Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ifv-transferi
Ifv- transferi
Pershendetje nena
Si jeni a jeni mire, shpresoj se jeni jeni mire
A mund te me tregoni ju qe keni kalu gjate kesaj procedure pas transferit qka rekomandohet me hanger me pi,dhe per ato nena qe kan qene ne mardhenje pune si ja keni bere gjate kohes se transferit a keni punu. Theksoj e menagjoj nje business 11 puntor i kam 50%-50% jam me mendje a me shku ne pune ajo
Amelia Kra (18 ditë më parë)
Desa Haliti (6 ditë më parë)
Amelia si je! A e bere analizen?
Amelia Kra (9 ditë më parë)
Faleminderit shume arberesha suksese dhe per ju
Arbëresha Arifi (10 ditë më parë)
Amelia une para 10 dite kam bere transferim te embrioneve te ngrira testi me ka rezultuar positiv,te henen duhet te bej Bhcg normal duhet ta vazhdosh jeten uje me shum te konsumosh peshe te rende nuk duhet te bartesh dhe larg stresit....Kjo eshte hera e 4 e imja pershkak se 3 her kam deshtuar me abort sepse endometrin e kam pase te holle e tani po presim se çfare do te ndodh me emer te Allahut
Dorina Tina (14 ditë më parë)
Mije le ti ben analizat gjenetike se mu mi kan bo me siguri ka qregullime kromozomesh , a eshte hera e par qe i ndodh a ? 12 embrione me u prish qudi po mduket se ka raste qe 2/3 prishen edhe mu mkan thon qe 2 nuk jan formu mir nuk jan zhvillu por gjitha ato duhet me dit ku eshte problemi e ishalla e gzon shpejt Zoti me femij
Amelia Kra (15 ditë më parë)
M mije sa e di une para se me mu bo bashkimi I spermes e vezeoret normal duhet nje serë analiza sidomos sperma e burrit e shohin a eshte ne rregull, une nuk I di gjerat e mbrensheme te kesaj lamije mjeku I din arsyet. Doktori ti jep arsyet e gjdo rezultati gjate gjdo konsulte. Nuk ma merr mendja qe ka doctor qe merr veze e sperme e nuk ka asnje pergjigjje per rastin.
Zana Zana (15 ditë më parë)
Mije, duhet me i bo analizat gjenetike te qiftit me pa mos kan naj anomali masi qe embrionet nuk i zhvillohen hiq. Krejt varet prej kualitetit te vezes edhe te spermatozoidit. Kariotipin le te bojn edhe e shohin nese ktu osht problemi.
Amelia Kra (15 ditë më parë)
A j faleminderit shume per keto fjale, shume qete jam as mendja nuk pom.Shkonn bile po harroj qe kam bo ifv as mendja mendja nuk pom shkon aty ndoshta eshte hajr,qysh. Eka shkru zoti prap se prap nuk bohet asgje pa vullnetin e tij faleminderit shume, gjdo te mire per ju
2002 2011 2016 Mmije (15 ditë më parë)
Me fal Amelia pasi do ta bej nje pyetje nje e aferme e imja ja marin vezoret po kur i bashkojn me spermen prishen ku mund te jet shkaku cfar analizash duhet ber ja kan mar 12 vezore po krejt jan prish kush ka informat ju lutem te shenoj Amelia uroj me gjith zemer e shpirt te kesh sukses flm
A J (16 ditë më parë)
Pershendetje , une kom tregu edhe ma heret e spo e zgati edhe shume veq tri ivf i kom pas te deshtum edhe ne ata ivf kom ndejt ka dy jave veq kom pushu edhe per nevoja ne wc e ivf e 4 qaty ma ka bo mka thon qu veshi vazjdo jeten normal jom qu jom hyo ne kerr e kom pas lerg ni or diku edhe qat dit kom pushu te nesermen kom vazhdu normal edhe kom pas sukses , pa e majt menden shume aty tkisha thon shko ne pune mos qo rond mos u zgat pi shume uj edhe ha shendetshem pi vitaminat une i kom pi femibion vazhdo normal puna ta hek menden prej ivf e nese je ne shpi veq qka ki me stresu veten . Te uroj shume shume suksese edhe mendo sa ma pozitivisht rri e lumtur mendo qe je shtatzan ngrehe energjin pozitive ngrehe shtatzanin me mendime edhe ki me pas sukses :)
Zana Zana (17 ditë më parë)
Une heren e pare ne bahceci ne kosove kurse heren e dyte ne medical park ne istanbul.
Amelia Kra (17 ditë më parë)
Dorina faleminderit shume, po dhe une po mendoj me marr pushim me mire te pushoj kto dite edhe ashtu e kam pushimin e vjeshtes. Ishalla bohet mire per te gjitha
Dorina Tina (17 ditë më parë)
Amelia un kam ngren e kam pir normal , uj vetem me shum pij , ha shendetshem e fruta e perime , pusho nese ki mundesi tani veq ne dor te Zotit qysh e ka shkru ai ishalla more Allah ki sukses e gezohesh me femij te shendosh . Vetem relaksohu mendo qe ka mu bo mir mos e humb shpresen e ishalla te shkon gjithqka mir , mos puno gjat pusho pak gjat dites ne pun t ekalon koha me shpejt por dy javt e para pusho ne shtepi nese ki mundesi , un pas transferit kam qendru ne shtepi 5/6 dit jam qu vetem per nevojat e mija pastaj i kam bere punet por ngadal jo me shpejtesi e mu lodh deri ne diten e analizes se gjakut pastaj kur e mora rezultatin kisha kujdes por nuk qendru shtrir se edhe merzitesh ashtu duke mendu . Te deshiroj shum sukses e fat Zoti te gzoft , na lajmero
Amelia Kra (18 ditë më parë)
Zana faleminderit shume inshallah te gjitha kemi sukses. Dua faleminderit shume
Dua ?? (18 ditë më parë)
Amelia kra inshalla ke sukses Ti zana zana ku eke provu qe nuk paske pas sukses
Zana Zana (18 ditë më parë)
Pershendetje amelia, inshallah ki sukses . E kom lexu qe pak para transferit me ja fillu me pi ni lang me bostan, rrepe te kuqe edhe gjingjer. I rrit gjasat shum. Provoje si dihet. Une skom pas sukses kete here inshallah ne heren tjeter.
Amelia Kra (18 ditë më parë)
Te spitali amerikan dr.Goksu afersisht 3000 euro plus terapia ama krejt ne varet prej problemit qfare e ke
Dua ?? (18 ditë më parë)
Pershendetje amelia kra ben me dit ku po i ben kontrollat tek cila clinik tek cili dr a ben me dit sa pot kushton krejt ivf
Amelia Kra (18 ditë më parë)
Faleminderit be lina inshallah te gjitha kemi sukses, te puna ma mire ndoshta qe mos me mbajt mendjen aty, se vetem kur pe mendon eshte nje lloj stressi
Be Lina (18 ditë më parë)
Përshëndetje Amelia,unë kam bërë IVF dhe tani jam shtatzënë,me të thënë të drejtën kësaj rradhe nuk jam që shumë i kam kushtuar rëndësi se çka me hongër përveq që ujë kam pi ma shumë,edhe nuk kam ndejt vetëm ratë po kam vepru krejt normale si herave tjera,unë punoj mirëpo në kohën që kamë bë IVF,kam qenë në pushim,po deshti Zoti u bë sa më pak stres aq më mirë,se më duket sa po i kushtojmë vëmendje më shumë po i krijojmë stres vetit, kështu që vetëm relaksohu mere terapinë me rregull tjerat lej në dorë të Zotit,ishalla ke sukses e sa më shu shpejt me rezultate pozitive

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?