Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jave e 30+5 , hapje 1,5 cm
Pershendetje nana jom ne javen e 30+5 sot kesh ne vizite dhe me tha qe jom hap 1,5 cm .
Jom bo shume marak ju qe keni pas rast te njejt a ka naj kshill qysh mu ru qe mos mu hap mashum . Ju kisha falenderu shumeee se jom teper nstres
Dona P (1 vite më parë)
Jona Jona (1 vite më parë)
Jona,ne javen e 19 e kam pas qafen e mitres 15 MM,dy jave ne spital nonstop kam marr magnez infuzion 24h pa nderpre kurr me regjim absolut pa levizur kurr, pas dy jave ka rrit ne 18 MM,dhe ne javen e 21 me kane bere cerkllazhe me kane venuar nje si unaze,pas 6 dite ka arrit qafa ne 20mm,tek atehere me kan liru nga spitali. Tani jam ne javen e 34 ende rregjim shtrati pos per nevoja personale jam ngrit.Dhimbje skam pas asnjehere as forcim, por nje kohe kam pas fryrje ne pjesen e eperme te barkut. Tani e kam 25mm qafen e besoj prej javes se ardhshme do lirohem nga regjimi. Ashtu me kan thene pasi edhe lindjen e kam me operacion ne javen e 37. Beso jona shume veshtire me ka ardhe por kam mbajt dicipline 100%, dhe e pabesueshme qe po e qoj shtatzenine deri ne fund perkunder gjitha telashe! Tani cdo 7 dite e kam me ba ctg e cdo gje po shkon ne rregull,forcim barku veq kur beba po bon sallta se eshte shume aktive hahahaha
♥ Jona ♥ (1 vite më parë)
Jona jona, sa ke qene e hapur dhe sa cm e ke qafen e mitres? A ke forcime te barkut?
Jona Jona (1 vite më parë)
Dona pusho dhe nese ke mundsi rri shtrit sa me shume,und prej javes 20 kam me cerkllazhe dhe e haupt,por tani jam ne javen e 34,po shpresoj qe te shkoj deri javen e 37. Te njejtat simptoma i kam pas dhe une lodhe sa qe ne kembe nuk rrija, aspak dhimbje ose ngerqe.. uroj ta kalosh sa me lehte
Dona P (1 vite më parë)
Deshira h. Jo nuk kisha dhimbje vetem qe isha ne vizit qe i boj qdo muj . Preveq njo lodhje te madhe qe e kisha asgje tjeter . Me ka dhon supozitor se rast qe kom dhimbje dhe nje njekcion per mushkri te bebit . Shpresoj ta kaloj inshallah me te mira
Deshira H. (1 vite më parë)
Dona p, a te dha mjeku terapi me nifedipine? Une ne javen e 32 keshtu isha, regjim shtrati dhe u shty lindja deri ne javen e 36. Mos u streso, pusho dhe qetesohu. A kishe dhimbje apo cfare te ndodhi?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?