Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur flasin femijet?

Pershendetje, une kam nje djale 15 muaj dhe flet shume pak. Cdo gje e kerkon me gisht, reagon sh mire por formulon shume pak fjale, vetem mama dhe baba, dhe belbezon. Eshte femija im i pare dhe nuk kam eksperience me femijet, do doja qe te me tregonit si kane reaguar femijet tuaj ne kete moshe dhe kur kan filluar te flasin? Faleminderit, ju uroj nje dite te kendshme.

Lorida Kena (12 vite më parë)
Liza Z (12 vite më parë)
Lorida eshte akoma heret dhe djemt zakonisht flasin me vone une kam vajzen e cila eshte vetem dy jave me e madhe se djali i motres,kjo filloi te fliste shume e vogel akoma nuk ecte e fliste shume fjale kurse djali i motres asnje fjale dhe sa here qe shkoja te motra ajo brengosej shume thoshte shihe ky asnje fjale e vajza jote si me kan e madhe,po kur i mbushi ai diku 18 muaj filloj te fliste shume shpejt krejt fjalet pernjejere,keshtuqe mos u be merak se eshte akoma i vogel foli sa me shume,lexoj ndonje liber se dikur ke mu mundu me ndal e ske me mujt hahahah,te pershendes
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Nuk besoj se eshte shqetsuese,vajza ime 15 muajshe flet pak fjale por nuk behem merak se eshte ende heret per ta derguar te logopedi.Mjafton qe ka filluar te formuloj ato pak fjale dhe me kalimin e kohes formulon me shum.
Meri H. (12 vite më parë)
Lorida pajtohna me Louisen, asht hala heret per me u ba marak, djali jem i ka mbush 13 muj, fjalt qe i din jan ama, tita, nana, babi, po mu sme doket qe e din edhe shume mire se qka asht tu than , veq i ka msu prej meje qashtu,,
Lorida Kena (12 vite më parë)
Faleminderit per komentet tuaja. Dhe djali im ka filluar te belbezoj heret po aq, nuk ka shkuar me tej se belbezimit. E pyesim per sendet se ku jane i tregon me gisht ka mesuar dhe pjese te trupit te vet dhe na i tregon me gisht. Une kam pare nje vajze qe tani eshte 10 vjec dhe nuk flet, degjon, kupton sh mire, nuk eshte me vonesa mendore, por ama nuk thote asnje fjale vetem belbezon si femij 1vit. Kur e kam pare ate me hypi frika dhe per djalin tim dhe do doja te dija se si mund ta dalloj dhe a duhet te shqetesohem per nje situate te tille. Dikush me ka then qe djemt flasin vone, dhe thone fjale te plota rreth moshes 2 vjec, dikush tjeter thote me heret, Gjithsesi une ju falenderoj per komentet tuaja, jam e re ne kete portal uroj qe komunikimi jone te jete e ne vazhdimesi...KLM
Anoda , (12 vite më parë)
Lorida djali im prej 9 muajsh e di kuptimin e fjaleve mama dhe baba,dita,nata,ama,me shume jo,tani i ben 1 vit,por une gjithe kohen ja them 1 fjale p.sh ditaa ditaa ditaa ditta,hajt tash edhe ti ai fillon me ta,pastaj une prap dita e keshtu,dikur ita e tani dita,mos u brengos se nuk eshte asgje dikush me heret e dikush me vone.shendet
(12 vite më parë)
Spo dij qka me te than po une te kisha than me qute mjeku me kqry se mos e ka guhen e kaptt...e nese eka sherohet lete sa eshte ma i vogel e ka ma lete...por nese se ka hale po me duket i vogle..po qoje te mjekuu se un njo shum fmij qishtu se sun kan fol e si kan qu prid te mjeku kur i ka bo pes vejte e ka kuptuu se e ka gojne e ngjittt..por mos harro se ka mudnesi me pas ehde prej msyshitt masi esht efmija i par ju luni me ta.Por un te kisha than qe nese din diqka nga Kurani kendoj afer veshitt dhe fry pak ujit edhe laja syttt..nese e ka prej msyshit sherohet me lexhin e disa ajeteve te kuranit nes nuk din asgje.po ti rekomadoj: Kul hu vallahun ehad........... Kul eudhu bi rabin felek...... Kul eudhu bi rabin nas..kendoja nga tri her dhe po ashtu nese e din tesptidoven kendoje shtat her..Tespi dova ose ajetul kursija,,,nese nuk mundesh vete ateher thuj dikuj eq din me i than ketoo.te pershendes.
(12 vite më parë)
disa femije me 9-10 muaj therrasin duke e ditur kuptimin mama dhe baba, mirepo te diisa te tjere, e vecanerisht te djemt, keto 2 fjale fillojne me 15-20 muaj. keshtu qe mos u bej merak, sepse djemt gjithmone flasin me vone. kur te ben ai me gisht, ti duhet te flasesh me te, po e kerkon goten? ja ku e ke goten. po e kerkon topin? ja ku e ke topin, e keshtu per cdo gje. lexoj sa me shume, fol me te ne gjuhen e te rriturve. gjith te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?