Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqyerje me program apo sipas kerkeses ?
Nuk po di si ta ushqej vajzen time 5 javeshe, kur e coj me program nje here ne 3 ore, ajo rri e fjetur dhe pi 3-4 min e nuk pi me.
Nese pres kur te me kerkoje ajo vete te pije, koha midis vakteve eshte goxha e gjate, mbi 3-4 ore.
Nuk di si tia bej, a keni pasur dhe ju raste te tilla me femijet tuaj ?
Evisa Evisa (14 vite më parë)
Stela Vlore (14 vite më parë)
kur e ke femijen ne gji ,jepi ushqim kur ajo ta kerkoj.mos ja jep me orar por sa here qe femija do te pije
Anoda , (14 vite më parë)
Ne disa libra kam lexuar se bebi duhet te ushqehet cdo 3 ore,por pediatri me ka keshilluar qe t\'a ushqej bebin sipas kerkes se tij dhe ashtu kam vepruar,ka qene femije shume i urte dhe ka shtuar cdo muaj mbi 1 kg.Shendet
(14 vite më parë)
Nese e ushqen me gji, duhet sipas kerkese (keshtu s epaku kam marre keshillen nga pediatria dhe keshtu kam vepruar)
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
une mendoj se duhet ti vendosh nje far rregulle, dhe kur e ze gjumi preke ose ka mjekra ose ne pjesen nder vesh dhe ashtu do ta perkujtosh qe e pin... vajza ime mashallah edhe pas 6 muajve me pin ne nje lloj orari, dhe dhe prandaj shume rralle me vjell dhe shton normalisht ne peshe.
Nefisa E (14 vite më parë)
Nese nuk te shton ne peshe tamam,atehere jepi dhe ne gjume.Une femijet e mi nuk i kam pasur llupesa por perpiqem qe ti jap me shume.E kam djalin 3 muajsh dhe ka raste kur nuk me ka pire mire,shkoj i jap dhe ne gjume,edhe kur eshte shume pergjumesh ia hap gojen me dore dhe pasi e kap gjoksin,ai pi ashtu pergjumesh.Dhe une here pas here e ngacmoj pak te hunda ose tek veshet dhe ai pin me sy mbyllur.Per mendimin tim programoje 1 here ne 2 ore,ndonjehere zgjoje,nderroji pampersin,perkedhele,ferkoje etj dhe ndonjehere ushqeje ne gjume.Te uroj tia dalesh mban dhe inshaaAllah i shtohet oreksi goces!
Yllka Kurteshi (14 vite më parë)
Nese ne peshe shton mire ske arsye mu brengos edhe une e kam pas kete problem me djalin e dyte ky ka qen shume shume gjymash menjeher flejke shume pak pike por sa ma shpesh jepi kryesorja gjinjet shprazi mu me eshte blloku njeri gji se ky nuk pike mire.
Evisa Evisa (14 vite më parë)
Dje ka fjet shume, e coja une me zor pas 3 oresh e mezi i pinte 3-4 min dhe e zinte gjumi, te jete per te kushedi kur cohet me pi, po edhe kur e zgjoj une nuk fitoj ndonje gje se pi shume pak dhe e ze gjumi prape. Mos ka nevoje per ndonje vitamin per oreks ??
(14 vite më parë)
mos u ben merak edhe un keshtu kam kalu si ti mirpo nese beba esht e uritur ajo vet zgjohet dhe qan e kjo qe flen gjate nuk do te thot asgje.un djalit tim ka ndodh qe nje ore i kam jep ka pi 10 minuta edhe ka fjet deri 4 ore
Evisa Evisa (14 vite më parë)
Po ketu e kam problemin pra se po ta coj prej gjumi, ajo pi shume pak 3-4 min e pastaj e ze gjumi e nuk cohet , e ka gjum te rende. Mos duhet te pres kur te zgjohet vete edhe pse ajo mund te zgjohet pas me shume se 3 oresh ?
Yllka Kurteshi (14 vite më parë)
Jepi qysh done bebja eshte ende e vogel deri muajin e 3 eshte veshtir me pas orar nese e ke ne gji sa ma shpesh cdo 2 ore ose 3 seshte me rendsi e nese e ke me shishe eshte ma kollaj se e din sa ka pi.I uroj bebes jete te gjate dhe te lumtur :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?