfasi te hipseve dmth kocka e djathte mund te levizi dhe kjo rezulton ne ecjene femijes duke caluar kur rritet. Ne fakt vajza ka dhe nje shenje tjeter te byca ne fundin lart te byces nuk e ka te drejte po te kthyer hark djathtas. Ortopedi rekomandoi perdorimin e pelvic bandage si tip fashosh qe vishen bebet qe tu rrine kembet hapur. Kjo deri sa vajza te behet 6 muajshe. Nese nuk xgjidhet me kete do behet operacion. Jam shume shume e merzitur pasi eshte bebi i pare ne fis keshtu. Ju lutem nese keni degjuar per raste te tilla me jepni nje keshille.