Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vezoret policistike

Pershendetje te gjitha nenave une jam e martuar qe 10 vite dhe nuk kam ende femij dhe asnjehere skam mbet shtatzane sepse kam vezoret policistike ju lutem te gjitha grave qe e kan ket problem te me tregojn se a ka mbet ndonje shtatzan dhe qfar terapie keni perdor pres pergjigjet tuaja sepse po ndjehem shum e shqetsuar flm ju pershendes

Pranvera Veliu (14 vite më parë)
Pranvera Veliu (14 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra te gjithave qe me ofroni ndihme sepse me te vertete kisha nevoje per keshillat tuaja, se qe 10 vite neper mjek jam duke humbur kohe, secili per vete keshtu qe jam lodhur shume dhe jam merzit, ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj fat te gjithave.
Sonila Nitaj (14 vite më parë)
Pranverë,une kam PCO njejt sikurse ti une kam perdore gjithqka qe afersisht 4 vite por asgje ska funksionuar,mbas dy vite martese une provova po skisha sukses,shkova te nje dr.ketu ne prishtine dhe me pershkruajti vetem vitamina asgje tjeter dmth disa lloje vitaminash,the pas nje muaji mbeta tash jam dy muaj shtatezene se di si do rrjedhi deri ne fund,po ja qe arrita ate qe desha,nje keshille do ju jap fillo te nje mjek dhe mos i nderro mjeket ngase vetem humb kohe,keshtu bera edhe vete nje here te nje e nje here te nje tjeter derisa vendosa te shkoj vetem te nje dr,uroj te mbetesh sa me shpejte shtatezene.
Mimi M (14 vite më parë)
pershendetje pranvera un personalisht kom pas vezore policistike.Masi jom martu kom shku te gjinokologu per kontroll edhe mka than ki vezore policitike po mos u bon merak sosht diqka qe mun me ndalu shtatzanin as skom perdor terapi as kurgj hiq lidhje me to met than drejten jom ba shum merak edhe masanej kom lexu shum per vezoret policitke n\'internet edhe sa her shkojsha te mjeku e vetsh naj pytje per to deri dikur mtha mos hi n\'internet me lexu se veq t\'hin kry edhe e ki ma keq per veti edhe e kom lan ma ndor t\'zotit skom lexu jom ba kishe skom kurgj kom provu me mbet shtatzan mas nja 6-7 muje perafersisht kom mbet shtatzane e kom kalu shum mir qeshtu qe shtatzanin tash kom lind vajz osht shum mir edhe kjo edhe un kshtu qe ti mos u bo hiq marak mbeshtetu te zoti edhe hiq mos e mendo at pun.inshalla sa ma shpejt jet shtatzan e tgezon zoti me ni fmi tshnosh.
(14 vite më parë)
Pershendetje Pranvera une nuk kam njohuri rreth vezoreve P. Por e gjeta nje artikull ne google te deshiroj nga zemra shtatzani sa ma te shpejt. Autori i Lajmit: red. PCOS, sindromi i vezoreve policistike përfshijnë një varg simptomash, fillimisht me një ndryshim të ndërtimit të vezoreve të cilat gjatë vizirës ultrasonografike japin një ndërtim karakteristik, madhësia e të cilëve ndryshon nga madhësia normale e deri në shumë të rritur. Nën kapsulën e vezoreve shfaqën një varg folikulash të vogla, që i japin një pamjen e qafores me rruaza me madhësi maksimale deri në 7-8mm. Ky sindrom është përshkruar në vitin 1905, nga ana e Stein-it dhe Leventhal-it si një grumbull simptomash: amenore (mungesë e menstruacioneve), shtim i peshës- majmëri dhe vezore polikistike. PCOS sindromi i vezoreve policistike shfaqet në rreth 3% të adoleshenteve dhe femrave të rritura. Mund të paraqitet që nga menstruacioni i parë. Shpesh e diagnostifikojnë te femrat e reja, fillimisht për shkak të cikleve menstruale të parregullta gjatë pubertetit. Paraqet shkakun më të shpeshtë të hiperandrogjenemisë (shtim i nivelit të hormoneve seksuale mashkullore – androgjeneve), në moshën para pubertetit. Niveli i ngritur i testosteronit vepron në gjëndrat dhjamore duke shkaktuar shfaqjen e seboresë (krunde në flokë) puçrrave-akne sidomos në fytyrë. Testosteroni, me veprimin në folikulin e qimeve, nxit shfaqjen e qimeve (hiruzitizëm) të tipit mashkullor, ndërsa qimet e kokës hollohen – dobësohen dhe fillojnë e bien duke imituar rënie të flokut të tipit mashkullor - tullac mashkullor. Trajtimi endokrinologjik Ndryshe nga më parë, në klasifikimet e më pasëshme, ndryshimet morfologjike në vezore nuk luanin më rol vendimtar dhe sot problemi përqendrohet në trajtimin endokrinologjik të pacientes. Crregullimet karakterizohen fillimisht me një disbalans të lehtë, më vonë, me një prishje të statusit hormonal të shoqëruar me shtim të nivelit të hormoneve seksuale mashkullore- testosteronit dhe androstendionit ( hyperandrogenaemia ), si dhe ndryshimin e funksionit të hipofizës. Jo rrallë në këtë problem merr pjesë edhe gjendra tiroide, (shfaqet zvogëlim i funksionit të gjendrës tiroide, ngritje e nivelit të prolaktinës), pankreasi, shoqërohet me çrregullim në prodhimin e insulinës si dhe gjendra mbi veshkore. Fillimi i hershëm i çrregullimeve hormonale dhe metabolike, si dhe një qëndrimi pasiv ndaj mjekimit të sindromit të vezoreve policistike, çon në një mori rreziqesh për shëndetin e gruas si: gjakderdhje të parregullta nga mitra, shfaqja e dështimeve spontane 2-3 herë më shpesh, anemia, niveli i rritur i triglicerideve dhe kolesterolit në gjak. Në rreth 40% të rasteve të pacienteve me sindromin e vezoreve policistike shoqërohet me rrezik të shfaqjes së hipertensionit arterial. Pjesëmarrja e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular është shtatë herë më e shpeshtë, ndërsa rreziku i shfaqjes së sëmundjes së sheqerit shtohet për 16%. Kanceri i shtresës së brendshme të mitrës – endometrit për shkak të anovulacioneve kronike dhe shtimit konstant të nivelit të estrogjeneve është dy- tri herë më i shpeshtë. Metoda kryesore në diagnostikimin e sindromit të vezoreve policistike është diagnostika ultrasonografike transvaginale. Gjatë kësaj vizite vlerësohet madhësia e vezoreve (1- 3 herë më të rritur se madhësia normale e vezoreve), madhësia e stromës (pjesa e brendshme e vezoreve) e cila prodhon hormone është 2-3 ose më shumë herë më e trashur, ndërsa ndërtimi i kësaj pjese është i mbushur me folikule të vogëla (duken si stoli - qafore me rruza) dhe ky ndërtim vezoreve u jep pamje mikrocistike. Në këto raste, edhe pse përdoret shprehja vezore policistike, nuk bëhet fjalë për ciste tumorale, por për folikule të cilat zhvillohen deri në një stad të caktuar po jo deri në ovulacion, për shkak se çrregullimi hormonal këtë nuk ua mundëson. Së bashku me vizitën ultrasonografike për diagnozën e sindromit të vezoreve policistike shfrytëzohen edhe një varg analizash, si matja e fluksit të gjakut në vezore (color Doppler), përcaktimi i nivelit të hormoneve por edhe analiza e metabolizmit, testi i mbingarkesës me sheqer (OGTT), niveli i insulinës, matet sasia dhe shpërndarja e indit dhjamor dhe analiza të tjera, në vartësi prej simptomave që dominojnë. Cistet e pamjekuara rritin kolesterolin dhe rrezikojnë për shterpësi Problemi kryesor te gratë me sindromin e vezoreve policistike është majmëria – shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5%, mundet që sërish të rivendosë funksionin e vezoreve gjegjësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pak probleme me rritje të kolesterolit, lipideve dhe insulinës. Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese. Në kuadër të mjekimit të sterilitetit – shterpësisë, problemi kryesor janë ciklet anovulatore. Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar. Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromin e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e çrregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve - amenoreja, e cila mund të mjekohet me dhënien e terapisë me gestagjene ose kontraceptivë oralë dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet me dhënien e barnave antiandrogjenik. Për këtë qëllim në rend të parë aplikohet bari ciproteronacetat ose ( Diane 3 5; Androcur) , i cili përshkruhet në bazë të skemave të caktuara gjegjësisht skema e kundërt e Kauffmann-it ose skema sipas Hammerstein-it, pos këtyre barnave edhe pse me një përqindje më të vogël të inhibimit të receptorëve androgjenik, mund të përdorët klormadinonacetati ( Belara, Neo-Eunomin) dhe dienogest ( Valette). Nëse shfaqën probleme të theksuara metabolike si rezistenca periferike në insulinë dhe hiperinsulinemia që edhe është shkak i problemit me kolesterol dhe lipide si dhe një varg problemesh të tjera metabolike dhe endokrinologjike që së bashku çojnë drejt shfaqjes së sëmundjes së sheqerit e cila haset në rreth 80 – 90% të rasteve me sindromin e vezoreve polikistike të pamjekuara, përdoret metoformina (Glucophage). Sindromi i vezoreve policistike mund të trajtohet edhe me rrugë kirurgjike (laparoskopi ose laparotomi), e njohur si resekcioni i vezoreve në formë pyke, qëllimi kryesor i së cilës është të zvogëlohet vëllimi i vezoreve të rritur dhe në këtë mënyrë edhe uljen e prodhimit të shtuar të hormoneve seksuale mashkullore. Mundësitë alternative të mjekimit Meqenëse shkaqet më të shpeshta të mungesës së ovulacionit dhe amenorresë e kanë burimin nga hipotalamusi, atëherë në rend të parë duhet insistuar në zgjidhjen e problemeve të stresit. Streset çojnë në çrregullimin e ciklit menstrual, mungesën e ovulacionit ose humbjen e menstruacioneve dhe shfaqjen e sindromit të vezoreve policistike. Për këtë qëllim nuk duhet reaguar me vrull emocional në ndodhitë që mund t ju paraqiten gjatë jetës, ndërsa veprim të mirë ka psikoterapia. Në terapinë alternative të mjekimit të sindromit të vezoreve policistike ka edhe terapia me dritë dhe qëndrimi në tërë spektrin e dritës dy orë çdo natë dhe çdo mëngjes. Duhet të kalohet më shumë kohë në dritën e natyrës, ndërsa propozimi është së paku 3 ditë brenda muajit të flini me drita të ndezura. Përdorimi i kremit natyral 2% të progesteronit ( ProGest, Bio Balance, FemGest, Serenity), në sasi nga gjysmë luge çaji, për lyerjen e lëkurës dy herë në ditë nga dita e 14-të deri në ditën e 28-të të ciklit, bëjnë neutralizimin e dominimit të efektit të estrogjeneve dhe ndihmojnë në rivendosjen e ciklit të rregullt menstrual, te ciklet e parregullta. Ushqimi i shëndetshëm me drithëra të pa përpunuar (kokrra e tërë), ndihmon në normalizimin e peshës trupore dhe ul nivelin e androgjeneve. Simptomat - Anovulacion kronik, me gjakderdhje të çrregullta - Mungesë e ovulacionit me muaj ose fare pa ovulacion - Shtim i pilozitetit me shfaqje të pilozitetit të tipit femëror - Akne, shtim i rënies së flokut, për shkak të shtimit të nivelit të testosteronit - Sterilitet - Majmëri- shtim i peshës
(14 vite më parë)
un skam pas te them te drejten por mundohu e dashur bej kontrolla kerkoh sa me shum ndihm nga mjeksia uroj te mbetesh sa me shpejt ishalla more zot te fal zoti nje femij te shendetshem po lutem me shpirt per ty dhe per vete
Majlinda.m (14 vite më parë)
Pershendetje Pranvera, me vjen keq qe deri me tani nuk keni femije mirpo mos u zhgenje sepse Zoti te gezon atehere kur ti se pret, edhe une kam pas probleme me ciste rreth 6cm ka qene e madhe, me kane thene me operacion me i largu mirpo nuk kam bere nderhyrje, kam mbet shtatzene edhe me ciste edeh gjate shtatzanise kam kaluar shume mire dhe kam linde pa problem, te kisha preferu me pi qaj te lulave (brusinica ose ne shqip borovnice e kuqe), ky qaj eshte enkas per cistet andaj mos perdore shume barna apo mos bej ndonje nderhyrje sepse te kushton shume ndoshta edhe me hjekjen e vezores, inshallah te gezon Zoti sa me shpejte me nje bebush, nese ke ndonje pyetje prap te pergjigjem.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?