Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si te bejme djale
Qika pershendetje, e kam motren qe i ka 2 vajza e po don fmin e trete me bo djale, a dini dikush naj metode qe ka funksionu per me bo djale ose naj doktorr ktu ne kosov ose ne zvicerr jo me Ivf po mnyra natyrale edhe pse mendoj se vetem zoti mundet me vendos ne kete aspekt po pse mos me provu diqka qe dikuj i ka funksionu.
Faleminderit
Adea Esa (2 vite më parë)
Anik. A (2 vite më parë)
E dashur lutjuni Zotit nese osht e hajrit mju fal djal te shendosh,edhe let provon me pas marrdhanje diten e 15-16 prej dites se pare te ciklit,jo me heret. Pra le te provon me pas marrdhanje nje dit para ose diten e ovulimit(lexoni metoden Shettles)
Mimoza Gashi (2 vite më parë)
E kuptoj shum shum mir at motren tane se na shqiptart qishtu jena me pas ni djal duhet... shum mir e kuptoj
Mimoza Gashi (2 vite më parë)
Adea une plot kam degju qisjtu qe thojn nuk je para as e fundit me ket pytje por dua te them qe kam degju shum raste qishtu por kot.. kan qen te mjeku e skan len gje pa bo... bile edhe mjeku i ka than sigurt djal ki me gjet... deri mujin e 5 i ka then djal e ki... por mas 5 mujve dul vajz... krejt qka po du me than osht mos beso hiqqq sen perveq lutjes... lutja osht e vetmja menyr qe ndodh ta ndryshon rriskun.. nese allahu ta ka shkru qashtu me lutje ndodh allahu ta ndryshon... vetem lutu tek allahu kurgjo tjeter skryn pun.. shko ku dush te mjekt se une sbesoj .. inshallah allahu i dhuron sa ma shpejt djal
(2 vite më parë)
Be Lina bravo per qdo fjal ne koment bravo per durimin edhe pse paske pas sa shum aborte po shyqyr zoti allahu eshte i madh te paska gzu pom vjen shum shum mir qe je shtatzan allahu inshallah ta mbush shpijen plote... Po du mu lidh me pytjen e ksaj Adeas qe e ka shkrujt as un si kuptoj pse njerzite nuk luten me pas nje femije te shendosh po hala eshte mentaliteri qike a djal... Un krejt qka i kerkoj zoti eshte veq shendet me pas fmite e mi... Adea motra jote le te gzohet qe ka femije sepse qka po ndegjojm ne dite te sodite allahu na rujte
Be Lina (2 vite më parë)
Po e vazhdoj komentin,po flas edhe pak nga përvoja ime që të kuptoni se çfarë do të thot sfida për të patur një fëmijë sot e 16 vite mund,stres e sakrificë e mërzi,por asnjëherë dorëzim, kështu që nuk është pak vetëm ti mendosh,gjatë këtyre viteve pata vajzë më vdiç pas një jave që lindi,pata binjakë djem gati muaji i 5 abort,pastaj aborte rend e me rend që vetëm me i mendu është shumë e vështirë po ti kalosh vet nëpër këto nuk mundet njeriu me imagjinu sa e dhimbshme mundet me qenë,por pas gjith këtyre sfidave prap jam zgju dhe nuk jam dorëzu asnjëherë duke e mendu se nuk varej asgjë prej meje, përderisa i bëja gjitha mjekimet e kujdesin në Maximum,por nuk isha unë ajo që mund të vendosja,kështuqë fillova me IVF pasiqë ato tjerat i kisha shtatzani normale,tash filloi sfida tjetër IVF gjë që edhe kjo është stresuese vetëm kush e ka provu e di çka do të thot,provo njëherë e provo prap,mirëpo prap dëshpërim e lodhje e stres besa edhe harxhime të pafundme sikurse e dimë si janë,por prap asnjëherë nuk u dorzova se besimi im në Z O T,nuk më la të ndalem ku pas gjithë kësaj dmth,sot e 16 vite jam shtatzënë ku prap frika më kaplon se a do të mund të ja dalë deri në fund,sepse jam sprovuar aq shumë saqë çdo herë tu e mendu se a do ja dalë,po me emër të A ll a h u t,kësaj here do ja dalim,më besoni që sa muaj edhe asnjëherë nuk e kam pyet mjekun për gjininë bile,as që më ka shku mendja që duhet me pyet,përveç se asaj se a është fëmijë i shëndoshë për mua ajo ka rëndësi,se pata vajzë e djem por nuk i kam po të kishte qenë e shkruar të jenë,sepse kam pas rrisk këto hjeka e sfida dhe më është dashur t'i kaloj,e me shumë shpresë se shumë shpejt do të gëzohem edhe unë me një fëmijë çoftë vajzë apo djalë për mua do të jetë dhurata më e bukur e jetës,andaj ju lutem lexoni nganjëherë edhe raste të tilla që të kuptoni se nuk është gjithçka ashtu siç ne dëshirojmë,por risku ynë është i caktuar prej atij momenti që kemi lindur,ju uroj gjithave atyre që presin me u bë nëna të gëzohen sa ma shpejt,prap kërkoj falje Adea nëse komentova këtu tek komenti juaj po më të vërtetë po më brengos kur po shoh që po shoh çdo ditë komente e pyetje rreth asaj për të pasur djalë,andaj kënaquni me atë caktim që është bërë për ju,dhe gëzohuni që nuk keni kaluar nëpër sfida të tilla sikurse kam kaluar unë edhe shumë femra të tjera,i paqi me shëndet e jetë të gjatë fëmijët pa dallim gjinije,dhe u bëfshin krenarë nga ata,më falni se e kam zgjat por e gjithë kjo është që kam lexuar vite e vite në këtë portal lidhje me gjininë e fëmiut dhe asnjëherë nuk kam komentuar,por sot deshta sadopak t'ju tregojrreth asaj se sa mvaret nga ne diçka çka nuk e kemi fare në duar
Be Lina (2 vite më parë)
Përshëndetje,më falë nëse po ndërhy mirëpo nga ajo që po shoh çdo ditë nga femrat në këtë portal është se si me lind djalë,motra të dashura e kuptoj shumë mirë dëshirën e të pasuritë të dy gjinitë si vajzë ashtu edhe djalë, mirëpo nuk po e kuptoj se pse me kaq ngulm kërkojmë të kemi një djalë,kur e dimë se asgjë nuk mvaret prej nesh edhe ashtu është e thënë në librin e shenjtë se All ahu kujt don i jep djalë e kujt don vajzë,mirëpo edhe mundet të mos jep fare fëmijë kështuqë nuk mvaret absolut nga ne po duhet të pajtohemi me atë se çfarë është caktuar për ne,nuk besoj që ndonjë ka femra që nuk dëshiroojnë të kenë fëmijë çoftë çfarëdo gjinije po këtë punë e ka në duar krejt dikush tjetër kështu që të dashura motra gëzonju asaj që ju është caktuar vetëm duke u lutur me fëmijë të shëndoshë,e jo të mundohemi të ndërhyjmë aty ku nuk na takon se nganjëherë kur pi i lexoj komentet më duket sikur po kërkojmë një recetë ëmbëlsire,sikurse ne mundemi me vendos se çka po dojmë,jo jo ndërroni mendje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?