Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Udhetimi me vetur
Pershendetje nana shpresoj qe jeni mir dashta me ju pyete ju qe keni udhetu per kosov me makine edhe me fmije 2 vjeq si ja keni dal se djali jem hiq ska qef me nejte ne karrike. E vete kemi me udhetu 2 dite jam tu ja bajte gajle eshte hera e pare qe udhetojm me vetur..nuk po kam ide si me ja bere edhe me ushqimin faleminderit
(4 vite më parë)
(4 vite më parë)
Habibe po edhe un mendova ni pregadite diqka tani ku te nalum me ja nxeh pak ushqimin...inshallah kalojn mir se shum gajle valla shum faleminderit
Habibe Krasnik (4 vite më parë)
Shum mir masi udhton me burrin bashk, besoj qe ke me kalu mir.. un edhe me te vogel e kam pas vajzen kur kemi udhtu ka qen 8 muajshe, nime esht lodhsi por ne gjdo her pushojm ni nat ne hotel ne Austri.. e sa per ushqim ja mer qato qe ja jep edhe ne shtepi.. kur te ndaloni per me mbush kerin me karburant mundesh me ja nxeh ushqimin djalit.. mos haro barnat mi pos me veti.. rruga e mbar ishalla knaqesh me familjart..
(4 vite më parë)
Melosa jo as un sguxoj me ble buk kerkun ani sidomos per djal qe jam teper asi tipi i dhante mas fmijes hahaha..po mas mirit mu nal dikun pak se veshtire ton kjo rrugee pa pushu mir..inshallah edhe ju merrini mir e na run zoti
Melosa Aliuu (4 vite më parë)
Erta une veren e kalume kam udhetu me kerr shtatzan kam ble buk gjate rruges jam helmu shum keq Zoti madh mka ndihmu ne Slloveni pata mbet tkisha preferu mos me ble buk gjate rruges ma mir diqka me vete edhe sivjet kismet du me kerr me shku e kam qiken po patjeter qe me u ndal ni nate dikun po kem nevoj edhe na vet me pushu pak e le fmija besoj qe me pushu ni nate dikun shume ma mir kalon. Sa tja bajsh gajle ma leht kalon.
(4 vite më parë)
Miamar po thash edhe ti marre naj tersher naj keks bile me hanger diqka edhe pse qite kohen e fundit hiq spo han teper o zajfte shum faleminderit
(4 vite më parë)
Sea po ende ne gji po shpresoj qe ka mu kan i qete se shum gajle eshte hera pare qe po udhtojm kaq gjate e kogja gajle po shpresoj qe kalojm mir inshallah shum faleminderit
(4 vite më parë)
Dorina edhe ne po mendojm mu nal pak ne kroaci me pushu se po mu dhimet djali..po kam edhe ipad edhe frigorifer te vogel veq ky djali jem shum o asi fmije qe nuk han gjithqka po ja baj gajle...Shum faleminderit inshallah
(4 vite më parë)
Habibe jo kem me udhtu me burrin po prap rruga e gjate shum po ja kam gajle faleminderit shum
Sea Sea (4 vite më parë)
erta un e di qe e ke ende ne gji zakonisht kta qe jan ne gji i ze gjumi ngji un sa her kam udhtu i kam.majt ne gji edhe pse asht fjala psh prej prizrenit deri ne durres jo ma larg edhe i ke ato frigoriferat e vegjel.siq te paska than dorina diqka naj frutek naj jogurt ja.mban aty e naj shtapiq me veti se mw fmi pak veshtire shurupat po.ashtu ja mban krejt aty ne frigorifer edhe motra jem nga zvicra me.4 fmo vjen me kerr
Miamar Mia (4 vite më parë)
se ma kujtoi Dorina persa i perket ushqimit kam pas marre ca tubeta te gatshme me kos frutash ose perime+fruta sepse ruhen me gjate.mbaj qese per te perzjerat
Dorina Tina (4 vite më parë)
Erta kunatat e mija udhetojn me femij ne ket mosh por edhe me te vegjel nga zvicra ne kosov dhe kalojn shum mir , eshte mir me pas diqka ipad me ndonje program me shiku diqka ndonje film qe me i kalu koha femijes pak diten po besoj qe edhe flejn me shum rruges se lodhen , kunata e vogel shpesh ndalet me flejt ne kroaci ne ndonje hotel per nje nat se i ka dy femij e thot gjynah se smunden me flejt mir ne vetur, un pervoj skam ende me femij me udhetu , ushqimin ne e marim gjithmon me veti se kur ndalon me ble diku kemi frik mos po na ben dem a eshte e fresket a jo , ndonje kifle rruges mundesh me ja ble tash spo di djali a i han te gjitha ? Nese ki frigorifer te vogel me mar me veti e aty vendos ndonje jogurt a diqka qka don djali dhe rrin e ftoft nuk te prishet se nonstop smundesh me u ndal rruges per me honger e me pi nuk ki mundesi se pompat e benzinit ndonjeher sjan aq afer apo marketet afer autostrades , ishalla shkoni mir e kaloni mir
Habibe Krasnik (4 vite më parë)
Si vete e dashur? Se ndoshta edhe ste kuptova mir.. ke me udhtu vetem ti e djali.. apo ke edhe bashkeshortin me veti.. nese je vetem me djele nuk e kisha preferu gjeth at rruge te gjate.. se djali qenka i vogel.. e nese je bashk me burrin at her sbesoj qe ke me pas te veshtir.. edhe pse nuk esht leht.. gjitha te mirat
(4 vite më parë)
Shum faleminderit se shum gajle po ja baj diten hiq srrin se prap naten flen
Miamar Mia (4 vite më parë)
te njejtin probl kam dhe une,e kam mbajtur djalin 16 muajsh ne preher se nuk me rinte ne soxholino,mbaj ujin afer farcoleta te lagura te thata dhe ndonje mbulese per tja hedh nqs e ze gjumi.Kam ecur avash.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?