Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Peshku te femijet

Te nderuara nena, kam femijen 9 muajsh, sapo ka ver a guxoj ti jap peshk te konzervuar te pergatis nuk di per ate them te konzervuar dhe sa here ne jave duhet ti jap? Flm shume per ndihmen qe jepni.

Linea (12 vite më parë)
Anisa Durres (12 vite më parë)
pershendetje. Ne fakt sa e mbaj mend kemi fol edhe nje her per kete tem. Sa kam lexu un me mire eshte qe te konsumohen peshqit qe jan me te vogel ne kete rast, levreku, merluci, barbuni e kshtu me radh sepse kan me pak merkur. Sa me i madh te jete peshku si puna e peshkun tone, apo peshkaqenet apo kto tjerat jan me me shume merkur dhe me pak te preferuar per femijet nga qe ata han peshqi te tjer dhe merkuri mbledhet me shum te keta lloj peshqi. E mira eshte qe femija te mesohet me nje edukat te mire ushqimore duke perfshi patjeter edhe peshkun ne menyn e tij. Gjithe te mirat
Yllka Kurteshi (12 vite më parë)
Une prej muajit 6 i blej nga hipp qe jone me perime mundesh 1 here ne jave per fillim me vone 2 here nganjeher 1 here qysh dush :)
Vina (12 vite më parë)
Une prej muajit te 6 i kam dhene djalit 2 here ne jave peshk, mjeku me ka rekomandu merluc sepse eshte pa yndyre, gjitha te mirat.
(12 vite më parë)
Fëmijët që konsumojnë peshk janë më të shëndetshëm Nëse doni që truri i fëmijës suaj të zhvillohet sa më mirë, kini kujdes që të përfshini sa më shumë peshk në ushqimin e tij. Specialistë nga çdo kënd i botës, sugjerojnë përdorimin e peshkut nga mosha e vogel për zhvillimin normal të trurit dhe mbrojtjen e zemrës nga sëmundje të mundshme. “Fruta dhe zarzavate” bertasin të gjithë mjekët, por nuk duhen harruar dhe vlerat e larta ushqimore të peshkut. Studimi i fundit i universitetit të Iinoit, tregon se substancat që përmban peshku, ndihmojnë në zhvillimin normal të qelizave të trurit dhe të sistemit nervor të fëmijëve. Gjithashtu ndihmojnë dhe tek shikimi. Omega 3, është lënda që fëmijët e marrin edhe nga qumështi por zakonisht organizmi i tyre nuk e thith dot, prandaj dhe përdorimi i peshkut është mëse i nevojshëm. Mjekët vërtetojne se zakonet tona ushqimore, formohen gjatë pesë viteve te para të jetës sonë, kështu që sa më herët ti mësoni fëmijët tuaj të konsumojnë peshk, aq më shumë mundësi ka që kur të rriten ta konsumojnë 2-3 herë në javë, siç rekomandojnë mjekët. Peshku ideal për fëmijët është Salmoni.Ky peshk ka mish shumë të butë, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për foshnjat e vogla. Përveç kësaj, ndihmon në zhvillimin e kockave pasi përmban Omega 3, vitaminë D dhe oksid Dhokosaeksanoik (DHA) i cili i shtohet zakonisht qumëshit të farmacisë. Nga DHA, përbëhet 50% i trurit të një fëmijë të porsalindur, kështu që mendohuni sa mirë i bën fëmijës tuaj. Edhe pse DHA prodhohet edhe nga mëlçia jonë, mëlçia e një fëmije të vogël e sidomos e një bebeje, nuk është në gjendje të prodhojë sasitë e duhura të kësaj proteine

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?