Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse nuk pi vajza ime 3 muajshe?

Pershendetje, doja tju pyesja pse nuk pi shume vajza ime? Ajo ka lindur 2,8 kg dhe tani eshte 4,8 kg, e ushqej me gji dhe qumesht formula por ajo asnjehere nuk ka pire sasi te medha, sa ate qe duhet te pi per moshen e saj, probleme te tjera nuk ka eshte shume aktive, por ka dhe nje jave qe i ka jashteqitjet jeshile por nuk ka shenja ftohje?! Ju lutem me ktheni pergjigje se jam shume e shqetesuar?

Ela Bektashi (14 vite më parë)
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Edhe vajza ime nuk pin sasine e duhur per menjehere. Vajza ime don te pije me shpesh ne sasi me te vogla. Shembull ne vend se te pije 5-6 porcione me nga 170ml, ajo pin 8-9 porcione me nga 130 ml dhe i jap me ore te caktuar. Kam provuar tja shtoje sasine dhe kohen por nuk ka dashur, prandaj veproj ashtu sikurse ajo deshiron. Eshte tip i femiut dhe mendoj se ska nevoj per shqetsim. Rezultatet qe shton ne peshe duhet tet qetesoje. Reth barkeqitjes me mire konsultoju me pedijater.
Igbana Caco (14 vite më parë)
Pershendetje. Ne per fat te keq nuk jemi eksperte, pra ekspertet jane vetem pediatret, por nje lloj mendimi dhe mund ta japim :D. Me sa thua vajza ka shtuar sh mire ne peshe, dhe nuk pi me shume sepse aq do te pije. Por shtimi ne peshe tregon qe ajo eshte sh mire dhe madje sh aktive. Nuk mendoj se duhet te shqetesohesh per kete pike. Ajo pi aq sa i duhet, nuk eshte llupese :D. Persa i perket ngjyres se jashtqitjes, ndoshta duhet te besh nje konsulte tek pediatri, per te bere nje kontroll me te hollesishem. Por mos ndoshta ndikon dhe ndryshimi i temperaturave. Megjithate po te them dhe nje here, nuk ka asgje per tu shqetesuar. Shijoje bebin dhe cdo minut qe kalon me te. Te uroj gjithe te mirat dhe pac nje jete te lumtur

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?