Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Refuzimi i gjirit
Nena shpresoj qe jeni mir me shendet , qe 2dit djali spo ma mer gjinin i kam jep me maje silikoni prej fillimi ma shum gjirin e djath se tmajtin skam shum as me pomp sme qet shum ushqehem boll e po pi boll bile te djathtin shrpesojsha qe ma mer dej von po mduket shum heret me ma lon se flejke edhe ne gji tash kur e shtrij mi jep me pi don me dal tjeter pun tu kajt e tu u gjujt e kqyr e shtyn me dur shum interesant po mduket , me pomp po e nxjeri se gjiri i djatht me fryhet e vrej kur me vjen boll pun me nxjer po qka me bo , mthojn heki majet mo se tash o rrit djali e kom provu edhe pa ta se mer kurqysh , shum po merzitna e ka fytin e skuqur qe sa koh po prej saj sbeosj qe e ka se shishen e pin , naten ja jepsha mpshtojke se flejke tash me qu me ja bo shishen po duhet se po mkan , a ka mundesi me lon kaq heret a a duhet me bo me pump tash un mos me lon me u mbledh se me mar tableta me ndal po mdhimet hala heret bile qata qe e kom me ja jep , edhe mkan lodh fjalt e vjehres e kunatave ti gji mashallah i ki e mos me pas tomel qudi e qeto fjal i thash me zor smuj me ja jep spo e don ishalla ma mer po mundohna boll po se di nvend qe mem perkrah se edhe un kam qejf mi jep sa tkom , qeshtu fillim gjini i holl si dul djalit e qe me shishe tash qesi fjal tani po merzitna edhe pse po them qe sdu me ju ndu mendjen qka folin apet spo muj se nomstop fjalt e njejta
Dorina Tina (3 vite më parë)
Dorina Tina (3 vite më parë)
Vera Faleminderit po bre qashtu mkajke dondit teper e spo flen diten shum pak e mkapke edhe mu merzia qe sdisha me rahatu menxi e kajsha edhe une se vjehra e gjen momentin me shku nks ma shum atje se ktu si kom lind ka shku po Shyqyr erdh mami se sdi qka kisha bo vet e djali me gerqa fillimi kajke u lodhsha po si nonat mo spritojke asni moment me ma mbajt mem ndihmu mos ta kisha pas isha ra ne depresion edhe tash po mkap kajher merzia enpo i tutna qasaj po Zoti me ndihmoft mu e krejtve ishalla po Shyqyr qe ka mundesi tjera e mos me lon unt qajo kryesorja po si vjehra mo skam pas asnjeher problem me to as skom se e lo sja kthej fjalen po tash me fmi po ndryshojke puna per gjithqka thot e keni msu ndor sdon me ndejt fmija shtrit kshtu ashtu tash per gji un ju kom jep dej von pshtim gjini ku me shishe po i jep pak po i jep shum hahah ne hall njeri po un boj qysh ta shoh fmin tem qe lyp a diqka tash e di qysh e tek , po duroj dej sa muj kur e terprojn ju boj qashtu edhe u kry se edhe burri ma bon kur sdon mos e maltreto jepi shishe e mos ma le unt Shyqyr npun sjam kom koh me kqyr e me rrit qysh don fmija jem ja ndihoj qejfet se. Ekom prit valla e Zoti mos e lasht kond pa ta
Dorina Tina (3 vite më parë)
M kryeziu faleminderit edhe un ja kom jep mashtrusen kajher e mer po jo nonstop vjehra thojke sa do mme pastru rrin me bakterie hiqu saj mos ja jep fmive tmi sju kom jep e ksi fjal , isha te stillberaterin mem keshillu e mem ndihmu ma mur djali ngat saj Shyqyr pak u gzova thash pak do dit bile se skom qaq shumsa me ngi mtha ki pas stres keto dit ndoshta edhe jepi ni vend te qet mos e lenmenu untu shum un tu ja degju vjehres fjalt le unt e ta mer ska qare ky u dalldiske ma shum tu kajt e tu gjujt se skish durim tani me ngreh , po me rendesi djali valla se fjalt nuk ndalen asnjeher po me shqetsojnnse un sja u kthej e ju tregoj gjiithqka qaty edhte gabimi jem po moter skam askend te familjes ktubedhebpo merzitna vet po qka me bo Shyqyr me femij po me shkon koha tash amin inshallah edhe ty e krejt kush i ka ja u rujt Zoti e na ndihmoft me i rrit
Vera Vera (3 vite më parë)
Oj Dorina ske pse i jep llogari askujt per femiu tond, sidomos tash qe je nene e re. E di sa veshtir eshte fillimi, mendon se spo di cka mi bo bebit edhe krejt i ndegjon se cka thojn. Shkurr e shqip askemd mos e ndegjo vepro ashtu si e ndjen ti dhe cka te thot zemra, nese sta mer gjinin mos ja jep se tek e fu dit sosht fu di botes, une perher i kam kritiku ato nena qe nuk japin gji se vet vajzat e mija i kam rrit me gji, te madhen deri ate dit kur me ka limd vajza dyt i kam dhen kurse te dyten deri ne 4 vjet. Hajt moter mos e le gjalin me tu mundu edhe ti me u stresu jepi formul se nuk shkon kejt kshtu stres dhe panik. Sa je ti e stresume eshte edhe djali se ai nga gjiri i pin hormonet e tua, Ski pse merzitesh futja formul edhe vet qetsohesh edhe ndoshta djali te qetsohet. Se shka thojn kunaatat edhe vjerra hic mos ta nije, kputja shkurt thuju fmija jem osht une vendos per ket. te pershendes
M Kryeziu (3 vite më parë)
Dorina inshallah e ki me jet djalin e sa i perket per gji mundohu po mos u streso shum qe se mer jepi me shishe se shum shum po ndikojke shtresi nanes te fmija po leje qysh ta nin zemra jote mos e NGO as vjerren as kunatat veq qysh te jet mir per ty e atyne bonja po ok veq rafsh e ti ngoje veq zemren tane per fmi tandin. Un e kam pas qeshtu me mashtrusen se Marke djali kajke kur e shoh motra e burrit ti spo din tja kish ba me sheqer edhe ja kish shti djalit ne goj djani 5 dit i ka pas sa erdha pi spitalit se sun i bajsha hyzmet e i shkojke nervt tu kajt kur e kam pa une djali tu kajt e kur e mar goja me shiqer edhe tha un ja dhash se ti spi ja jep thah po spe mer u merzita pak po e lash se mo se kam ngu kerkan .. tani kur i boni 5 muj Pike gji e ka pas marak po vjellke e tani krejt mos ja jep se pi bon Dom jo hajr un pak kisha po ki e kishke shum marak po shka me bo veq te mundojn njerzt mos ba gabim se ki mi ra pishmon per fjal tjeve ngoje zemren tane edhe mundohu mu qetsu ta rujt zoti djalin
Dorina Tina (3 vite më parë)
Eda Faleminderit po javen tjeter i bon 5 muj djali po mundohna me hek me pomp burri mtha mere prap pompen elektr Ti nxjer dyjat ma mir ma shpejt sesa me pomp te dores po duhet ma shum durim e koh me pas tash kam me shku termin se i thira te specialisti i gjidhenies te kqyri qka me thot a ka mundesi me mar djali me ndonje pozicion ta provojm qe jo duhet me pomp bile pak me ja jep te gjirit i bon mir , Zoti te ndihmoft se. Epaske veshtir shum apet mir qe ma mer shishen ishalla se len edhe qata se sdi qka kisha bo edhe ngjum po heki me qit valla sdi po mkan a po i dhem ku a qka o kshtu edhe pak po flen mkputi krejt as ai spo pushon as un spo jam e qet kshtu
Dorina Tina (3 vite më parë)
Nela faleminderit per koment jo skam instagram spasna degju per at metod
Dorina Tina (3 vite më parë)
Ela Faleminderit per mirekuptim ohh sa veshtir e paske pas po Zoti te jep forc e fuqi me kalu gjithqka , ditet e fundit kam qen shum me stres se djali spo flen diten shum pak e mka qajt shum pak ka nis me u qetsu si e shtrijsha me flejt qajke met madhe edhe gjinin ma largojke mjekja me tha ose i dhemb diku ose dhembet e mundojn por mu duk heret ky hala 5 muaj po doren ne goj po e mban boll ishalla e ka per dhemb e i kalon kjo periudh , me lodhin keto krahasim qe i bejn te familja e burit jo fmija im keshtu jo ashtu e dihet qe asnje femij sesht i njejt , motra burrit me tha dje un vetem naten i kam jep formul e gjith diten gji niher me thojke po i jep pak qumesht formul ne fillim djali me qajke edhe per shkak te gerqave un e disha qka ka e tani me tha ndoshta i ki jep shum qata u ngi hahha skan pun tjera veq nona vet ja percjell informatat qka boj un diten mbyllet ne dhom e folin e me tha le unt e ksi fjal s eheret me ta lon gjinin veq hajt po e lo ashtu se qiken ja kam rrit me shum un se vet me 4 muj ka dal ne pun e qetu e bike 3 her ne jav e qyhs ka mujt me i jep gji ajo se di tani u kthy tha per djalin e pata fjalen po i duroj dej sa te muj se jam shum e durushme veq edhe durimi e ka ni kufi me mir njeher ja u mbylli gojen me te mir edhe e qet me ju thon thjesht mos mu perzini as nje fjal sdu me degju se as un sju kom perzi pse kshtu pse ashtu po ben me femijen tend se sme takon me u perzi nese te lypi keshilla ok fol amo pak kam pervoj me femijet e juj 5 femij i kam kqyr per 8 vite martes qe i keni pru qetu
Dorina Tina (3 vite më parë)
Lea Faleminderit per pergjigje por nuk mendoj qe eshte gabim perderisa ka shku djali tu me humb pesh e qajke qka me bo se edhe un kam pas deshir me gji vetem por kur si mjafton duhet me gjet zgjidhje per femijen e mos me lon me hek keq e me shku veq teposht kur si ka mjaftu ty te paska shtu mashallah me qen ashtu as un se kisha fillu pluhurin se dihen vlerat e qumeshtit te nenes por ja heki sa te mundem me pomp qe thojn ni pik me qen mdryshe eshte me vitamina
Lea Sadiku (3 vite më parë)
Po ka mundesi me ta lon kaq heret sepse i vjen ma lehte normal me shishe , po gabimi osht qe i ke jep shishe ne fillim. Po ske pse e maltreton veten ma as bebin fillo me qumesht pluhur. Un 10 dite nuk m'ka ardhe qumshti edhe sjom dorzu krejt varr i kom pas sa qajsha deri sa pike vajza!! Edhe ma shume se 400 gram nuk mka shtu vajza edhe mjekja e vajzes ktu ne France , nuk mka propozu asnjehere per formul m'thojke qe me rendesi po shton pesh edhe kshtu kom vazhdu me gjidhenie! Per asnje arsye as ekonomike as pritesa veq qe e kom pas qellim me ushqy me gji tu i dite vlerat qe i ka qumshti i gjirit . Biles mami jem prej kosoves ,jepi m'thojke vajzes shishe se nuk po te shton shume peshe hahah por asnjehere ska mujt me ma ndrru mendjen se ndoshta nuk u fry shume vajza po ka qene shume e shendetshme. Cdo tmire
Ela Ela (3 vite më parë)
Dorina Tina separi nga pervoja personale po te kshilloje mundohu me qen e qet, e qet dhe vetem e qet... Pa dasht me te tregu se cka ka qen gabimi fillestar se e di qe gjendjen qe po kalon ma e renda qe na duket eshte me na tregu GABIMET. Une e kam ushqy femin tim me koka silkoni, djali ka fillu prej 1 muaj e gjysme me refuzu gjinin, kam qen e tej stresune se nuk kam mundur me paramendu qe nuk po e don gjinin, kam kerku konsulltime te ndryshme te njerz kompetent qe shumica prej tyne me kan thene qe eshte regres edhe per 1 jave 2 kalon, por djalit tim nuk i kaloj, jam mundu krejt kohen si e ka nxan gjumi dmth ne momentin e pare qr e ka nxan gjumi me i jap gji, edhe ne momentin e pare qe eshte zgju ende pa i fol, thjeshr si e kam pa qe i ka hap syt, ka qen periudh tejet stresuse se nje ane eshte dasht me rujt si te zgjohet me i jap me pi se nese nuk e kam nxan ne momentin e pare qe eshte zgju pastaj nuk ka pas shanc me pi, ne anen tjeter per shkak te obligimeve tjera jo cdo here e ke nxan femin si eshte zgju. Keshtu me shume veshtiresi kam vazhdu deri ne 4 muaj, pastaj filloj u kfillte menjehere edhe nuk pinte, ndersa kur flinte hynte menjehere ne gjume edhe nuk kishte mundesi me thith, gjiri nisi me u rrallu se perveq ksaj kisha stres te madh, e pastaj filloj dmth as ne gjume nuk e merrte edhe mu desht me vazhdu me formul se per shkak qe u rrrallu qumshti plus kokat e silikonit duhet ma shume thithje deri sa dilte qumshti u boke nervoz edhe e lejke krejt, u detyrova me i jap formul por qe shishen nuk ka pas shanc me mesu, edhe tash qe ka 15 muaj qumshtin nuk e pin me shishe veqse me shpric. E ne fillim edhe me shpric ka qen e tejmundimshme se thjesht djali im nuk e ka dasht qumshtin. Me fal se e zgjata edhe nuk po du me ti humb shpresat qe i kthehet gjirit, se plot raste kam lexu e kam ndegju e shumica i rikthehen gjirit keshtu qe provo si ta merr gjumi, por ne fund te fundit spaku djali yt po e merr shishen e nuk e ke nje veshtirsi ekstra. Ti rri e qet, edhe vepro me fmin tend ashtu qysh ty te duket ne rregull... te tjeret cdo here kan me fol, fillimi eshte i zorshem e po besoj me femijen e pare cdo gje eshte e veshtire se po u rritshe bashk me femijen e po u msoshe bashk me te sado qe ke lexu e ke ndegju me heret.
A J (3 vite më parë)
hahsha ju pershtat fjala , une pi lo ne busfalltera mrenda ato ulloshkat qaty po bohet pak duq po spo prishet se ndryshe po me pshtjellavet neper banes , o ti e urt se ti kisha pas une i kisha rahatu moti se krynve njerzve qe smendojn as a e lendojn dikond veq e lshon fjalen qashtu kishe po dim na shume mshkojn nerva . fmija o i joti mos e le korkon me tu perzi nihere i qojn turit dyten here maten a me fol a jo. valla une ta besoj se qka kem hek mi pa me sy po shyqyr na gzoj zoti e ti e ki fshtir se jeton qaty me to e ski ka e qon veq si tja nisin me fol kape djalin shko ndhom kishe pi jep a kishe pe ndron e ikju sa ma shume qetynve muhabeteve dikur lodhen ishalla se mozomakeq qysh jem na shqiptart kurr mend su mushem
Nela (3 vite më parë)
E dashur se di a e ndjek ornela kullolli ne instagram..hyr shih te ajo se esht nje metod me tub te holle qe fmija pin qumesht nga shishja por e thith te gjiri jot ..tubi esht shum i holl dhe e ngjit te gjiri...ashtu bebja dhe pin edhe ty tstimulon qumeshtin..shikoje si mundesi
Amra Mehmeti (3 vite më parë)
motra e ka qiken 5 muj e diqka edhe asaj hi prej dites tpar qe ka lind nuk ja ka marr gjinin edhe na nfillim mendojshem qe prej peshes tvogel po jo edhe kur shtoj pesh nuk e dojke e me maja silikoni pak ja merrke po nuk ja zbrazke gjinjt mire me maja po ka vazhdu edhe sot e ksaj dite me shishe dmth e nxjerr me pomp mandej ja jep me shishe ai qumshti i gjinit osht anise me shishe ski qka bon mos u dorzo nese se merr gjinin direkt jepja me shishe e di qe edhe vshtire po per tmiren e fmis , qishtu motren tem e mysin fjale vAllah te tburrit vet shume hjek po evladi tbon me i perballu krejt edhe pse boll pe han veten e ngrata! kshtu qe nuk je vet zemer thjesht bone fmin tond primar tjerat qe thojn populli me ni vesh t hin e ttjetrin tdalin
Dorina Tina (3 vite më parë)
A j faleminderit , valla po mundohem gjethqysh spo di ishalla eshte faz kaluse se edhe gruja kunatit tha boll pak po ma mer ajo e ka qiken 7 mujsh , po valla sesht leht me ato maje me i pastru e po duhet mi lyp po haroj ku po e lo kutin po skuptojn mendojm qe me qejf po i qesim se ska me mir se me pi direkt , po po qahstu bash kerefeke ku e gjete ket fjal se se kam degju qe ni koh te gjat veq u lutsha me qen i shendosh edhe tash qdo levizje e tij po me brengos ato jo kshtu jo ashtu sdojn mem lon te qet vjehrra me motrat e burrit po spo ju kthej fjalen spo hy ne fjal me to niher thojshin jo djali ni on kryt mat shtypum po e qet ne gjyks ni on tani jo vesht mat mdhaj qiti kapuq ohh Zot veq po i kqyri seri , i thash boll tmir i ka shnosh osht e nju dokshin vesht e mdhaj kur rritet tash operacioni o let bon qka tdon ja ka fal Zoti ashtu me koh ndryshojn , sakat sosht lergkoft qajo kryesorja se djali si drita valla Shyqyr qe na ka gzu Zoti me ta ishalla se len kond pa femij
Dorina Tina (3 vite më parë)
J a Faleminderit po po e nxjeri 2/3 her maksimumi spo mundem me shum ohh spo kam shum koh se spo me rrin shum as spo flen gjat edhe vet po duhet krejt e po mundohem kur jam duke Eperkund ne djep me nxjer po duhet koh e durim me pomp ngadal se po kam frik mos po e lendoj majen me bo shpejt , e provova me heret duke lujt e duke ja afru e tu i fol po qfarte se mur , me lon me u untu shum ateher spo duron hiq se hiq me mar se po nxehet po i thom veq sa te rritesh edhe pak kom met rreh se nervat e babes tond i ki hahaha po mendoj qe me kupton se krejt si burri eshte djali un jam krejt person ndryshe po qkame bo femij eshte sdin hala edhe pse mu po mduket qe po din shum hahha
Dorina Tina (3 vite më parë)
Miamar po edhe djalit tim i ka ndodh ashtu si thua ti qe pinte shum e pastaj dukej si te mbytej se e vrejsha ne majen e silikonit qumeshtin qe ishte aty me gjirin e djatht i ndodhke keshtu e provova shtrit me i jep me mashtru pak e duke i fol se po mendoj qe me kupton hahah por jo se don e heka me pomp prap e ashtu e piu e flejti tash do mundohem naten kur eshte pergjumshem me ja jap ishalla e mer se tani afer mengjesit po mduhet mehek me pomp se po e vrej qe po me vjen po me shkakton pak dhimbje
A J (3 vite më parë)
Dorina osht regres ne keta muj qe i kemi femijet edhe e jemja qashtu edhe pse e kom veq me gji dalldiset sidomos ka promja , gjirin jepja kur osht ma i qet provo shtinja shishen pak si te qetsohet nxirja e shtinja gjinin ndoshta habitet , e sa per kokat e selikonit hala me to jom nmengjes kur osht pergjumshem e mer pa to pin pak min i bjen mend e lyp ne to tani ja vazhdon me selikon edhe normal qe lodhet e spin si direkt me gji po skom qka me bo sdon pa to osht msu qashtu pune e madhe qka thojn se edhe mu kush mshe hekja hekja thu ti une po kom qef me to tmerr fjalt e njerzve , vjehrra e kunata jote po lypshin dajak haha valla me thon lum e shyqyr qe nau bo djali mas sa vjetve ato nxerrin kerrefeke po hiqu mos i nigo me nervozu veten .. pompo qat gjinin qe ste qet shume qdo 3 or se e stimulon se seciles femer njoni i prodhon ma shume tjetri ma pak se ti e ki djalin edhe me shishe e ma let i del prej shishesh qata edhe mundet mu demelav ka cica po tek e fundit nese sta mer hiq hiq ruje qumshin une kur pin qika e qe e sho qe ka flejt e pompoj edhe e ngri qe kur ja nis ushqimit me ja perzi me qumsht te gjirit .
Eda0123 (3 vite më parë)
E dashur sado mundohum na nanat fmija me marr gjinin por ndodh qe ata zgjedhin shishen,un me pas kan n vendin tand mdoket e ki beben 5muaj,pompoje gjinin qitja nshish edhe jepja mos e tortura ma le te pin at qe e don edhe ti e hjek stresin,qe un qka mi bo fmis tem qe pesh nuk po shton si duhet e kam ngji por skam edhe shum gji,i ka 8muaj ushqim han me zor plus eshte alergji nqumesht.Me ma marr djali im shishen e mos me pas kan alergji isha kan ma e lumtura nbote,andaj mos e streso veten mos e le djalin unt hiqu fjalve tjerve se ato fjal sndalen kurre,knaqu me beb se shpejt rritet e ec koha mos e fajeso veten per askend ne si nena e dina sa shum sakrifikojme e mundohum me bo mat miren per fmit tan.Te uroj gjitha te mirat.
J A J (3 vite më parë)
Dhe te kisha sugjeru me nxjerr qumeshtin e gjirit çdo 2-3 ore me pump nese nuk e mer gjinin te pakten jepja qumeshtin e gjirit me shishe , dhe me pump stimulohet gjiri prodhon ma shume qumesht dhe nuk te bllokohen kanallet e gjirit me te ra sasia e qumeshtit !! Por gjithsesi provo sa ma shpesh me shti n gji por asnjeher mos e provo kur eshte i acaruar se e refuzon dhe me shume por prite te qetsohet!
J A J (3 vite më parë)
Dorina une vajzen e kam vetem me gji dhe kjo kohet e fundit po e refuzon dhe po i jepi vetem pergjumshem atehere pin mire perndryshe kur o qut se mer , eshte regres 3/5 mujorit bej durim mundov si tu lujt ose pergjumshem me i jep!! Po ndoshta dhe ka kriju preferenc ndaj shishes por gjithsesi durim mos u dorzo i kalon !
Dorina Tina (3 vite më parë)
Taraj skam pas qare se djali hupke pesh e mkajke shum dit e nat ish kom unt e ma me rendesi e kom pas femijen sesa gjerat tjera se normale ma leht eshte me gji sesa me shishe po qka me bo po duher me mendu femijen ne rend te par , Faleminderit
Miamar Mia (3 vite më parë)
dorina-une k kam dhe 2 vj dhe kur e nderpreva kuptova se perjetimin me te madh e ka nena sepse bebi do pije gjithesi.Njer gji me forcohej dhe mua dhe me se shumti i kam dhene me te,tek tjetri e coja sa te pinte pak fare ne fillim sa mos humbiste prodhimin por edhe sepse djalit i forrej(sikur mbytej ) sh gjiri tjtr sepse thithte pak dhe i vinte shume sasi dhe nuk e menaxhonte dot pastaj gati mbytej i forrej i themi ne.Prandaj une muajt e mare e coja te hiqte urine aty dhe pastaj e sillja tek gjiri tjtr.Sepse sq here qe i forrej heres tjtr ma refuzonte gjirin....ti bej kete.I dhe tani ?Pak para se te zgjohet jepja gjiri.Shtrydhe pak qe ta kuptoje se ka qumesht aty.Mos i degjo te tjeret,ndiq instiktin tend se nuk ta kuptojne gjendjen dhe stresin.Duhet te te qendrojne prane.
Dorina Tina (3 vite më parë)
Miamar Faleminderit per pergjigje po gjirin e djatht e verej qe kam edhe me pomp qet me shpejt e me shum Edhe me forcohet pak me fillu me shtyp pik por ana e majt ndryshon por kam shpresu qe me nje mjafton sa mos em lon krejt , e provova ne qdo menyr ulur e shtrit tash pasi e piu shishen flejti gati dhe ja futa gjirin ne goj por tani e kish zene gjumi nuk filloj me pi ose me terheq po po Shyqyr qe ka menyra tjera me ushqy mos me len te uritur , ishalla i kthehet edhe disa muaj te pij qumeshtin e gjirit , pasi ja ke kthy interesin djalit edhe sa koh ka pi ? Po ashtu e kombinoj edhe tash ne vend gjirit qumeshtin e gjirit po e nxjeri me pomp por spo kam koh po duhet koh e durim vetem 2/3 her ne dite po e nxjer pastaj at ja jepi e provova mbrem naten gjys ore e lash duke qajt me eshte dhimbsur shum duke u mundu tja jap gjirin por se mori e u zgju burri me tha si e maltreton keshtu jepi shishe
Miamar Mia (3 vite më parë)
vjerrat jane shkence me vete hahaha.Ska lidhje fare sasi e gjirit me prodhimin e qumshtit.Mendoj se bebi ka zgjedhur shishen,eshte disa muajsh tashme dhe e kupton ndryshimin:formjla e ngop me shpejt dhe pa lodhje fare.Kjo eshte e pritshme.Mua me vjen keq sd ti po thua kam qumesht dhe nrml forcimi i gjirit e demostron kete.Provoje ti japesh lur eshte bebi ne gjume.Edhe mua ka pasur raste qe ma ka refuzuar ,e mbaj mend diku 5 muajsh ka qene.Eshte perjetim i madh per nenen,te kuptoj shume mire stresin por me rendesi qe bebi eshte mire dhe gezon shendet kjo ka rendesi.Provoje ti japesh ne gjume se une keshtu ja kam kthyer disa here interesin djalit.Tti i jep nje vakt shishen dhe vaktin tjtr gji?Si i kombinon?
TARAAJ (3 vite më parë)
Dorina gabimi esht ber ne fillim sduhet ti kishe dhene shishe djali tani po rritet e kupton me mire dhe e ka me lehte me shishe sesa me gji,hiqja shishen e kur te lyp me pi jepi gjirin ,nuk e gjen gje se nuk piu nji vakt duhet te kesh vullnet me ja heq shishen te jesh kembengulese vec me gji ,3 fmi vec me gjirin e majt i kam rrit qysh 18 mujsh i kam mbajt deri 10 muj vec gjirin pastaj filloja me ushqimin,djali te kete jeten e nafaken e bardhe ,mos u dorezo mos degjo cka thone tjeret ti ke qumesht smunesh me e dite qe ske se tani qumeshti vjen vec kur thith fmija nuk esht si perpara qe vijke me rrym tani stimulohet sipas kerkeses femise

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?