Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vajza ime 5 javeshe pi pak

Pershendetje,v ajza ime 5 javeshe nuk pi shume, kam degju qe femijet pine nga 15-20 min ne secilin gji, mirepo vajza ime rralle pi keshtu. Ajo pi 5-10 min per cdo ushqyerje dhe kryesisht preferon vetem njerin gji. Deri tani, me peshen ka qene mire, derisa ti bej kontrollin tjeter. Thjeshte habitem sa pak pi. Me thoni cfare mendoni, a keni pasur dhe ju raste te tilla? Evisa

Evisa Evisa (12 vite më parë)
Evisa Evisa (12 vite më parë)
Faleminderit shume, goca ! Ju pershendes
Qershiza Qershiza (12 vite më parë)
PO Evi djali im kur ka qene dy muajsh pine pak e peshoja cdo jave dhe me peshen ishte mire, ndersa kete muaj po shton shume me pak ky muaj eshte brengoses per mua une e pata te pediatri mi dhe ca analiza per ti bere sapo i mora ato dolen mire caktova termin per neser te shohim a do kete zgjedhe per tim bir. Keshtu mos u brengos nese shton 170 gr ne jave eshte ok . Cdo te mire.
Ilda Shyle (12 vite më parë)
Pershendetje Evisa! Edhe vajza ime ne te njejten menyre ka pas pire, shume shpesh dhe nga pak 5-10 min ne cdo ushqyerje. Ne pergjithesi bebat preferojne te pijne vetem nga njeri gji, pasi kur e kthen tek tjetri u duket sikur ja nderpren procesin e pirjes dhe keshtu nuk vazhdojne te pijne me ;), se te njejten gje bente dhe vajza ime, por duhet te kemengulesh qe te mesohet me te dy gjiret qe edhe ti te mos kesh probleme se mos te mbledhin gjiret. Rendesi ka qe vajza edhe pse pi aq pak te ngopet, te shtoje ne peshe ne menyre te regullt dhe te mos kesh probleme me qumeshtin. Sepse vajza ime edhe pasi pinte qante qe do te thote se nuk ngopej dhe nga muaji i 3 u detyrova ti jepja qumesh Formula shtese. Jete te gjate vajza dhe gjithe te mirat!
Lolaa . (12 vite më parë)
Evi qe nga lindja djali im ka pi vetem ne njerin gji pas 1 ore e gjysme ose 2 ne gjirin tjeter, dhe ate 5 ose 10 min ndonjeher, por kam pas shume gji , edhe ne pesh shtojke shume mire, deri ne muajin e 3 i ka shtu nga 2 kg ne muaj, pastaj nisi cdo her e me pak.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?