Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A mendoni se duhet ta ushqej bebin me qumesht formule?

Pershendetje kam vajzen 7 javeshe ka lidur 3.25 kg dhe tani eshte 4.4 kg. Kam filluar te verej qe ajo kerkon te pije me shume por shikoj qe qumeshti nga gjiri im nuk po i mjafton. Kur i shtrydh vete nuk nxjerrin me qumesht ajo pin 5-10 min, dhe pastaj nuk ka me qumesht, a mendoni se duhet te filloj me qumesht formule? Me jepni ndonje informacion rreth ketij qumeshti si ta perdor dhe sa here ne dite, si dhe cili eshte me i miri?

Megi , (14 vite më parë)
Megi , (14 vite më parë)
Shum flm nena per keshillat. Tashi u rehatu piu dhe po flen. Do ta shikoj edhe ne ditet ne vazhdim se mbase vetem me duket mua. Ju uroj gjithe te mirat
Aja .... (14 vite më parë)
pershendetje megi,edhe une sikurse ti kam menduar se nuk i del qumeshti vec burri im me ka thene qe mos te dorezohem dhe une e kam degjuar dhe shum mire na ka dal .ty te duket se nuk i mjafton por me siguri qe i mjafton asaj dhe po qe se nuk i jep qumesht tjeter ty do te vie akoma me shume qumesht, une djalin time kur e kam pasur 7 javesh gjdo 5 min e kam ushqy dhe ka shtu ne peshe me shum se normalja e une gjithmon mendoja se nuk i del qumeshti por nuk i kam dhene asgje tani djali im eshte 11 muaj dhe i ka 12 kg,deri 6 muaj i kam dhene vetem qumesht gjiri.
Blerta Aliu (14 vite më parë)
Pershendetje Megi mesa kuptova une bebit tend nuk pi i mjaftoka qumeshti i gjirit une te rekomandoj qe te fillosh me shishe sepse eshte shume gjynah qe ta lesh bebin unt une ta rekomandoj qumeshtin Aptamil eshte me i shtrenjti por eshte me i miri duhet ti japesh cdo 3 ore ti japesh me ora eshte me mire per bebin tend une ashtu veproj me bebin tim te pershendes
Liza Z (14 vite më parë)
megi qe vajza jote pin vetem nga 5-10 min nuk ka problem se edhe vajza ime shumicen e herave ashtu pin,por pesha me duket pak e vogel ne krahasim me moshen,duke pasur parasysh se femijet ne muajt e pare shtojne gati nje kg ne muaj,sikur te ka thene Louise pi sa me shume uj dhe qaj per stimulim te gjirit e nese as kjo nuk funsionon atehere ne konstultim me pediatrin fillo me qumesht shtese,te pershendes
Jeta . (14 vite më parë)
Se pari do te kisha thene qe mos te dorzohesh, shtije vajzen sa me shpesh te thithe new gji, pij uj mjaft, caji kamomil te ndihmon gjithashtu. per ardhjen e qumeshtit ke ne barnatore dhe caj tjeter, ha mire dhe zgjidhi ushqimet qe nuk e prishin shijen e qumeshtit te gjirit.Nese sheh qe nuk po te vjen mjaftueshem qumesht, akoma dhe vajza nuk rehatohet pasiqe i jep te pije, atehere mund ti japesh njiher ne dite qumesht formule ose ti do e perceptosh sipas nevojes se foshnjes sasine.mua me ka rekomandu pediatri ti jap me lug qumeshtin formule qe mos ma lere gjirin vajza, por kjo ishte e pamundur se si i thon nje fjale a ngopet elefanti me miza, cashtu ishte edhe ajo puna e luges.formula pregaditet keshtu 30 ml uj i zier ne 100 grad celsius dhe nje lug pluhur.
Megi , (14 vite më parë)
Shum flm e dashur po bebi im pi shum pal 5-10 min. Do ta provoj ishalla po i mjafton..Te petshendes
(14 vite më parë)
Megi deri ne 3 dite, kur e shef se nuk po i mjafton gjiri, duhet ta shtish ne gji sa me shpesh, dhe te pish ti sa me shume uje, dhe caj (shiko ku jeton a ka caj per nena qe kane femiun ne gji, nese jo pij kamomil). Nese pas tre ditesh nuk i mjafton, atehere suhet te i japesh shtese. Per shtese nuk di se si me te ndihmu, sepse tek une ka funksionuar kjo metoda, dhe ende kam mjaft qumesht. Nese e zen gjumi duke pire, preke me gisht pas qafe qe te thithe, e keshtu sa me shume qe thithe, aq ne shume qumesht duhet te kesh. Uroj qe te kesh mjaft qumesht gjiri, sepse eshte me mire dhe me lehte

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?