Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Një ngjarje jo e këndshme!

Pershendetje nena doja te ndaja me ju nje ngjarje qe shikova sot dhe qe me ngeli pike ne zemer, kur po shkoja ne supermarket me vajzen, para deres se supermarketit ishte ulur nje grua lypse se bashku me vajzen e saje qe mund te ishte 2-3 vjece dhe vajza e vogel me ato rrobat e grisura dhe floket e pakrehura kishte zgjatur doren e vogel dhe po priste qe dikush ti falte ndonje monedhe, aty kaloi nje zonje me disa shoqet e saje qe po ngisnin nje makine, dhe i beri me shenje lypses nga rruga qe te afrohej dhe vajza e vogel u ngrit dhe vrapoi drejt kesaj zonje dhe kjo 'zonja' zgjati doren nga dritarja e makines dhe i dha nje leter cokollate dhe i tha ta hidhte te koshi i mbeturinave, dhe filluan duke qeshur te gjitha dhe i dhane gaz makines dhe iken... O zot sa keq me ka ardhur ta shihje vajzen e vogel sa u merzit hodhi letren e cokollates dhe shkoi te nena saje, kisha ngelur si e shahtisur dhe shtrengoja dorezat e karroces se vajzes time, hyra ne super market dhe ju betohem qe kam blere cfar me ka kapur dora embelsira, lengje frutash, biskota, cokollata, dhe kur dola ja dhashe vajzes se vogel dhe e putha ne balle, nena e saje filloi nga uratat dhe falenderimet dhe i rrjedhen lot nga syte, i shtrengova doren shtyva karrocen dhe u largova.. Ne te vertet jam karakter i forte ne punen qe bej degjoj shume histori te dhimbshme dhe mundohem qe ti ndihmoj njerzit me gjithe shpirt, ne cdo histori ne cdo problem te te tjerve mundohem te gjej veten, po te kjo ngjarje qe shikova sot me ngeli ne mendje ter diten, perse njerzit jane kaq te lige me njeri tjetrin, pse egzistojn persona kaq keqedashes dhe qe tallen me dhimbjen e te tjerve, nuk eshte leku qe e ben njeriun nuk eshte paraja lumturi e perjetshme, cdo njeri te njejtin fat si te gjithe do kete ne perfundim, te gjithe dy metra vend do marrim kur te vdesim, ama ca i kushton njerzve te jene shpirtmire ne kete jete.. Jo te jesh psikologe e thjesht me 4 vjet pune po te jesh dhe me 40 vjet pune nuk e kupton dot thelbin e psikologjise se jetes se njeriut.. me falni qe u zgjata kaq shume te dashura nena e motra, vetem nje gje do ju deshiroja ta keni shpirtin e mire dhe te jeni vetvetja.. Ju kam shum xhan qe te gjithave..

Eliza M (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Pershendetje Nuk di se qka te them vetem se ata njeri qe dalin ne rruge , ata qe dalin vet apo dikush ua imponon jan njerez qe kan halle se bje njeri qe e ka jeten e mire nuk del ne rrug. Zoti i ndihmoft
(14 vite më parë)
Po e kepërdorin këtë, ndoshta sigurish që ka nevoj për para ai që lyp, por po dalin shumë të till dhe nuk po ju beson njeri....Vet i kam par unë që me një kombi ka ardh një njeri me plot njërez, fëmije dhe i ka lën dikun, ata jan shprëndar dhe kan filluar të lypin, nuk besoj që ata kan pasur nevoj për gjë....këtë gjë po e keqpërorin sepse kam shumë raste të tillla që kan nevoj për ndihmë dha tani njërzit nuk po ju ndihmojnë fare....Ty Allahu të shpërbleft gjithmonë e dashur, të kesh jet të lumtur me familje.
Liza Z (14 vite më parë)
Eliza fatkeqesisht ne vendin ku jetoj shoh shume raste te tilla,kur shoh nje femije qe zgjat doren dhe kerkon te holla me keputet shpirti, menjhere e paramendoj vajzen time ne ate gjendje dhe me qan zemra per ata femije.fatkeqesisht qe ka njerez te atille qe edhe tallen me vuajtjen e tjetrit sikur rasti qe permende ti.une sinqerisht te pergezoj per veprene mire qe ke bere sepse te gezosh dhe ta besh te buzeqesh nje femije ne nevoje nuk eshte gje e vogel.
Jeta . (14 vite më parë)
E dashur kjo eshte jeta.Jetojm ne kapitalizem, kapitalizmi i ka te mirat qe behemi te pasur dhe te keqijat si ajo qe ke pare ti sot.Dhe nje fjale thote keshtu get rich or die trying.Edhe mua me vjen keq por realiteti eshte kjo.
(14 vite më parë)
Pershendetje te gjithave.Vertet ka njerez te till qe te vjen per te vjell nga ta,skan turp skan send sposedojn asgje te vetme pos epsheve te tyre dhe paras.Ata thjesht nuk kane njerezi.Pejgamberi alejhi selam ka then kur nje njeri e humb turpin ateher le te bej qfare tedoj. Qfs e ke humb turpin ateher dmth ske asgje,je nje hiq.Allahu na permiresoft ja Rrabbi se vertet per me qajt me erdh nga kjo ngjarje kaq prekese.Un ni dit jo me nje lypes por me nje femij qe ishte me duket rome ishte te mjeku per te ber analizen e gjakut,edhe ajo mjekja qe merte gjakun i bertiste atij,un isha jasht dhomes e ndegjoja ishim te gjith aty edhe u quditem me veprimin e saj,i tha djalit te vogel i cili ishte ne preher te babes se vet ,aaaaa po rrin urt a ta shtina gjilponen ne kry.khuuuuuuuuuuuuuu merdh siklet i madh i pyta te tjeret qe ishin aty a e ka ai femij baben aty ku e ka prindin tha ja aty eshte bashk me te kur e pash ai sreagoj aspak si tha asgje mjekes oo ZOTTTTTt veq e dorzova ate qekisha per te dorzu edhe u largova nga ai vend qe ma trazoj shpirtin me sjelljen e saj.
Deni Deni (14 vite më parë)
Eshte vertet shume e dhimbshme kur mendon se ka njerez qe jetojne shume shume mire por ka dhe njerez qe jetojne shume shume keq, zoti i ndihmofte se njerezit jane bere vertet te pa ndjeshem.
(14 vite më parë)
o zot letren e that ja ka dhen cnncncnnc pa koment
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
me vje mire per sjelljen tende te hijshme...nderkoh denoj nje sjellja aq banale aq poshteruese,nuk duhet habitur se me femij veprojn ne shum menyre keqtrajtuese..dhune ne shume aspekte me e keqja se femijet nuk kane mundesinper tu mbrojt ose siguru jane qenie e pafajshme...e per ato femra te atij niveli tuuuuuuurp....
Selma Dijar ♥♥♥ (14 vite më parë)
eliza shum e prekshme paska cen si ka mujt asaj vajze me ja boe keshtu ne po mudohemi me at rreskun ton me i ndhmue ndojne njeriut e lere me i bo ashtu kec femijes por vetem aj njeri ce nuk ka ndjenja ja bon ndokujt ashtu por mir paske vepru sado pak e paske gezue at engjull inshalla zoti te gjth femijet i gezon me rreskun e vet te pershedes shum
Eliza M (14 vite më parë)
Shum faleminderit Nita, ju betohem qe nuk e tregova kete histori ku isha deshmitare per te treguar se sa mire jam, po thjesht qe ne rradhe te pare jam qenie njerezore ne rradh te dyte jam femer dhe ne rradh te trete jam nene, kam nje zemer ashtu sic kemi te gjithe dhe neper trup me rrjedh gjak dhe jo uje.. dua qe te kuptoni moralin e kesaj ngjarje dhe duke ditur moralin na ben te ndjehemi te gjithe te njejte dhe te barabarte me njeri tjetrin..
(14 vite më parë)
Zoti ty te shperblefte e at grun zoti e denofte njesoje si me ket grun dhe ket vajzen lypse...Zoti ty ti shtofte te mirat e kesoaj bot dhe te botes tjer...te pershendes,
Anisa Durres (14 vite më parë)
Ty allahu te shperblefe per vepren qe ke bere. Ca te bejm qe ka kshtu njerzish te pa cip qe e mendojn se kan lekun kan dynjan. Me te vertet njeriu preket ndonje her kur sheh kshu gjansh pa mar parasysh i demtuari cfar race ose kombi mund te jete.
(14 vite më parë)
Shumë më preku kjo tem e dashur.Ka lloj lloj njërzish, pse kan vet, jan të lumtur, mendoj që të gjithë e kan ashtu por jo, pa e provu vet askujt nuk ja beson se qfar kalon.Shumë gjë e mirë nga ana jote që ke vepruar ashtu.,uroj të gjithë nënat që te jen shpirt mirë, që kan mundësi të ju ndihmojnë atyre që nuk kan nëse ju vjen rasti të takohen me ndokënd si ky rast i yti...do mundohem që gjithmonë të bëj mirë e ma mirë në këtë jetë vetëm për një gjë. Gjithë të mirat të uroj.Je shumë e mirë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?