Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth peshes

Pershendetje nena! Jam e interesuar per ndonje lloj diete te shendetshme per tu dobesuar rreth 8 kg , sepse ndihem shume keq me kete pamje qe kam tani per me teper qe po afron dhe plazhi. Une femijen e kam nje vjec dhe e ushqej ende me qumesht gjiri, por pas lindjes nuk kam mundur te bie asnje kg. Ju lutem me thoni sugjerimet tuaja, se jam shume e stresuar as burrit nuk i pelqej me me kete pamje.

Rona xxl (12 vite më parë)
Nefisa E (12 vite më parë)
Ju e dini edhe porosinë e përhershme: Ushqimin ndajeni në copa sa më të vogla sepse kjo do t\'ju ndihmojë që të hani më pak dhe të ngopeni më shpejt. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përmbahesh, sidomos kur ke përpara pjatën që të pëlqen më shumë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sa më e fortë të jetë aroma e ushqimit, automatikisht personi që po e konsumon është i predispozuar që të ndajë ushqimin me copa më të vogla. Duke bërë një eksperiment me puding me vanilje, ekspertët vunë re se pudingun që kishte aromë më të fortë, bënte që njerëzit që e konsumonin ta shijonin me copa më të vogla se ata që provuan pudingun me aromë më të lehtë. \"Studimi ynë tregon se duke manipuluar me aromën e një ushqimi, mund të reduktohet 5 deri në 10 përqind përmasa e një copë që futet në gojë. Për rrjedhojë ndjenja e ngopjes arrihet më shpejt dhe gradualisht sasia e ushqimit në vakt reduktohet duke sjellë edhe ulje në peshë\", tha ekspertja De Wijk.
Nefisa E (12 vite më parë)
Aroma e ushqimit mund të na ndihmojë që të humbasim në peshë. Një grup studiuesish holandezë,propozon nje zgjidhje origjinale: Kush dëshiron të humbasë në peshë mjafton të luajë më intensitetin e aromës së ushqimit. Kështu përpara se të përtypni një ushqim që ju pëlqen shumë duhet t\'i merrni erë më parë.
Nefisa E (12 vite më parë)
5. Uji ndihmon për të tonifikuar muskujt: përqendrimi i ujit është më i ulët në yndyrë se sa zonat e muskujve. 6. Uji është i nevojshëm për tretjen. Sistemi i tretjes ka nevojë për shumë ujë në një ditë, ndryshe rreziku është të ndjeheni të lodhur dhe të fryrë. 7. Uji ndihmon mëlçinë dhe metabolizmin e yndyrës, një proces thelbësor në qoftë se ju dëshironi të humbni peshë. 8. Një sasi e duhur e ujit shkakton largim edhe të celulitit. 9. Ujit e bën lëkurën tuaj më rrezatuese dhe të përkulshme. 10. Uji pakëson toksina, të cilat grumbullohen në indin yndyror. Pra një rritje e toksinave në gjak dhe një konsum i reduktuar i ujit mund të shkaktojë një shtim në peshë
Nefisa E (12 vite më parë)
2. Uji ndihmon për të reduktuar kolesterolin dhe pastaj ju ndihmon të humbni peshë të shpejtë. 3. Preferoni ujë në vend të alkoolit, lëngje frutash ose pije të buta që mund të pastrojnë trupin, dhe kjo mund të jetë e dobishme për humbje peshe. 4. Shumë ushqime përmbajnë ujë, madje edhe deri në 80% si frutat dhe perimet, dhe kjo bën që njerëzit të ngatërrojnë urinë me nevojën për të pirë dhe për të futur ujë në trup. Kështu që ju duhet të pini kur ju filloni të ndjeni një qetësi të caktuar.
Nefisa E (12 vite më parë)
Gjeta keto informacione : Humbja e peshës është aq e lehtë,sa edhe të pish një gotë me ujë.Në kuptimin tekstual, uji i pijshëm ju ndihmon të humbni në peshë. Në të gjitha dietat,ekziston një dozë e mirë e përditshme e ujit: 2 litra në ditë. 1. Së pari, pi disa gota uji para se të hani dhe do keni një ndjenjë të ngopjes, sepse uji në stomakun ul oreksin.
Stela Vlore (12 vite më parë)
mengjes ha bollshem,ha fruta por jo shum,nga pak,sallatra,te zjera dhe mundesisht dark kos.nese ske kohe apo nerva te besh vrap sepse edhe femija ka nevojat e tij,bej ushtrime ne shtepi.bej ushtrime te kembes ,barkut etj.me pak mundim do ia arrish qellimit.
Luana . (12 vite më parë)
po rona mbaj ngapak diet -ha me pak ..sallata ha me shum , dil vrapo nese smundesh me vrapu ec shpejt qdo dit bonja vetit orar, uj pi sa me shum dy litra ndite..pi qaj te gjelbert ee spo di tjeter shpresoj te tkem ndihmuar sado pakkk kalo mir

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?