Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Zhurmë të pazakontë sikur s'mundet të marrë frymë?

Përshendetje nëna, bebi im është 2 muaj dhe nganjëher bën zhurmë të pazakontë sikur mundohet por nuk mundet te marrë frymë, kjo kalon shume shpejt pak sekonda zgjate. Ka kaluar dikush nga ju ndonjëherë nëpër këtë dhe nëse po, ju lutem më jepni disa këshilla! Duhet ta kontrolloj atë tek mjeku apo është kjo normale? Kam lexuar se nganjehere mund te jete normale kjo te bebet? Por unë jam e shqetësuar në lidhje me këtë dhe kam nevojë për siguri dhe këshilla. Ju faleminderit.

(14 vite më parë)
Deni Deni (14 vite më parë)
Mos ndodh ne momentet kur eshte duke pare ndonje enderr, ajo dallohet pasi shoqerohet me levizje te syve nen kapak, si dhe frymarrja behet me e shpeshte.
Moza Mehmeti (14 vite më parë)
edda mos u ben merak se edhe nje shoqee imja e ka pas vajzen ne ket rast por sa her e ka dergu tek mjeku i ka dal shum mir dhe tash i ka kalu eshte shum mir mirpo eshte e mundur q eedhe eshte ftof me mir dergoje tek mjeku e ai e din me mir te pershendes gjith te mirat
(14 vite më parë)
...edhe une mendojsha veq kur nuk te merr mo fryme hiq,thash vet me veti ky diqka mduket ka serioze po ckado qe behet Zoti na i jep dhe na i merr kur te don.
(14 vite më parë)
Hahahaha me ke shti m keshe me za skam mujt me u ndale, hahah o thnx se qysh u kane tu me dhimt kryt, me qet te keshme me kaloj,
(14 vite më parë)
hahaahhahahahah ska rendesi bir a bije, e rendesishme shnosh me qene biri :)))))
(14 vite më parë)
Ai olisa sa me hyni ne qef me nis tjetrin, tash ma bane bajat haha, kujtojsha se per tjetrin birin apo bijen hahha nuk merakosem aq shume
(14 vite më parë)
Louise edhe pse e kam femijen e dyte, une ende zgjohem e trembur prej gjumit naten, me duket qe spo merr fryme qika vogel, e preki, ajo ben emmm ashtu e knaqur tu flejt ne gjume hahaah...burri me pyet cka u bo cka u booo...nanat spo u rehatojshin kurre :)))
(14 vite më parë)
E moj edda, sa jam frikesu une per vajzen time, e tash i ka 9 muaj, me mujt me u kthy edhe nje here prej fillimi nuk isha frikesu aq shume, rrisha naten qute, netet e para nga gezimi, e netet e tjera nga friga, derisa ja pata nise me pase halucinacione, e tani kam thane nese don me ma marre zoti ma merr, e skam cka me ba
(14 vite më parë)
Faleminderit shumme shumme nena me keni qetsuar teper ,isha shume e shqetesuar,kur po i ndodh kjo bebit po mbes pa fryme edhe une se nuk dija cfare ka,cfare ti bej. :))))
(14 vite më parë)
Ajo eshte normale ne muajt e pare, vajzes sime i ndodhi ne spital, une desh u qmenda, ajo motra qeshi tha eshte normale, tha kjo eshte mesuar te marre fryme permes kerthizes, dhe nganjehere harron, e si e shef se ka mbetur pa oksigjen majftueshem nga friga merr fryme shpejt, nuk me kujtohet sa i ka zgjatur vajzes sime, ama muajt e pare po, ndoshta deri 4 muajshe.
(14 vite më parë)
Vajza ime ngase pinte shume qumesht gjiti i ndodhte kjo, i vinte me vjelle e pastaj i kthehej prape qumshti ne lukth, nga kjo dukej sikur i nxihej pak fryma dhe merrte fryme thelle sa qe degjohej...tani nuk i ndodh me , eshte afer 4 muajsh :) besoj qe edhe vajza jote e ka nga kjo, shendet vajzes Edda!!!
(14 vite më parë)
Jona kjo nuk i ndodh gjate te ushqyerit por zakonisht kur eshte ne gjume se harrova ta cek me larte ,po ashtu disi louise sikur harron per pak sekonda te marr fryme.Faleminderit shume per keshilla,gjitha te mirat ju dhe bebet e juaja :))
Jeta . (14 vite më parë)
me sa kuptova e keni fjalen qe merr frym shpejt dhe ju duket sikur nuk mundet me marr fryme.nuk ka azgje shqetesuese, bile thuhet qe nese bebi i vogel merr frym ashtu ajo don te thot qe eshte i kenaqur, i ngopur me ushqim dhe ka nenen afer.nese sheh dicka qe nuk ngjason me kete qe permenda me lart, atehere ben mire ta dergosh ne mjek per ta degjuar me stetoskop nese ka frymemarrjen e paster dhe normale.
(14 vite më parë)
Per me harru perpak sekonda te marri fryme e pastaj te merr me shpejt, eshte normale. Mirepo me pas veshtiresi nuk me duket normale, me mire dergo kontrollo mos eshte virus qe i ka kapur mushkerite. Kusherira ime tani e pati djalin keshtu, me virus, 3 dite ne spital si dhe i kane japur maske oksigjeni me vete kur te ka probleme me frymemarrje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?