Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse duhet të qajë vajza ime kaq shumë?

Vajza ime 7 javeshe u be 3 dite qe vetem qan. Pin 2 ose 3 min, flen maksimumi 10 min pas pirjes dhe zgjohet duke qare edhe naten flen 1 ore dhe qan. Jam shume e merakosur nuk di cti bej? Cfare mund te kete vajza ime?

Megi , (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Hamdije provo, e nkof se ja nis me te filozofu si mu mos u nervozo haha, kryesorja me ti ndihmu djalit
Hamdije ... (14 vite më parë)
po soki do e provoj edhe ate sot ajo mikja qe me tregoj pervgripe water me propozoj qe ta coj te nje homeopate ajo e kish cu vajzen e vet e tha qe i ka kalu paksa..dej te henen do provoj me kete gripe water nese nuk qetsohet do e coj te ajo se te shtunave e te djellave nuk punon..ketu eshte pak me lir se ne cyrih ketu nje or eshte 80 fr..po edhe un vete mendoj qe i behet prej stresit se tash ka fillu buzqesh kur i flet dhe gjith e mbajn neper dur e fotografojn e puthin cka mos e aj qan me shum..dhe kam verejt qe bebi im nuk do shum njerz do me shum qetsi nuk eshte si un un dua shum te jem me njerz hehe..jam optimiste dhe shpresoj qe se shpejti do vin dit e net me te mira hehe
(14 vite më parë)
Hamdije vajzes time as gripe water nuk i ka ndihmu, me 8 Jave e kam qu te nje homeopate, per me ja kontrollu nervat e qafes e shpines mos ju kane mpire a shperdredhe gjat lindjes, se mjekes ju duke qe lukthin e ka te zhvilluar sa duhet. Kur shkova, ajo ja masazhoj shpinen e qafen, tha krejt i ka mire, por tha ka stres. Thash qysh ka me pas, tha eshte shume e ndishme sikur ti. Tha kur ja ka nis barku, thash me dy jave, tha prej stresit. Ej qysh me ka mervozu, 120 franga ora, thash tu me fol kot. Kur erdhem ne shpi, flejti qika si qengj. Edhe shkoj tu ju largu, si me dore. Mandej mu ka kujtu, kur e kemi ba partin e bebes, qat dite shume e kane marre neper dure e e kane fotografu, qat dite ka qajt shume, edhe qat dite ka fillu barku. E tani thojsha nashta mire e pat homeopatja. Nese i ke kushtet e mira qo, sigurimi nuk ta paguan, duhesh vet.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Hehe. Me kujtohet edhe mua sa kam qar bashk me princeshen time. Por besoni se te gjitha shume shpejt dot kalojne. E dij se netet pa gjum ju duken te pafundshme dhe mendoni se ky tmer asnjeher nuk dot kaloje, por ditet ikin. Une tash me vajzen qe ka vetem 5 muaj e tre jav knaqem edhe diten edhe naten. Vetem kini durim dhe ndihmoni bebeve ti perballojne keto dhimbje qe kane. Gjith te mirat
(14 vite më parë)
Megi, 6 jave bebes shkojn duke iu shtuar kolikat, e 6 jave duke ju pakesuar. Kur i ben 3-4 muaj, sherohet nga gazrat. Ilaqet mujn me zbut dhimbjen, mirepo jo ta sherojne. Krejt cka duhet te besh eshte, veje ne kenguru, shetite, sepse ashtu e ka me te lehte kur barku i saj preket per barkun tend. Veje gjate dites me flejt ne bark, por jo pa qene ti afer, qe mos me zene beba koken per dysheku e me ju nda fryma. Kur qan shume leshoja ne dore dikujt tjeter, sepse kur stresohesh ti ajo qan edhe me shume, e ti stresohesh edhe me shume. Mundohu te mos i japesh me pi pa u bere 3 ore, dhe mesoje qe ta marre cucllen mashtruese. Kjo kohe kalon shpejt dhe do ta harrosh. Te deshiroj force, durim, e gjithe te mirat
Hamdije ... (14 vite më parë)
flm shum..po eshte stresuse teper ndonjeher aq shum me dhimbset kur qan sa qe qaj edhe un me te..po ishalla do e kalojm edhe kete fas gjithashtu gjitha te mirat ty e familjes tende
Megi , (14 vite më parë)
shum flm e dashur, eshte shum stresuese dhe un ei kam provuar te gjitha por pa rezultat. ishalla po i kalon shpejt bebuashavve tone, gjithe te mirat ty dhe vogelushit tend
Hamdije ... (14 vite më parë)
e dashur megi edhe un kam te njejtin problem si ty djali im te shtunen do i ben 7 jav dhe prej te shtunen e kaluar me qan gjat gjith dites nje nat nuk disha me cfar ti bej e e kam dergu ne urgjec atje ja kan be gjitha analizat me mbajten nje nat ne spital dhe me than qe e ka prej ngrceve edhe un i kan provu gjitha pikat e cajat e masazhet po kot..tash kur me qan shum mjeku me tha me i shti nje dafallgan dhe po rehatohet pak po prap qan si shum sot nje mike me tregoj disa pika tjera quhen gripe water dhe i kam mar ne nje her i kam dhen ne drek dhe eshte rehatu pakes..me fal qe e zgjata pakez po vetem doja tet tregoja se jam ne gjendjen e njejt dhe mendova se dot ndihmoj pakez..te kaluara engjellushes
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Cudi se si nuk te keshilluan disa nena qe ta vesh ne djep, se \"vetem\" aty po u rahatojke fmija. Hehe, bera shaka megi me fal. Femiu qan vetem nese eshte i uritur, kur eshte i lagur, kur i flehet dhe kur i ther diqka. Vertetoj se cka ka nga keto. Per therje, mund ti ther barku(ngercet) apo veshi. Shtypja veshet nje her njerin e pastaj tjetrin dhe shih si po reagon. Ndersa ngercet zakonisht me shume paraqiten nga mbremja. Kij kujdes edhe nga zhurma, dhe me shume mbaje ne dhome ku ka qetesi e jo shum njerez, gjithashtu i pengon shume tymi(dhe besoj se nuk e mban ne dhome ku pihet duhani) por veq e permenda, si dhe mos i le anash trajtimet, se ndoshta teresisht nuk ja kalojne por sado pak ja embeltojne dhimbjet. Besoj se do ta identifikosh problemin. Gjith te mirat
(14 vite më parë)
...provo ushqeje me qumesht formula nje dit ndoshta rehatohet...hmmm ose e ka nga mesyshi.:))
Megi , (14 vite më parë)
ktu eshte problemi . e kam vizituar dhe po ecen shum mire me peshen . ka shtuar ne peshe dhe eshte shum mire. prandaj nuk po e di cfare tjeter ti bej
Liza Z (14 vite më parë)
Megi kur the qe kur e shetis pushon me kujtove vajzen e axhes tim,asaj i qante vajza pa pushim derisa e merrte ne mes te nates me makine dhe atehere e zinte gjumi,keshtu vazhdoj per jave rresht derisa e pa qe qumeshti i girit nuk i mjaftonte dhe per ate arsye vajza nuk rehatohej,une te kisha preferuar ta vizitosh tek pediatri te shikosh si ka perparuar me peshe se ndoshta femijes nuk i mjafton qumeshti
Megi , (14 vite më parë)
e ushqej me gji. espumisanin ja jap 4 here nga 25 pika ( keshtu me ka thene pediatria) jona kur e shetis neper shpi ose me makine qetesohet dhe pushon. te gogesije e ngrej perhere / shum flm te gjithave
(14 vite më parë)
Megi ndoshta nuk ke sa duhet qumesht te gjirit dhe nuk i mjafton,eshte e uritur dhe qan,kontrolloje edhe ushqimin qee merr ti te jete sa me cilesor ne meyre qe edhe qumeshti te jete keshtu,perdor qaj kamomil sa me shume dhe mjalte.InshAllah te rehatohet.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Jona, komenti yt me ka pelqyer pa mase.
Jeta . (14 vite më parë)
E dashur te kerkoj ndjes, aq me ka lodh vocerrakja ime saqe nuk shoh mire me hehe.Pervec ilacit per dhimbje barku ke dhe ilac per fryerjen e barkut, kur i mblidhen gazrat ne bark.A e ngren te gogesoj vajzen pasiqe pin, duhet te shikosh nese vajza te ngopet sepse kur eshte e unet ajo qan nga uria.kur jan keshtu shum te vegjel jane shum delikat, dicka shume vogel nese ju pengon, ato shqetesohen.Mundohu ta mbash ne krah duke e shetit neper dhome tek kraherori yt, perkedhele me shume.ate e shqeteson dicka por ti mundoju te kuptosh se cfar konkertisht dhe si ta qetesosh, sepse pervec nenes askush tjeter nuk e din femijen e tij me mire.
Dita-Dita (14 vite më parë)
Pershendetje Megi, urime per lindjen e vajzes, nga pervoja qe ka pas motra ime du me nda edhe me ty: djali i qajke shume qeshtu edhe dikush i ka thane mos i ka therrat qata sbahet rahat veq qan edhe i ka than qe me provu me qumesht te gjirit, mundesh edhe ti me provu, zhvishe beben ktheje ne shpine edhe qite qumeshtin e gjirit ne dore edhe ferkoja shpinen me dore nese ka "therra" i dalin permbi ja hjek me dore, une per veti jam qudit kur e kam pa qysh i dilshin therrat jashte bebes, mundesh me provu tani ose ne mengjes kur ta lajsh shpresoj qe te ndihmon.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Megi me trego zemer me cka e ushqen bebin? Edhe vazhdoi ushtrimet deri sa ti leshon gazrat, si dhe mos haro ngrohja barkun me pelen, disa her ngrohja kur i ftofet peleni ngrohja prap, do shohish peleni i ngrohet do ta qetesoje dhe trajtimin mos e nderprej.
Riola ... (14 vite më parë)
megi si po ja perdor espumilsanin????? provoje kur qan ta shtrish me bark dhe ferkoja kurrizin ngadal pastaj mbaje ne duar dhe vendosja njeren dore poshte gjunjve dhe mblidhe rreth vetes.,,une i kam pas dhene dhe nga 5 luge kamomil nuk di cte them tjeter uroj qe te kaloj
Megi , (14 vite më parë)
laura e kam provuar edhe kete por asgje kur e kthej permbys qan me keq deri sa meket,,,
Megi , (14 vite më parë)
lejla shum flm e dashur por i kam provuar te gjitha keto dhe asgje. edhe caji fenchel nuk e ka qetesuar aspak. as masazhet asgje. nuk di me cfare ti bej :(
(14 vite më parë)
Megi un kam djalin 5 jav e gjysem edhe ai pasi pin 10 min fillon shtrengohet dhe qan at\'her e kthej permbys dhe me njeren dor e rraf pak ne shpin ndermjet dy krahve qe te goksoj sepse vetem thith ajer gjat pirjes.pasi gokson qetsohet dhe vazhdon me pi gji. provoje njehere kete ndoshta e ka per kete arsye. te pershendes dhe uroj qe ti kaloj sa me shpejt sepse besom deri sa me tha mami im tja beje keshtu sa qajke djali qajsha edhe un se nuk disha qfar ti beje sepse jetoj larg familje jam e vetme me burrin ne Libi. klm
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
E dashura megi, mos u shqetso, vereje vajzen kur qan a i ngren kembet. Nese eshte ashtu atehere dije se vajza jote ka ngerce te cilat paraqiten pas javes se tret apo te katert dhe zgjasin deri ne muajin e trete maksimalisht 4. Nuk e dij me se e ushqen vajzen me qumesht formule (pluhur) apo me gji. Mir esht tja ngrohish nga pak barkun me pelena te ngrohta ne momentet kur qan, si dhe ti bejsh masazhe te lehta me ndonje vaj ne drejtim sikurse akrepat e ores dot thot e con rotull. Me pas beji ushtrime duke jam mbledh kembet kah barku dhe ja leshon, keto ushtrime ja ben kah 10. Me pas shtrije vajzen ne bark, edhe kjo pozite esht qetesues per bebin. Edhe vajza ime ka pas ngerce deri ne nivel qe mendova se dot shkatrohem psiqikisht, kam provuar gjithqka, lloj lloj pika, por vetem ky trajtim dhe caji i hipp-it qe esht prej 2 muaj i kane ndihmuar dhe e kane qetesuar shume. Mos u shqetso, edhe kjo eshte kaluese. Gjith te mirat
Megi , (14 vite më parë)
jona vajza eshte 7 javeshe jo 7 muajshe, mendoj se e ka nga dhimbjet e barkut por prape nuk e di pse nuk po qetesohet fare
Megi , (14 vite më parë)
po po e kam mare espumisanin por nuk po e qeteson aspak. kembet i mbledh por jo gjate gjithe dites me shume ne mbremje kurse kto dite po qan gjate gjith kohes. edhe veshin ja kam kontrollu por jo.
Riola ... (14 vite më parë)
pershendetje megi..mendoj se i dhemb barku mesa po kuptoj nga shenjat qe ke shruat..veri re nese i mbledh kembet nga barku? ose provoje preke njehere prapa veshit se mos i dhemb veshi,,,nese i dhemb barku shko ne farmaci dhe bleji ilac dhe do ta shohesh se do biesh rehat jane shume efikas...une perdor espumilsan dhe ndonjeher flatuleks...bebi im ska pas me probleme me ngercet ne stomak vetem se nxjerr gazra gjith diten..uroj qe bebi te te qetesohet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?