Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Heqja e pampersit
Pershendetje te dashura, deshta me ju pyet ne lidhje me pampersin e kam djalin 3 vjeq nuk flet ende dhe kam fillu ne vikend me ja largu pampersin mirepo nuk po don me u ul ne shole as ne uturak e msuset ne qerdhe ja kan qit pampersin se than nuk po ulet e pe bon nder veti e skemi llogari ashtu se i kemi edhe femijet e tjere e po humbim kohe tu pastru, une i kom vendos 5 pare rroba komplet ne qant po veq nje here e kane ndru, qka po me thuni me bo nese nuk me ndihmojn msuset qka te boj qysh me ja hek ?
N K (2 vite më parë)
(2 vite më parë)
Erta unë po jam në punë e vjerra goxha e len me flejt ditën qata po ngihet gjumë e spo rahatohet naten, veq kismet mbas kësaj jave dal në pushim e ja rregulloj orarin se marova flej e zgjov tër natën, & Sea ti e zoje shoqe gati me lind tjetrin për mashalla.
Sea Sea (2 vite më parë)
Djali im pas 1jave ben 2vjet ne ktu shumica i kemi afer me mosh femijet ky deri 11 e kusur srahatohet tu e kendu e zen gjumi naten qohet me pi uj edhe deri 9 sabah ma sleviz flen per marak ama gjat dites veq vrapon teper teper aktiv a thu po lodhet shum se edhe diten ka raste flen 3 ore por zakonisht me pak 2or gjum i ben ha pem perime me ushqim mire esht e pampersin as spo provoj tash bile se veq sa skam lind ka dimri tamam behet dy e gjys e nisi ja heki pa i kallxu kerkuj hic veq vet e qoj ne banjo drejt e ne shole kahtu e kam msu qiken pa oturak
Erta A (2 vite më parë)
Rina ky i jemi teper shpesh po zgjohet edhe jam tu ja heke gjinin tani diten ne qerdhe po flen ka 3 ore...ky deri para 1 muje ka fjet ne ora 7 ne mramje..tash ktu ku jetoj un deri ne 11 e gjys sbohet nate e si pe sheh drite po bon dita kishe mos me fjet
(2 vite më parë)
Miamar vajza ime në fund të korrikit mbush dy vite, kjo mbasi e mbush pampersin më thot: heke aminen ( për urin) hahaha. A po ju flejn naten juve nëna? E imja po zgjohet shpesh qetash, ndoshta nga vapa...
N K (2 vite më parë)
Te dashura faleminderit shume per komentet e juaja pozitive, tash po ndihem shume me mire. E lash edhe nje kohe per tja heq pampersin pasi qe seshte gati ende, une heqja ne shtepi e mesuesja vendosja ne kopesht mandej i shkakton djalit pa siguri kshtu qe mire edhe pak
Erta A (2 vite më parë)
Miamar ky o ne qerdhe tan diten kur vjen ne ora 4 ne shpi shum pak pom bjen me majte pa pampers..kur ja heki pamperesn fillon menihere ne kruh ohh zot sa gjyna..faleminderit nuk me ka shkuar mendja per mi vendos diqka ne qate pjese kismet prej nestrite Se tash e kam fjet..po un pi flas shqip po pi bjen ma shum ne qerdhe aty veq gjuhen ndryshe po prap mir po i flet do fjal...po me rendesi po kupton..edhe un po du me ja fillu me ja heke pamperesn ama masi te kthena prej pushimit kismet faleminderir shum
Miamar Mia (2 vite më parë)
Erta A po fiks sic d ke pershkruar ti,e kruante shpinen dhe e gjakoste .Te sygjeroj ti vendosesh napa te vogla tek vendi i belit dhe nderroja sa here qe u nderron pelenen.Tani mund ta lesh dhe pa pelene ca ore qe ti ajroset.Uji i detit i ben sh mire,ja perthan .Por kjo puna e napes eshte shpetim sepse kam provuar plot menyra kremra puder etj dhe hic gje.Ti e ke djalin afro 2 vjec,foli vetem nje gjuhe sepse i behen lemsh dhe ndihet konfuz bllokohet.Por tani ka fazen edhe qe fillon e grumbullon fjale dhe do flase tanam kur te ndihet i sigurt.Mos u bej merak hic ,e rendesishme eshte qe te kupton dhe ato fjale qe thote perkojne me sendet emrat objektet.
Miamar Mia (2 vite më parë)
seasea falemunderit shume per fjalet qetesuese!zoti ta befte mbare dhe me kollaj
Erta A (2 vite më parë)
Miamar a po ju kruhet pjesa e kurizit prej pamperses sepse djalit tim po ju kruhet shum gjak pe qete bash u pata bo marak.. a ja ka nis djali me fol se ky i jemi pak shqip pak gjuhen ku jetojm
Sea Sea (2 vite më parë)
Miamar merre me qetsi ket pun se stresi yt bartet tek femija se epske ende te vogel djalin se ia del me shum sukses bile vetem pak durim derisa te mesohet pak djali
Lindate (2 vite më parë)
Pershendetje, Une vajzes ja kom hek pampersin pak para se mi bo 3 vjet. E kame ne qerdhe mirpo nuk e kam dergu gati 2 jave se edukatoret problem qe ja hekin, 3-4 dite ja kom hek diten vetem edhe ma shume u lage mirpo kom vazhdo e len uturakun diku ku e she edhe e pyte shpesh a e ki urinen pastaj fillon me u mesu kadale.
Miamar Mia (2 vite më parë)
Rina anir djali ne mars i beri 2 vjec ,2 vjec e 3 muaj eshte.E mbaj mend dhe une sikur i kemi afer me moshe.U nisa tja heq sepse djali ma heq vete pampersin dhe nuk e duron nga vapa ,i eshte acaruar tek kurrizi poshte prej djersitjes qe i jep pampersi po mendoj.
Miamar Mia (2 vite më parë)
EB faleminderit qe na mbeshtet pasi me teper sesa kursim ekonomik kjo ceshtje kthehet ne sfide per nenen dhe kur spo arrin dot qellimin deshperohesh ...hahaha pz edhe do ja filloj naj here te qaj prej inati me keto ritme.faleminderit!
Sea Sea (2 vite më parë)
N k masi e paske ne qerdhe djali sesht i gatshem ende pa marr parasysh moshen e tij sepse ne qerdhe mesueset i flasin diqka tjeter ose i thon me ton me te ashper se ti sepse skan koh te merren veq me femijen tend ashtu siq merresh ti e pasi ta nxerresh nga qerdhja merru vetem ti me te leje nje koh njandy muj a tre hic mos ja permend heqjen e pampersit derisa ta kesh vet ne kontroll plotsisht kur ja hoqa vajzes pampersin un e qoja ne banjo vjerra e kunata ne oborr i thonin ajt bane ku te vjen ma kollaj e vajzes ju perZi ju ba kaqamak derisa ju thash a ban hic mos mu oerzi e nja 1muj kam hek po ia dola ia dilni oj nana mos mendoni se esht e pamundur e veshtir po shum bile najher edhe me qajt te vjen nga deshprimi por ia dilni
(2 vite më parë)
NK femijet qe janë në kopsht është pak më e vëshir se edukatoret smeren me këto detaje, unë e shfrytzova pandemin kur u mbyllen kopshtet në fillim. Ama e ke mar pak me siklet, siq ka thën Lora asnjë fëmij sësht i njejt dikush më herët dikush më von, djali jem 3 vjet e 3 muje e ka hek, i motres 2 muaj pa mbush 4 vjet,madje motres hiq sju bëjke von, çdo gjë në kohën e saj nuk dmth që krejt fëmijët duhet me largu pampersin me 2 ose 3 vjet, avash dhe durim shumëëëë. & Miamar nëse nuk gaboj e ke djali 3 muaj më të madh se vajza ime, ama unë as qe kam provu me ja largu, kja për të folur fol mjaft shumë ama për të hequr pampersin më duket e vogël dhe e mundimshme të filloj tani.
(2 vite më parë)
Jooo mos e merni me stres vec pak durim duhet dhe do ja dilni mos i impononi se kur jan bindur qe esht me mire pa pampers ulen pastaj ne oturak me gocat kam ber gabim qe i msova ne oturak se pastaj kur dilja mysafir nuk dilnin ne banjo cunim e kam msu me oturak e ne wc me nje stol te vogel hipen ven at pjesen siper qe esht per femi dhe e ben elhamdurilah skam pas prb edhe kur ajam ken nshpi
Miamar Mia (2 vite më parë)
po filloj tja heq dhe une mirepo djali ka frike te shkoje ne tualet,une imitoj sikur shkoj ne tualet kur ai sapo me sheh imiton dhe e ben tek dera e tualetit e thote kaki.Pamperin e heq e thote"pis hiqe" dhe sa e heq e leshon rubinetin mes te dhomes .Jam sh e merzitur dhe une .Sikur sdo mundem dot kurre tja heq kete ndjesi kam.
(2 vite më parë)
Nk djali nuk esht akoma gati,edhe djali im kshu ka qene,por un kam vepruar ndryshe ,me cikat i kam mar me vete ne banjo e i thoja behet ne banjo si mami jo ne bebilino se pis ere e keqe ,per 1 jav e kan mesuar e hoqen dite nate njeheresh ,edhe cunin ja kam lene burrit sa here shkojke nbanjo e thirrte djalin me ba urinen edhe aj oer 1 jav o hoqi naten akoma ja vej por gjat dites jo ,mbase kam vepruar gabim por tjeter menyr nuk dija
Lora ° (2 vite më parë)
NK per vet faktin qe djali nuk ulet ne ne toalet tregon qe nuk eshte gati, une te kisha propozu qe kur ke pushim me gjate vetem ne shtepi me provu me ia largu ngadal e pa stres,mendimi im leje djalin edhe pak mos bej krahasime me asnje femije tjeter , mos e shiko moshe sepse secili eshte ndryshe ndonjeri ece me heret ndonjeri flet me heret, tregon per nevojat etj. Gjithe te mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?