Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kist 3 cm, jam e merzitur!

Para kater ditesh shkova ne urgjence me dhimbje te madha barku, ne fillim mendova se mos ishte apandesit por sapo bera ekon doli nje kist prej 3 cm, u dallonte me sy te lire dhe madje u tremba kur e pashe. Ishte kjo arsyeja e dhimbjes se barkut. Ka pasur ndonjera nga ju kist ne kete permase dhe a mjekohet? Mund te kem une shanse per shtatzani? Ju lutem me ndihmoni ndihem keq!

(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Keshtu me tha dhe doktorri qe nuk ka rrezik, ju falenderoj per ndihmen qe me dhate me qetesuat paska, ju perqafoj
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
me nder qofshe
(12 vite më parë)
Faleminderit shumë, duke e lexuar jam.
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
per ty nita dhe per nenat qe duan te dine...ne google ke shume informacione
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale paraqitin pak ose aspak diskomfort (jo rehati) dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj. Simptomat Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë : - Çrregullime menstruale - Dhimbje Pelvike - një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë. - Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të. - Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale - Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët - Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë. - Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut - Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj . Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore? - Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta - Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella - Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht. Shkaqet Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale. Kistet funksionalë Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme kistike që quhet folikul . Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një ovocit (qelizë veze ) Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular që mund të jete në dy tipe : - Kist follikular ndodh kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon dhe rritet duke u kthyer në kist. - Corpus luteum cyst. Kur folikuli e çliron vezën dhe folikuli i çarë nis të prodhojë sasi të madhe estrogjeni dhe progesteronin duke u përgatitur për konceptimin , duke u shndërruar në korpus luteum. Por ndonjëherë çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda foluklit duke e shndërruar në kist. Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rrallë japin dhimbje dhe mund të zhduken pa mjekim brenda 2apo 3 ciklesh menstrual. Të tjerë kiste jo te lidhur me funksionin normal menstrual - Kistet Dermoid: Këto Kiste mund të përmbajnë flok, lëkurë apo dhemb rralle janë kanceroz Cystadenomas. Këto Kiste marrin origjinën nga indi vezorial dhe mund të jenë të mbushur me likid ujor ose mukinoz. - Endometriomas. Zhvillohen si rezultat i endometriozes, gjatë së cilës qeliza endomtriale vendosën jashtë mitrës. Këto mund të ngjiten në vezore dhe të japin rritje (torsion). Komplikacionet - Torsioni i vezores: Kistet dermoid dhe kistadenomat mund të zmadhohen dhe të ndryshojnë vendndodhjen e tyre të zakonshme çka do të çoj në dhimbje apo përdredhje të vezorës. - Ruptura: Kisti që çahet mund të japi dhimbje të forte dhe hemorragji të brendshme. - Kistet pas menopauzes mund të pësojnë shndërrim kanceroz çka kërkon ndjekje të rregullt. Testet dhe diagnoza Prania e një kisti mund të shihet gjatë ekzaminimit pelqvik. Nëse dyshohet prania e tij atëherë bëhen teste të tjera për të përcaktuar tipin dhe nevojën për trajtim. Të rëndësishme për mjekun janë të dhënat si : - Madhësia - Përbërja: është i mbushur me likid, përmbajtje të fortë apo e përzierje. - Prania e ndarëseve apo septumeve të brendshëm - Qarkullimin i gjakut përreth apo në brendësi Për të përcaktuar tipin e kistit nevojiten këto procedura : - Testi i shtatzënisë: Një test pozitiv tregon që kisti është korpus luteum i cili zhvillohet pasi çahet folikuli dhe çliron vezën. - Ekografi pelvike. Kjo është një procedure e padhembshme me anë të një sonde që dërgon dhe merr vale sonike me frekuencë të lartë duke dhëne imazhin ne ekran. Kjo mund të bëhet me sonde transabdominale ose tranvaginale: Nëpërmjet ekografisë përcaktohet prania e kistit, madhësia, përbërja dhe vendndodhja. Me interes paraqitet përdorimi i ekografise 3D & 4D me saktësinë që japin në dhënien e diagnozës. Rezonanca magnetike: ndihmon në saktësimin e diagnozës - Laparoscopi. Është ndërhyrje miniinvazive nëpërmjet përdorimit të tre apo 4 sondave bën evidentimin e kistit si dhe heqjen e tij me rrugën më të sigurt dhe me më pak komplikacione. - Dozimi i CA 125 që është një proteinë e cila rritet zakonisht në gratë me kancer të vezores, por mund të gjendet në vlera mbinormale në gjendje jo knaceroze si endomtrioza, fibromiomat apo sëmundje inflamatore pelvike. Në varësi të përbërjes së tumorit mund të përdoren dhe markues të tjerë sikur CA-72-4, CA-19-9 dhe CEA . Trajtimi Trajtimi varet nga mosha , tipi, përmasat e Kistit dhe sipmtomat shoqëruese të tij: - Pritja e kujdesshme, në shumë raste mund të pritet dhe të rishihet Kisti pas disa muaj nëse është i pranishëm apo jo, nëse nuk ka simptoma dhe në ekografi shihet një Kist i vogël me likuid. - Përdorimi i kontraceptiveve oral për të ulur shancin që kiste të rinj të zhvillohen në ciklet menstrual pasardhës, duke ulur shume dhe shanset për kancer të vezores Ndërhyrjet kirurgjikale : Nëse kisti është i madh, nëse persiston (qëndron) mbi 3 cikle dhe nëse japin dhimbje apo simptoma të tjera. Një pjesë e Kisteve mund të hiqen pa hequr vezoren dhe procedura quehet cistectomy. Në disa raste mund të hiqet bashke me kistin edhe vezorja dhe procedura quhet oforectomy. Ndërhyrja mund të behet me rruge abdominale, të hapur apo me laparoskopi ose me rruge transvaginale. Por nëse masa kistike është kanceroze mund të nevojitet heqja e mitrës së bashku me vezoret. Parandalimi Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve pelvike të rregullta si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike.
(12 vite më parë)
Mund të më tregon këto kist qka jan dhe ku formohen?
Delisia Delis (12 vite më parë)
Elina mos u merzit se si thote Dita mund te shperthejne vete, prit kur te vijne menstruacionet dhe pas bej ekos serisht mund te shperthejne vete, pastaj me pak mjekime nuk besoj te kete probleme. Te shkuara sa me shpejte me nje bebe
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
elina une ne moshen 15 vjeqe gjate nje operimi e kan verejt cistin me permasa te medha dhe me thane qe e ke prej motii ...e me thane zorr me mbet shtatzane dhe isha e rre femijet shum i kam dasht u merzita...dikur thash cfat te ndodh le te ndodh..dhe tash djalin e kam 15 muajsh..kshtu qe mos u shqetso per cistin se sherohet...mu me ka shperthy vet pa mjekime shpresoj edhe ti te sherohesh klm
Noel Hado (12 vite më parë)
e dashur une e kam kistin me permasa akoma me te medha,me kane thene duhet ta heq permes laparoskopise.Une deri tani skam patur dhimbje barku,edhe pse kisti ka dy muaj qe e kam zbuluar.Varet nga lloji i kistit,une pres ta heq mendrehyrje se me ilace nuk largohet e imja.Sa per shtatzani njoh shume qe kane patur femije edhe pse me kiste.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?