Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Të folurit e fëmijës

Pershendetje nena, desha te ju pyes ne cfare moshe kane filluar femija juaj qe te flasin? Po mendoj qe te flasin shume fjale, jo vetem mami dhe babi, se vajza ime i flet keto dy fjale dhe mundohet qe te thote edhe te tjera por nuk i shqipton ende vet e ka zerin e kuptueshem. Desha te ju pyes per arsye se nje dite me tha vjehrra se vetem femija yt ende nuk po flen tash me ka brengos shume nuk po di si ta heq mendesh me eshte bere merak?! Ju pershendes shume, klm.

Laura (14 vite më parë)
Zanushja (13 vite më parë)
Laura mos u shqeteso cka folin tjeret lutu per femiun tend djali im 3 vjet mami babi thote edhe ammmaa ... edhe .. maaaaa kur osht nervoz edhe mua ma shumme me shqetesoj komentet e te tjerve uaa hala spo fol femiu yt aa keshtuh qe vetem zoti kur i jep izen me fol ishalla na gezon te gjitha nenave.
zanushja (14 vite më parë)
Pershendetje nena uroj qe femijet tuaj te jene gjithmon te shendetshem dhe te flasin mire qe te mos shqetsoheni kurrr edhe une jom nane e kuptoj shum kur nje nene ankohet per femijen e vet ty laura spe dii sa vjet osht fmia yt mirpo djali im eshte 3 vjet e 2 muj edhe veq mami babi amaa maaaa... tjeter asgje nuk fol mua me plasii zemra kurr syt e mi spo teren as ni dite sme kalon pa qajt veten zoti e di ai i din te gjitha eshte shum mire me shendet nuk ka as nje te met kur don buk mqon te buka din edhe me zgjedh ushqimin mirpo veq me gisht bon edhe mmmmm por nuk flet nuk dii qka te bej qdo dit kur zgjohem e shikoj ne goj haa mos po thot diqka sot por kot po jetoj me shpres se nje dit ka mem gzu Zoti kur ta degjoj tu fol naj fjal ma gjat...
Moza Mehmeti (14 vite më parë)
laura e pasmi te njejtin hall vetem se une ma shum se djali im i ka mbushur 22 muaj dhe ende nuk po fol dhe jam ber marak shum te pershendes po pe shoh qe te kan dhen komente ty qe ka deri tri vjet nuk folin edhe mu hek maraku pak ju falenderoj gjithve
Nora Ina (14 vite më parë)
Femija mi ikan bmush sod 19 muaj dhe as keta nuk flasin shum mami, hade, qau, ama, gjyshe, hupi,tüta, Lego, topa, njam njam, art (djali motres). Nvaret prej femis do flasin maheret do mavon! Nese te kupton ty se qka i thu ather nuk esht problem tash perdit fillon tu msu dhe kur te fillon i mson shum fjal vetem ne nje dit.
Medina O (14 vite më parë)
Pershendetje Laura , ske nevoj mu shqetsu nese spaku i thot ato dy fjal nuk e di moshen e fmijes tond mirpo krejt mvaret prej fmis, vajza shum fjal em ka fol pa i ba ni vjet e em ka ec , djali i vllaut dej i ka bo ni vjet mame babe mirpo tash i ka 14 muj pernjer ka fillu me fol paramendo numron dej 5 hehehe, mirpo e kom pas edhe ni rast tjeter motra ime nuk ka fole dej 3 vjet rrjeshem po tash eshte ma llafazjana pa merak rri veq varet prej fmis sepse nuk jan gjith tnjejt
Gona Isa (14 vite më parë)
djali im ka mbush nje vit tash edhe kupton krejt qkai them edhe kur e pys ku esht drita, dera, nana, telefoni, etj i bon me gisht, me fol nuk flet hala por i din qeto fjal, nana, baba tita, apet, hajde,gjigj,alo,deja (dera), dija (drita), papa, po, ama, nganjeher daja e mundohet ne at gjuhen e vet por qato fjal i din mir mi theksu, por femijet deri 2 vjeq po dojke mi dit me se paku 25 fjal, por disa femij nuk flasin deri 3 vjet mir, mos u shqeteso se nuk esht qe nuk fol por fillon kadale tu i then fjal :)
Liza Z (14 vite më parë)
Laura nuk e di qfare moshe eshte femija yt.vajza ime ka filluar te flas shume fjale akoma pa i mbushur nje vit,kur ka qene 1.5 vjeq ka folur shume mire,por ti mos u brengos sepse asnje femije nuk eshte njejte disa flasin me heret disa me vone
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Eh moj laura qe dot behet vajza jote nje llafazane, dot cuditesh :))) kan degjuar prej shume njerezve se femijet qe fillojne me vone te flasin pastaj folin me shume... mos kij merak, nese thot mami dhe babi atehere nje nga nje dhe dal ngadale do ti shqipton te gjitha fjalet. Vjehres tende thuj eshte pune e zotit se kur dot flet femija im. Mendoj se ska nevoj per shqetesim. Une njoh femij qe ne 4 vjet ka filluar te flet pak me qarte.
Selma Dijar ♥♥♥ (14 vite më parë)
pershedtje laura sa muajshe e ki vajzen ,vajza ime i ka 17 maujshe dhe i flet mama baba tata kur don me shkue naj kund kaka kur don me kry nevojen kur tas shofe naj fmi thot beda e shum fjal por vetem ujit nuk din mi thon dhe nuk lyp vec kurt na shofe neve tu lym thot ama tung dhe mosu shcetso per kete se ndokush ma von flet por spo di se sa i ka vajza yte

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?