Pershendetje nena, une jam ne javen e 5-te te shtatzanise, dje kam pas pakes gjakderdhje, mirepo para 1 jave e kam bere ultrazerin e pare, tas disa mjek me thojne qe duhet prape me bo ultraza me pa pse kam pas gjakderdhje disa me thojne jo... a mundeni me me ndihmu me ndonje pervoje te juajen apo sygjerim? Faleminderit.
ah se harrova une nga java e gjashte e kam perdor utrogestanin deri ne muajin e trete pa ndalim...nuk me ka dhene pasoja..dhe bebja shyqyr zotit ka lind e shendetshme
pershendetje njomza..une nje jave pas ultrazerit te pare kam pas gjakderdhje. kam shkuar tek gjinekologu i cili me beri nje ultraze tjeter per te pare nese zemra e bebit rrihte normal. me pas me rekomandoi qe dy jave te rrija shtrire me te shumeten e kohes dhe me tha qe absolutisht mos me kry mardhenie intime.
kam pas shumee pak disa pak edhe ma shume ka qene si ngjyre kafe... gjithesesi qe do te shkoj po une insistojsha me bo ultraza mirepo mjeku me tha jo s eheret vetem perdor utrogestan.. tash do gte shkoj te nje mjek tjeter per kontroll.. faleminderit shume te gjithave..
Njomza shko te gjinekologu edhe bej regjim shtrati, nese ke pas njolla disa gjak te paster disa njolla ngjyre kafe mua me ka ndodhe mirepo un tre muaj regjim shtrati kmam ba dhe kam linde para tre muaj e gjysem kam marre mjekim injeksione, nuk guxom mbi 1 kg me bajt, as larte as poshte nuk guxon ba ba pune p.sh vendosa e perdeve, pastrimi i tepiheve poshte etj.
Njomza a ka qene gjak apo vetem sekrecion i kafte? Nese gjak duhet urgjent me shku ne kontrolle, uroj te mos jete, mirepo mund edhe te jete qe nuk eshte zhvilluar embrioni, keshtu qe per te miren tende dhe te bebit duhet te shkosh, edhe nese nuk eshte zhvilluar, mos u merakos, pas tre muajsh mund te nisesh tjetrin. Uroj qe te jete gjithcka ne rregull
Gjithqysh shko ne kontroll ishalla beben e ke mire.Me duhet me te thone une ne javen e 6 kam pas gjakderdhje dhe e kam humb beben :(( Uroj qe gjithqka te jete mire :)
Edhe une kom pas gjakderdhje bash ne javen e 5,,,duhesh me shku me ba ultraze patjeter Njomza...duhesh me dite pse e ki at gjakderdhje edhe Zot runa mos asht damtu beba najsen,,,une jom pas shtru ne spital kom nejt tri net mos gabofsha.
Pershendetje nena, une jam ne javen e 5-te te shtatzanise, dje kam pas pakes gjakderdhje, mirepo para 1 jave e kam bere ultrazerin e pare, tas disa mjek me thojne qe duhet prape me bo ultraza me pa pse kam pas gjakderdhje disa me thojne jo... a mundeni me me ndihmu me ndonje pervoje te juajen apo sygjerim? Faleminderit.