Ju lutem nena te dashura, edhe 2 jave do te lindi mirepo me prerje cezariane, tregomeni aq sa keni njohuri se cila rruge mendoni se eshte me e mire, me anestezion lokal apo te pergjithshem... Me anestezion lokal kam degjuar se kane shume dhimbje ne shpine pas lindjes, lindjen e pare e kam patur me anestezion te pergjthshem... Flm.
Pershendetje Vjollca une para 10 dite linda me prerje cezarjane me anestezion lokal, nuk kam kurrfare dhimbje gjithcka shkoj mire, une jetoj ne Viene dhe doja te kisha anestezjon te pergjithshem se shume kisha frike ama mjeket nuk me lejuan se thane neqoftese ti flen flen edhe beba jote dhe kjo nuk eshte mire ama veq diqka me mbajke gjalle se do ndegjoja te qarat e bebes dhe kjo ishte gjeja me e mire qe me ka ndodh ne jete kur degjova dhe e ndjeva beben ne gjoksin tim, te pershendes dhe te uroj lindje te lehte.
Une jam me mendimin e Lejles, une kam lind me anestezion te pergjithshem sepse shume familjare te mija kane problem me shpine, kembe dhe koke. Edhe gjate qendrimit ne spital ne dhomen time kane qene dy prej tyre qe kishin te njejtat probleme. Te uroj lindje te lehte.
Vjollca, une ne shjurt kam lind vajzen me operacion me anestezi ne shpine dhe nuk kam as dhimbje koke e as shpine. Ajo varet si te kap ca fera kane dhimbje ca jo. Anestezia lokale te jep mundesine te degjosh te qaren e bebit.
Une kam lindur me operacion cezarian spinal,qe gati 1 vit,nuk kam asnje dhimbje sic thone disa as te kokes as te shpines,kam kaluar shuume mire dhe edhe 10 do i lindja ashtu,dhe eshte perparesi se e sheh femijen menjehere dhe e fut ne gji pa problem
Pershendetje Vjollca, une lindjen e pare e kom pas me mpirje spinale, eshte normale qe tdhemb nga pak shpina mirpo mjeku ma ka rekomandu at lloj mpirje se eshte shum me e mir , e sheh bebin, anestezjon i pergjithshem shkakton deme ne zemer , ke marramendje pastaj , edhe sipas mjekut edhe tek fmija po ndikon po kan shenja mpimje. Personi qe ma ka dhen anestezjonin eshte phestar i familjes edhe ma rekomandu, edhe pse ka hek shum se e kisha kurrizin shum te shtrembt Nat pjesen ku u desht me marr. Secila mendoj e ka at anen negative shpresoj qe qfardo menyre qe zgjedh tia kalofsh sa me mir
VLora-Etnik(14 vite më parë)
Pershendetje Vjollca,une qe 7 jave kom lind me operacion,me anestezion spinal ne Remedika ne Shkup,kom kalu shume mire mirpo kur me ka lshu anestezioni kam pas shume dhimta deri sa mitra te bjen ne vend...Ne shpin nuk kam dhimt vetm se me dhem koka me shume...Ti prap e din qysh e kryn vetem se une ne kete menyre kom vepru...Suksese edhe ishalla me te mira
Vjollca, nese me lindjen e pare me anestezion te pergjithshem ke kaluar mire, ateher ta kisha preferuar edhe lindjen e dyte ta besh njejte. Une kam lind me anestezion spinal dhe perparsia e saj eshte se e sheh bebin menjeher pasi e nxjerin si dhe anestezioni nuk te mundon, siq eshte kollitja, te marmendje etj. Por une kam vajzen gati gjasht muajsh dhe kur zgjohem ne mengjes kam dhimbje te fortj te shpines dhe zgjasin reth 20 minuta apo gjysem ore dhe kur nxehet trupi dhimbjet kalojne. Cfardo qe te zgjedhish, uroj te kalosh sa me mire dhe sa me lehte dhe te lindish nje bebe te shendoshe.
Vjollca dhe une ashtu kam degjuar nje mikja ime ka lindur me anastezion lokal dhe ka shume dhimbje shpine dhe pse kane kaluar 2 vjet qe nga lindja, une per vete kam lindur me anasezion te pergjithshem dhe jam shum mire nuk kam asnje shqetesim.. te uroj lindje te mbare
Ju lutem nena te dashura, edhe 2 jave do te lindi mirepo me prerje cezariane, tregomeni aq sa keni njohuri se cila rruge mendoni se eshte me e mire, me anestezion lokal apo te pergjithshem... Me anestezion lokal kam degjuar se kane shume dhimbje ne shpine pas lindjes, lindjen e pare e kam patur me anestezion te pergjthshem... Flm.